Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 30 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Pertej gjithesise se vrojtueshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5470)

Postuar nga lost_soul datė 24 Gusht 2006 - 02:13:

dy ceshtje per t'u diskutuar shoh une.

1. a mund te hidhet poshte ajo qe thote dekarti dhe
2. a mund te hidhet poshte ajo qe thote italiani.

nuk behet fjale per te vertetuar keto dy hipoteza (te pavarura nga njera-tjetra), gje qe sidoqofte eshte e pamundur, por a mund te hidhen poshte,... pesha e vertetimit bie mbi ata qe pozitivisht thone "jo s'ka mundesi".. ai qe mban qendrim agnostik (si puna ime) e ka me te lehte ne kete mes... thjesht analizon argumentet e te tjereve..
nqs s'mund te hidhen poshte, nqs ngelet qofte edhe nje fije dyshimi atehere ato mund te jene edhe te verteta...

nja dy komente per keto hipoteza.. (hedhja poshte e te cilave <komenteve> nuk siguron mohimin e tyre <hipotezave> )

e para ka lidhje me iluzionin. sic e thote dhe green mamba, iluzioni nuk eshte dicka qe shtremberohet, por trillohet nga mendja. (miopia s'eshte iluzion psh). iluzion kemi atehere kur dikush ndershmerisht thote qe dje takova jezu krishtin, apo dola per gjah me gjyshin e vdekur.. ose ndonje rast tjeter..
iluzioni ne fakt mendim eshte ne fund te fundit, dhe duhet te kete nje mbeshtetje (sic ka thene kontinenti me lart), por kjo ne fakt te ben dekartian... ai (dekarti) thote qe mendimet (perfshi edhe iluzionet) garantojne self-in. per asgje tjeter s'jam i sigurte thote ai... pikerisht se askush s'me garanton qe s'jam iluziv.. fundi i fundit askush s'e njeh boten reale, ne njohim vetem ate qe perceptojme... perceptimi eshte nje barriere qe s'e kalojme dot.. eshte kufiri i njeriut...

per te dyten (akoma me e cuditshme kjo)... ka nje proces vazhdueshmerie qe te ben te humbesh sigurine, ka nje proces limit, tamam si ato limitet qe kemi pas bere ne shkolle.. per cdo cast qe mund ta fiksosh mendimin, ekziston nje cast me tutje ne te cilin "krijimi" ka ndodhur... ne s'e kemi dot aftesine te dallojme historine nga realiteti, duke qene se historia na eshte injektuar ne tru... tani une padrejtesisht po perdor formen "na eshte injektuar" (e perkryer e perparme - ja futa kot ) por ky mund te jete nje kufizim i gjuhes per te pershkruar kete fenomen..
konstrukti "per cdo.. ekziston.." (per cdo hap, ekziston nje hap me tutje) me jep "te drejten" te mendoj qe ndoshta historia divergjon ne nje kohe pafundesisht te ardhme.. duke i lene nje kohe pambarimisht te vogel realitetit...

tani.. e di qe nje shoku im do te me thonte qe me keto qe ke thene je treguar nje sofist i klasit te pare, megjithate.....

Postuar nga kontinenti datė 24 Gusht 2006 - 06:52:

e para ka lidhje me iluzionin. sic e thote dhe green mamba, iluzioni nuk eshte dicka qe shtremberohet, por trillohet nga mendja. (miopia s'eshte iluzion psh). iluzion kemi atehere kur dikush ndershmerisht thote qe dje takova jezu krishtin, apo dola per gjah me gjyshin e vdekur.. ose ndonje rast tjeter..

Po kapem nje here tek keto rrjeshta Lost_Soul.

Si takimi me Jezu Krishtin, si dhe dalja per gjah me gjyshin, qe te dyja kane mbeshtetje.
Kur Mamba thote, se trillohet nga mendja, perseri kemi mbeshtetje.
Pra ne te gjitha rastet kemi mbeshtetjen.
E para punes, trillimi nuk eshte gje tjeter vetem nje bashkim arbitrar i realitet ne trurin tend. (te individit)
Ku i merr faktet trillimi te cilat i bashkon ne tru?
Kjo do te thote se ''trillimi'' diku i kopjoi.

ka nje proces vazhdueshmerie qe te ben te humbesh sigurine, ka nje proces limit, tamam si ato limitet qe kemi pas bere ne shkolle.. per cdo cast qe mund ta fiksosh mendimin, ekziston nje cast me tutje ne te cilin "krijimi" ka ndodhur

Kjo po. Eshte me se e vertete.

konstrukti "per cdo.. ekziston.." (per cdo hap, ekziston nje hap me tutje) me jep "te drejten" te mendoj qe ndoshta historia divergjon ne nje kohe pafundesisht te ardhme.. duke i lene nje kohe pambarimisht te vogel realitetit...

Parimisht eshte e vertete e gjithe thenia, por desha te shtoj se nga ana teknike, ndoshta vlen per te deshiruar.
Cfar duhet te kuptojme ketu me fjalen ''histori'' ?
Kemi perballe konceptin ''Pertej Gjithesise se vrojtueshme'' e cila as qe e njeh konceptin ''histori''
Qe te mos dalim nga tema, mendoj se vete keto fjale qe kane ndertuar qellimin e temes, jane te pa sakta. Jane komplet absurde dhe pa kuptim.
Pergjigjia e sakte sipas meje eshte; Pertej Gjithesise se vrojtueshme nuk jemi te afte te vrojtojme. Nuk dime. Stop!

Postuar nga Green_Mamba datė 24 Gusht 2006 - 15:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Nje sek. se nuk po te kuptoj mire.
Perderisa pranon interpretimin e mire, aty hyn dhe forma dhe koncepti.

Nejse...ore mos dolem nga tema, sepse jemi tek fizika ketu.

per muka ka nje dallim esencial. Se pari te interpretosh mire nuk do te thote se eshte forma e drejte.
Une ve re nje ndarje te madhe. E verteta eshte se nuk e zoterojme arsyetimin por vetem mund ta perdorim ate drejte ose jo.

Ne interpretimin Sokratik do te ishte: ti e ke mire...por mos valle eshte me mire keshtu??
Zhvillim te mbare te temes

Postuar nga lost_soul datė 25 Gusht 2006 - 01:24:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Kjo do te thote se ''trillimi'' diku i kopjoi.

s'kemi per t'ia gjet fundin, ashtu sic nuk ia kane gjetur burra me te mire se ne.. megjithate.. kush te garanton qe "diku" qenka ekzistenca reale? nuk ka mundesi qe trillimi te kopjoje trillim tjeter?? ose, pse duhet te jete patjeter kopje njehere?... keshtu mund te na jete krijuar trillimi.. me disa entitete dhe ngjarje qe ne po i quajme gjyshi, jezu krishti etj..

qe te kthehem ne teme, pas dy javesh jasht teme (por me vetedije); po ri-iteroj ato qe kane thene edhe te tjeret... qe pyetja ka nje pergjigje negative nqs mirepercaktohen fjalet.. dmth vrojtimi etj. eshte njelloj si te pyesesh "a ka kat te katert nje ndertese tre-kateshe"....

gjithsesi kam pershtypjen qe me vrojtim autori mund te kete pasur parasysh ate te teleskopeve, ose te mikroskopeve ne rastin e mikrobotes, ne te cilin rast pergjigja do te ishte pozitive

Postuar nga kontinenti datė 25 Gusht 2006 - 08:42:

nuk ka mundesi qe trillimi te kopjoje trillim tjeter??

Nc nc nc...nuk eshte e sakte.
Trillimi, nuk kopjon trillim tjeter, sepse shembulli me egzistencen e gjyshit nuk eshte trillim.
Ne vetvete, trillimi qe ne bejme, eshte bashkim arbitrar i elementeve ne trurin tone.
Gjyshi ka ekzistuar dikur.
Atehere dalim per gjah me gjyshin.
Gjahu eshte pjese e realitetit dhe ai. Kurse gjyshi ka qene pjese e realitet.
Gjyshi vete eshte realitet ne trurin tone.
Tani marrin gjyshin, gjahun, ciften dhe gjuetine.
Te gjitha jane realitet.
Por, kur i bashkojme keto elemente...aty fillon trillimi.
Bashkimi i tyre, krijon etapen trilluese.
Ne kete rast, nuk kemi dy trillime ku njeri kopjon tek tjetri, sepse kjo eshte e pa mundur, por kemi vetem nje trillim me elemente te bashkuar ashtu si na i do qefi ne.

Postuar nga Green_Mamba datė 25 Gusht 2006 - 16:59:

Para dy ditesh hapa nje teme ne te cilen ftoja forumistet e te gjitha ngjyrave (madje edhe anastas mjekrren po qe nevoja ) qe te thoshim dicka qe dinin ndienin dhemendonin ne lidhje me PASIONIN. Pati disa reagime por ne fakt mu duk nje pjesmarrje e zbehte...duke qene se nje nga shkaqete thelbesore te nje pjesmarrje forumore une e quaj "shkaktar" pasionin.
ka nje larmi te madhe ne te menduar dhe ne mendimin krijues. Pershtypja ime eshte se ne shume individe nuk eshte i qarte kuptimi i mirfillte i ne fjale apo noconi. Psh nese do ta vulgarizonim nese ne nje testim qe do i benim 100 % Shqiptareve (mix grup) mendoj se pjesa me e madhe e tyre do i pergjigjej me frustracion ose agresivitet nese dikush do ti etiketonte (qofte edhe me te drejte) injorat. ne fakt ky pecaktor ka lidhje vetem me sasine e dijeve dhe jo me aftesite e mundeshme te nje personi. idea eshte se shume shembuj nuk vlejne fare nese jane kaotike. Nese nise nje teme duhet te kete argumenta te forte mbeshtetes qe te mbijeteoje.

kjo teme ka nevoje per argumenta qe rrjedhin me shume nga pervoja eksperimentale (keto te fundit kerkohen gjithnje e me precize). eshte e pafuqishme logjika ne nje hapsire ku mungon percaktori ligjvenes. nese do ti permbaheshim kritereve te caktuara nuk do te sofizmohej fare. matematikani, fizikanti, filozofi apo edhe fiolologu do shpalosnin dijet dhe arkumentat e yre. Mjerisht une kam nje ndjesi te gkeqe te krijuar nga google search qe shpesh kerkon te dalloje idiotet. Para disa dites me erdhi nje specialisto ministror per gjoja kontroll...dhe une i thashe : zoteri! nese nukdo kishe internet ne zyre nuk do te ishe ne gjendje te beje pyetjen tende copy-paste-ore. Ska rendesi se si u pergjigj tuafi..e rendesishme eshte qe gjithsecili prej nesh te njohe limitet e tije. Ka nje fjale latine qe quhet FAKTOKUM qe perdoret ne sensie e atyre qe i fusin hundet kudo. Une do hiqja dore nga debati nese do vazhdohej keshtu. Preferoj te lexoj me mire nje fshatar qe merret me mozartin dhe me nietzchen. Mrekullohem nga deliiret e verteta qe vine nga besimi i thelle i gaomereve ne dijet dhe pseudovlerat e tyre.

PS: ej miq...ju ftoj edhe ju ne temat qe thashe...flisni per ekstazat filozofike nen tingujt e muzikes simfonike te kultivuar bjeshjkeve te shqiperise...

Postuar nga Fizikanti datė 16 Tetor 2006 - 20:14:

interesant ky opinioni

green_mamba,
Interesant ky opinioni ne lidhje me shqipetaret apo shkrues te kesaj teme/forumi. Desha te shtoja qe kjo gje eshte e vertete ne pergjithesi. Eshte me e theksuar tek shqipetaret nga natyra e tyre (padituria). Kam vene re se sa me shume njohuri ka nje njeri kupton qe aq me pak di. Duke hyre me thelle ne cdo fushe kupton sesa me shume njohuri ekziston. Njekohesisht zbulon se sa njohuri dhe dije "ekziston" qe njeriu nuk e ka zbuluar. Dhe shpeshhere keta njerez (ne pergjithesi) preferojne te mos japin mendime perfundimtare (100%) dhe jane me te matur kur flasin.
E kunderta ndosh me njerez qe kane pak dije ose dije ne nje fushe tjeter qe nuk i perket diskutimit. Ata mendojne se i dine shumicen e gjerave. Ata mundohen te japin mendimin e tyre as me shpejte te jete e mundur dhe pastaj fillojne dhe paraqitin argumenta per ta mbrojtur. Ka disa qe nga mezi i argumentimit e kuptojne qe e kane gabim ose nuk kane argumenta me vlere per ta mbrojtur idene dhe pastaj fillojne dhe krijojne argumenta dhe teori qe nuk kane lidhje me temen. Kjo, mendoj se kthehet pastaj ne nje lufte personale ndaj njeri tjetrit ketu ne forum dhe harrohet se per cfare po diskutoheshe. E kam vene re shpeshhere kete ne forumin horizont/Fizike dhe Astronomi.
Megjithate mendoj se ky forum ka ndikim pozitiv ne brezin e ri duke treguar menyren e komunikimit, paraqitjes se argumentave dhe repektit ndaj kolegeve (te rinjte duhet ta gjykojne vete se kush anetare jane modele te mira). Une mendoj (kam kaluar 2 muaj ne shqiperi kete vit) se niveli i edukimit dhe intelektual i shoqerise shqipetare ka pesuar renie te medha ne 5-6 vitet e fundit. Tani po shikohen pasojat e atij brezit te pare qe mori diplomat me leke dhe largimit te brezit intelektual ne emigracion. Jam pesimist ne lidhje me permiresimin e kesaj gjendje por nuk i dihet, ndoshta do vije nje dite qe edhe shqiperia te arrij nivelin qe dikur ka pasur (aq me e veshtire per ta permiresuar).
ja kalofshi mire shqipetare...

Postuar nga shelgu datė 22 Janar 2009 - 21:26:

Re: interesant ky opinioni

Citim:
Po citoj ato qė tha Fizikanti

Ore mire i ke keto qe ke shkruar, po kete qe kam bere me ngjyre une sikur e kam degjuar qe e ka thene nje tjeter. Apo e ke gjetur ne menure individuale dhe te pavarur edhe ti.

Bravo!

Postuar nga akrepi2008 datė 22 Janar 2009 - 21:30:

Re: Re: interesant ky opinioni

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus

Ore mire i ke keto qe ke shkruar, po kete qe kam bere me ngjyre une sikur e kam degjuar qe e ka thene nje tjeter. Apo e ke gjetur ne menure individuale dhe te pavarur edhe ti.

Bravo!

cadruso, fizikanti e ka shruar kete mesazh ne 16 Tetor 2006 (eshte dhe ditlindja e shokut enver)

Postuar nga shelgu datė 22 Janar 2009 - 21:45:

:Oh   

Drejt e ke. Rajt, rajt. ja qe e dhjeva. Kushedi nga i rrahin barqet dhe e ze lemza.

Po i ka thene ca gjera mire burazeri

Ky Omeri mos ka qene nga nga te Ago Ymerit mo Skorpjon dhe ia kane kthyer emrin keta amerikanet?

Le qe kjo eshte jashte teme dhe na shan Durrsakja

  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 30 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.