Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga J@mes datė 12 Shtator 2008 - 11:57:

Del me sukses eksperimenti mė i madh shkencor, toka nuk zhduket

Publikuar: 11.09.2008

“Vrima e zezė” e krijuar nėpėrmjet pėrplasjes sė Hadroneve, mė e fuqishmja e bėrė ndonjėherė e cila krijon makinėn mė tė madhe nė botė, ėshtė vėnė nė veprim sot nė CERN, qendrėn nukleare tė kėrkimit nė Gjenevė.

“Pesė, katėr, tre, dy, zero – asgjė” – brohoriti Lyn Evans, shef i projektit LHC, kur njė pamja e pėrplasjes sė grimcave u shfaq nė monitor.
Ishte ora 9:30 me orėn amerikane kur njė rrymė protonesh ėshtė futur nė njė qark me diametėr 17 milje dhe 100 m. nėn tokė nė Malet Jura nė kufirin Franko-Zviceran.

Pėr shkencėtarėt ka qenė njė moment gėzimi i pamasė, pasi i kishin kushtuar njė pjesė tė madhe tė jetės sė tyre kėtij projekti.
Protonet janė rrotulluar nė makineri pėr mė pak se njė orė – nė njė kohė mė tė shkurtėr se sa ishte parashikuar – kur njė rrymė dallohet rreth qarkut tė pėrshpejtuesit me shpejtėsinė e dritės. Nė kėtė mėnyrė LHC ka kaluar pikėn kritike.

Shumė shkencėtarė kishin parashikuar se ky eksperiment i cili ka kushtuar 5.15 miliardė paund do tė shkaktonte fundin e botės, pasi mund tė krijonte vrima tė zeza tė cilat do tė thithnin brenda tyre tė gjithė tokėn, nė njė kohė shumė tė sshkurtėr.
Dr Evans, drjetori i kėtij projekti qė do tė sjellė ndryshime nė Shkencė dhe nė botė, arriti tė thoshte vetėm pak fjalė: “Jam shumė i lumtur tė vazhdoj”.

Pėrpara disa kohėsh ai ėshtė shprehur se: “Ky ėshtė njė nga projektet shkencore mė tė mėdha dhe mė komplekse tė bėra ndonjėherė, dhe kjo gjė nuk mund tė bėhet pa inxhinierė tė aftė tė klasit tė parė”.
Kur ja kanė arritur qėllimit, shkencėtarėt kanė brohoritur nga gėzimi dhe kanė duartrokitur pa pushim.
Shkencėtarėt kanė marrė mundimin dhe kanė bėrė tė mundur qė protonet tė udhėtojnė nė krahun e kundėrt tė tyre vetėm me shpresėn pėr tė zbuluar pikėpyetjen e madhe tė njerėzimit: si ne kemi ardhur nė kėtė botė?

Projekti LHC nuk mund tė dalė me fitim deri nė fund tė vitit, kur shpresohet tė fillojė tė hedhė dritė nė origjinėn e universit, duke shpjeguar arsyen e errėsirės dhe vrimave tė zeza.
Njė shkencėtar William Hill ka festuar sot vazhdimin e ekzistencės sė njeriut. Ai kishte besuar se data 10 Shtator 2008 do tė ishte fundi i botės.

Projekti LHC do tė jetė njė eksplorim shkencor dhe do tė shpjegojė pėrse ne jetojmė si specie nė kėtė univers kaq tė rrezikshėm dhe tė ndryshueshėm.
Nėse dy hidrogjenė pėrplasen me njėra tjetrėn mund tė pėrmbushet profecia e Nostradamusit nė Shekullin e 4-tė, qė ēdokush mund tė lėrė njė qytet nė kohėn qė ajri bėhet shumė i thatė.
Mekanizmi Higgs, qė e ka marrė emrin nga fizikanti Peter Higgs, ėshtė baza e gjithė zbulimit tė projektit LHC.

Ne lėvizim sipas njė Supersimetrie, njė teori qė ėshtė baza e shumė problemeve matematike. Nėse kjo gjė shpjegohet atėherė do tė mund tu jepet pėrgjigje shumė pyetjeve tė astronautėve lidhur me vrimat e zeza, rrotullimin e planetėve si dhe formimin e galaktikave.
Me kėtė projekt mund tė shpjegohen shumė pikėpyetje qė deri mė sot nuk ka qenė e mundur tu jepet njė shpjegim.

Shpjegimi i universit ėshtė njė ēėshtje shumė e madhe, dhe ne kemi pėrgjegjėsinė ta bėjmė kėtė. Pėrvec kėsaj, ka mė shumė se 13.7 miliardė vjet qė atomet e hidrogjenit mund tė kalojnė nė rrugė tė tilla qė japin mundėsinė e krijimit tė makinave qė shkojnė nė zemėr tė lėndės dhe tė mahnisin kėdo me bukurinė e saj.
Takimi i atomeve ėshtė baza e shumė diejeve dhe eksperimenti i sotėm mund tė konsiderohet madhėshtor pėr nga rėndėsia e tij.

Orjeta Zhupa /Shekulli/


  Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.