Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16011)


Postuar nga lezhjani-82 datė 06 Gusht 2008 - 13:03:

Vendimi, pagat e reja tė policisė

Lindita Ēela Shekulli
Wed, 06 Aug 2008 08:24:00

Kėshilli i Ministrave ka vendosur sistemin e ri tė pagave, sipas gradave pėr rreth 17 mijė punonjės policie

Rritja sipas gradave tė reja nė Policinė e Shtetit, deri nė 10 pėr qind. Ndryshohet drafti i policisė

TIRANĖ-Qeverisė shqiptare i janė dashur dy muaj pėr tė vendosur sistemin e ri tė pagave, nė pėrputhje me gradat e reja pėr punonjėsit e policisė sė shtetit. Megjithėse prej kohėsh, drafti i hartuar nga Drejtoria e Policisė sė Shtetit, nė pėrputhje me sistemin e ri tė gradave ka kohė qė gjendet nė duart e ekspertėve tė kryeministrisė, vetėm dje Kėshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e sistemit tė ri tė pagave.

Nė bazė tė vendimit tė qeverisė, rreth 17 mijė punonjėsit e policisė do tė kenė njė rritje tė pagės sė tyre deri nė 10 pėr qind.Miratimi i pagesės sė efektivave tė policisė ėshtė bėrė nė funksion tė gradave, ndėrkohė qė pėrcaktohen dhe niveli i shtesave pėr detyrat pėrkatėse tė ēdo punonjėsi nė Policinė e Shtetit. E ndėrsa nė vendim parashikohen rritja e pagesės sė punonjėsve tė policisė, duke filluar qė nga grada e nėninspektorit deri tek drejtori i Pėrgjithshėm, pėr policėt e rolit bazė pritet qė tė ketė njė rritje standarde prej 5 pėr qind tė pagės. Rritje tė pagės nė njė vlerė prej 10 mijė lekėsh do tė kenė edhe ata punonjės tė policisė sė shtetit, qė punojnė nė pozicione qė lidhen me procesin e informatizimit tė policisė.

Propozimet e Policisė sė Shtetit kanė qenė tepėr tė “fryra” pėr qeverinė, edhe pse prej kohėsh kanė premtuar trajtim mė tė mirė financiar pėr punonjėsit e policisė. Burime tė Drejtorisė sė Policisė bėjnė tė ditur se nuk ėshtė miratuar propozimi i paraqitur prej tyre, por drafti i kaluar nėDepartamentin e Administratės Publike.

Sipas tė njėjtave burime mėsohet se nė duart e kryeministrit janė paraqitur rreth katėr drafte, ku gjatė ditės sė djeshme ėshtė miratuar vendimi qė parashikon rreth 10 pėr qind tė rritjes sė pagesės sė efektivave tė policisė sė shtetit, nė pėrputhje me sistemin e ri tė gradave. Kėshtu nė bazė tėmbėshtetjes tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 88, tė ligjit nr.9749,datė 4.6.2007, “Pėr Policinė e Shtetit”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm dhe tė ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave ka vendosur qė 34 000 lekė do tė jetė rroga bazė e njė nėninspektori nė policinė e shtetit. Pagat rriten nė mėnyrė progresive, me rritjen e gradės.

Vendimi i qeverisė pėrcaktonpagesėn bazė pėr tė katėr nivelet e uniformave blu, klasifikim i cili bėhet nė bazė tė sistemit tė ri tė gradave. Nė tabelėn e pagave tė reja janė pėrcaktuar edhe shpėrblimet pėr vjetėrsi nė punė si dhe pėr vėshtirėsi nė detyrė. I gjithė niveli i pagės sė efektivave tė policisė ėshtė i pėrcaktuar pikėrisht nė kėtė formė. Drafti pėrcakton rrogėn bazė dhe mė pas shtesa pėr funksione dhe detyra tė ndryshme qė kanė inspektorėt, kryeinspektorėt,komisarėt e deri tek Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, rroga bazė e tė cilit ėshtė 115 000 lekė tė reja.

Nga ajo sa shpjegojnė burime tė policisė sė shtetit thuhet se nga ky sistem do tė pėrfitojnė njė rritje tė ndjeshme tė pagesės nė nivelet e ulta tė uniformave blu. Ndėrsa pika e katėrt e kėtij vendimi tė qeverisė parashikon pėrfitimin e punonjėsve tė policisė nga vjetėrsia e punės. “ Punonjėsi i Policisė sė Shtetit, pėr kohėn e qėndrimit nė gradė, pėrfiton shtesė pėr vjetėsi nė punė, nė masėn 1 pėr qind, pas ēdo viti pune. Masa e shtesės pėr vjetėrsi nė punė tė jetė deri nė nivelin e pagės bazė, tė gradės pasardhėse”,-thuhet nė vendim.

Informatika

“Specialistėt, pėrgjegjėsit e sektorit apo drejtorėt nė Policinė e Shtetit, qė punojnė nė pozicione qė lidhen me procesin e informatizimit tė veprimtarisė sė Policisė sė Shtetit dhe kėrkojnė, nė mėnyrė tė detyrueshme, arsimin e lartė, nė degėt “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikė”, pėrfitojnė njė shtesė, pėr kushte pune, prej 10 000 (dhjetė mijė) lekėsh mbi pagėn mujore tė gradės pėrkatėse”-thuhet nė vendimin e kėshillit tė Ministrave.

HIERARKIA

Ligji pėr gradat nė Policinė e Shtetit

Gradat nė Policinė e Shtetit shprehin hierarkinė qė ekziston midis personelit qė punon nė kėto struktura. Sipas specialistėve qė kanė hartuar ligjin, “Grada” ėshtė shprehje e nivelit tė ndėrmjetėm brenda rolit qė pėrmban cilėsitė dhe ushtrimin e funksioneve nė pėrputhje me hierarkinė nė strukturėn e policisė. Sipas ligjit qė vepron aktualisht, gradat janė ndarė nė rol bazė, tė mesėm, tė lartė dhe madhor.

Punonjėsit qė janė pjesė tė strukturės sė rolit tė mesėm, duhet tė kenė gradat e nėninspektorit, inspektorit dhe kryeinspektorit. Mė pas, po sipas ndarjes sipas roleve, vijnė ata punonjės qė pėrfshihen nė rolin e lartė. Kėta tė fundit pėrfitojnė gradat nėnkomisar, komisar dhe kryekomisar. Nė fund janė dhe gradat mė tė larta qė bėjnė pjesė sipas hierarkisė sė pėrcaktuar nė rolin madhor. Kėto janė personat qė pėrfitojnė gradat drejtues dhe drejtues i parė. Pėr tė qenė pjesė e strukturave tė larta nė Policinė e Shtetit duhet tė ndjekėsh njė procedurė tė caktuar ligjore, qė ėshtė shprehur qartė nė ligjin pėr gradat e policisė.

Sipas kėtij ligji, nė momentin qė njė person mbaron arsimin e lartė qė ėshtė Akademia e Rendit dhe pėrfshihet nė strukturat e policisė, merr automatikisht gradėn “agjent”. Mė pas kėrkesa pėr tė marrė njė gradė mė tė lartė shqyrtohet nga komisioni pėrkatės dhe nė varėsi tė gradės qė kėrkohet, punonjėsi i policisė duhet tė plotėsojė kritere dhe kushte tė ndryshme. Zakonisht pėrveē aftėsive personale dhe vlerėsimit tė punės nė momentin qė njė punonjės kėrkon gradė mė tė lartė duhet tė plotėsojė dhe kushtin pėr vjetėrsinė e punės.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.