Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16602)


Postuar nga Fajtori datė 18 Nëntor 2008 - 00:48:

La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves

Kosova, 9 vjet me vone (italisht: Kosovo nove anni dopo)

Eshte nje bombe e vertete mediatike.

Programi italian "La Guerra Infinita" u transmetua per here te pare ne Shtator dhe po perseritet keto dite ne RaiSat Extra. Nje nga gazetaret me te zote te RAI-t pershkon rruget e Kosoves, duke treguar hap pas hapi krimet qe kane bere dhe po bejne kosovaret ndaj serbeve. Autori kerkon dhe gjen vuajtjen dhe ankesat e fshatrave serbe, pershkruan djegien e lagjeve, shkaterrimin e kishave ortodokse, dhe se fundi ve ne pikepyetje te madhe aftesine e institucioneve kosovare. Gjithshka merr force edhe me shume kur spjegohet mafia shqiptare qe kontrollon drogen e ardhur nga Afganistani, me personazhe kriminale si Ramush Haradinaj, i cili po vret te gjithe deshmitaret qe duhet te deshmonin ne Hage. Personazhe te tjere kalojne rreshqanthi, psh Fatos Nano, dhe perfshihen ne trafikun e armeve dhe naftes sipas nje raporti te UNMIK.

Ne syte e ketij dokumentari Kosova del nje fole kriminelesh ku kryeministra si Haradinaj lajne hesapet duke masakruar njerez e duke i hedhur ne liqen, ndersa amerikanet e mbrojne dhe fshehin krimet e tij. Aty thuhen shume te verteta, madje thuhen bukur, por demi qe i behet imazhit te Kosoves eshte katastrofik. Autori eshte bindes dhe mund ta shikoni vete se cfare ka ndodhur dhe po ndodh ne Kosove. Por nga ana mediatike shkaterrohet kredibiliteti i shtetit te ri dhe denoncohet mbeshtetja amerikane qe mbulon krimet per interesat e veta.

Ky dokumentar eshte i detajuar si rrallehere. Eshte e habitshme qe nje aftesi e tille gazetareske drejtohet me sens unik per te diskretituar Kosoven dhe ngritur ne qiell vuajtjet e serbeve, nderkohe qe RAI nuk ka marre mundimin as ti afrohet Shqiperise per ndonej dokumentar te tille. Sigurisht qe Kosova eshte pike e nxehte, por eshte e cuditshme si hetojne kaq mire gazetaret kur duan ne nje drejtim, pa transmetuar asnje nga krimet serbe qe perbejne burimin e urrejtjes etnike dhe sot e kesaj dite.

Ne boten qe jetojme informacioni eshte pushteti me i rendesishem. Prandaj ky dokumentar perben nje bombe te vertete per shtetin "e diskutueshem" kosovar. Mafia kosovare dhe krimet qe po kryhen atje nuk kemi si ti aprovojme, por duhet te hapim syte se ky program televiziv po con uje ne lekundjen e themeleve dhe kredibilitetit kosovar. Jo me kot perzihen te gjithe figurat, perfshire amerikanet, ne hetimin mediatik. Nga ana teknike programi paska muzike origjinale (me kompozitor me emer sllav), gje qe deshmon per sforcim te mirefillte teknik per te arritur nje veper te mire mediatike.

Transmetimi i pjeses se dyte eshte diten e Shtune, 22 Nentor, ora 21:00 (RaiSat Extra). Do vazhdoje te tregoje sesi 80% e droges se Afganistanit kalon neper Kosove, etj. Ndoshta vazhdon diskretitimin e Kosoves dhe e kuptoni per cfare eshte hapur kjo teme.

http://www.rai.tv/mpprogramma/0,,Ra...549^t-1,00.html

Ne google gjehet cuditerisht nje mori sitesh ku mund te shkarkohet file AVI me torrent. Dhe kjo perhapje brenda 2 muajsh nga transmetimi i pare.


  Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.