Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kortometrazhe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=402)
-- Guinea Pig (kavja) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17444)


Postuar nga Roi datė 24 Nëntor 2009 - 00:27:

Ne lidhje me idene e ketij studimi, rreth pergjegjesise personale,vlerave etike e morale te gjithsecilit dhe faktit se kete pergjegjesi mund ta shkarkojme tek te tjeret sado qe veprimi yne mund te kete permasa c'njerezore, doja te kujtoja disa detaje qe kane te bejne me pergatitjen e bombes berthamore dhe etikes e moralit personal rreth zgjedhjeve te pjesmarresve ne kete projekt!

Per te krijuar bomben e pare berthamore,amerikanet morren shkenctaret me te mire qe i ishin larguar Evropes se viteve 30-40,per ti angazhuar ne projketin e quajtur Manhattan !
Midis ketyre shkencatereve linden shume debate, por sidomos brenda tyre, pasi ishin te vetedijshem se po krijonin dicka qe do kishte pasoja katastrofike !

Faktikisht disa prej tyre si psh italini Franco Rasetti, sapo mori vesh se cili ishte qellimi i projektit Manhattan ( bomba berthamore), u terhoq duke thene se shkonte ndesh moralit te vet ! Po ashtu edhe gjermani James Franck i cili i shkruajti nje raport presidentit Truman rreth rrezikshemirese teper te larte se nje bombe atomike !
Nje tjeter shkenctar,Bruno Rossi,pas testit te pare te sukseshem,do ndihej shume i tronditur dhe i mbuluar me sense faji per pasojat qe do te shkaktonte krijesa mostruoze, qe tashme ishte ne faze kolaudimi !

Por nje pjese e mire si, Enrico Fermi,Oppenheimer, John von Neumann dhe te tjere , do i shkonin deri ne fund ketij projekti pa asnje hezitim,sado qe tashme e dinin se per cfare behej fjale, e se si e kundra kujt do perdoreshin keto bomba ! Ndonje tjeter si psh Leo Szilard, ishte per nje rruge te mesme ! Per nje shperthim ne nje vend te pabanuar, qe te sherbente thjesht si demostrim force e aspak mbi popullsine civile !

Per sa i perket italianit Enrico Fermi, menjehere pas shperrthimit,eshte shprehur se ndihej vertet i entuziasmuar qe eksperimenti tek i cili kish punuar aq shume, shkoi me sukses dhe nuk shfaqi minimumin e pendimit ! Por pas shume viteve, ne nje interviste do te shprehej se nese do te kthehej mbrapsht ne kohe,nuk do ta ribente ate qe kish bere....mahhh,nuk e di sa i sinqerte ka qene !

Por interesante eshte se (pothuajse) asnje nga shkenctaret pjesmarres ne kete projekt, nuk pranonin te quheshin pjestare e shkaktare te tragjedive famkeqe te Hiroshimes e Nagasakit ! Pothuajse te tere thoshin qe ne jemi thjesht shkenctare, nuk marrim vendime te tilla ! Ato i marrin politikanet e ushtaraket !


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.