Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kortometrazhe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=402)
-- Guinea Pig (kavja) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17444)


Postuar nga Fajtori datė 24 Nëntor 2009 - 10:34:

Eksperimentet dhe filmi me shtyn te mendoj:

A ka njerez te pafajshem?

Ne fakt ky eshte termi qe urrej me shume. Eshte termi qe abuzohet me shume ne media. U vrane 100 njerez te pafajshem.

Te pafajshem? Te pafajshem nga ēfare? Ku qendron pafajsia e 3000 te vdekurve te kullave binjake? Ku qendron pafajsia e irakenve?

Ne jetojme ne nje rrjet. Per ēdo gje qe bejme ose nuk bejme kemi nje pergjegjesi ne kete bote. Eshte mizore, sepse duam te jetojme te lire, por eshte keshtu. Jetojme brenda shteteve qe marrin vendime, jetojme brenda shoqerive, brenda turmave. Jemi pjese e organizmave gjigande edhe pse nuk duam te mbajme pergjegjesite e tyre.

Prandaj si koncept nuk mund te ekzistojne njerezit e pafajshem, sepse te gjithe jemi te detyruar te bejme diēka nga ana jone. E gjithe kjo shprehet ne filmin Natural Born Killers (Oliver Stone):

(anglisht)


(italisht)


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.