Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Tulipani datė 14 Dhjetor 2009 - 15:41:

Fajtor prakticiteti jot qendron qe c'ke me te e me mjaftojne keto rreshta per te kuptuar sa gabim e kane ato qe quajne te majte (ti perkundrazi je shume i djathte per shijet e mia) por ja qe situata nuk eshte kaq e thjeshte sa te konsiderojme propozimin e Bosi-t si nje zgjidhje efikase dhe Arturm nuk di sa njohuri ke rreth kesaj ceshtje por te siguroj se dhe pa Bossi-in emigrantet per sa i perket cassa integrazione dhe formave te tjera perseri nuk jane te tuteluar.

Atehere

4 ne 5 punetore ne Itali nuk marrin asnje lloj ndihme nga shteti italian. Pra vec nje shtrese e privilegjuar e tyre po.

Per ta thjeshtuar ne maksimum kemi 3 tipologji punetoresh ne Itali :

1. ato me te fatlumet qe punojne ne nderrmarrje shume te medha si psh Ferrovie dello stato e qe ne raste te tilla marrin te ashtuquajteren CIG (cassa integrazione guadagni) qe konsiston ne nje shume proporcionalisht te larte 80 % me rrogen fillestare per muaj/vite e s'kane nevoje te kerkojne pune tjeter.

2. kemi punetoret qe marrin Indennitą di disoccupazione qe eshte per pak muaj e me nje perqindje shume te ulet te rroges fillestare e pastaj ngelen pa gje.

3. ne fund pastaj ngelen pjesa me e madhe e ketu futen shume moshatare te mi por dhe jo vetem qe punesohen me kontrata skandaloze te cilet nese i shkon mire marrin nje shume per 1/2 muaj nese i shkon keq s'marrin asgje.

Pra puna eshte se disa marrin shume e disa asgje e ky nuk eshte faji i emigranteve por eshte nje sistem i tere qe calon. Duke konsideruar dhe faktin se shumica e tyre punojne ne nderrmarrje te vogla ose jane pa kontrate i bie qe mos preken fare as nga Cassa integrazione.

Pastaj emigrantet jane te diskriminuar qe tani me ligjin Bossi-Fini sepse nese rrine 6 muaj pa pune nuk ia rinovojne Permesson ose i duhet te gjejne pune tjeter brenda ketyre 6 muajve kohe qe perkon dhe me propozimin e Lega Nord pra ai eshte i panevojshem.

Mendimi im eshte se propozimi i Bossi-t nuk ka per qellim te gjeje nje zgjidhje situates por eshte vec nje provokim i rradhes per te acaruar xenofobine. Atij nuk i behet vone fare per amortizatoret sociale sepse ndryshe do kish bere deklarata me inteligjente qe do ta ndihmonin vertete Italine e s'do te hidhinin fajin tek ata qe se kane si psh krijimi i nje 'ceku te papunesise' sic eshte ne pjesen me madhe te Evropes. Dhe fondet gjehen kollaj sepse me nje reforme serioze te amortizatoreve sociale e gjitha do te kushtonte 1-2 % (te llogaritura nga shume specialiste te sektorit) te buxhetit.

Atehere pse nuk konsiderohen keto alternativa por kerkohet te gjuhet me gure me i dobeti? Pra po ti hyme ne thellesi del se panorama ekonomike e ajo politike nuk ndryshon shume ne Itali shpesh uleriten zgjidhje per efekte elektorale pa e kuptuar mire se shpesh ato qe duken si mireberese s'jane gje tjeter vec mina te metejshme qe i vihen gjendjes alarmante qe po kalohet e ne vend qe te perparohet sistemi tkurr vetveten.


Me falni se u zgjata e nuk di sa dakort jeni me arsyetimin tim se dhe kjo qe kam shkruajtur i bie te jete jashte teme. Per Greqine se kam idene.


  Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.