Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 16:35:

Poezi aeroportesh (1)

Nė rradhė pėr security check

Nė security check
Rradhėt e udhėtarėve
Zvarriten si gjarpėrushė paralelė
Qė rrėzojnė lėkurėt
Me striptizė patriotike.
Xhupa gjithfarėsh,
Plagosur mbi konvejerė
Me astarzorrėt pėrjashta,
Rripa mesi me sekrete
Tė zbėrthyer,
Blekberri me tė fshehta
Zukatėse,
Kėpucė si rebuse
Tė zgjidhura,
Orė tė ftohta
Si Zvicra,
Bizhu tė mardhura
Si hirushe tė braktisura,
Ndėrsa ēiftet zhvishen duke u zvragur drejt shtretėrve
Tė dashurisė,
Turma heq mbulojat
Drejt skanerash zhvirgjėrues
Me epsh metalik
Bzzzz….. bzzzzz

Rradhė,
Mirkuptim solidar.
Vetėm unė, katunari anarkik i Ali Demit,
Cingėrisem
(Kur u bone ti?!)
Jo, vėrtet,
Zėt i kam rradhėt,
Unė vij nga rradhalandi,
Jam rradhor,
Shumėfaqėsh si radhła,
Unė kam ardhur nė rradhė
Njėmijė herė
Ushtarakisht
Pėr qejf tė nėntogerit
Dhe tė kumandarit lab tė skuadrės
Apo civilisht
Pėr qejf tė
Mister Bulmetit
Monsinjor Mishit,
Kont Teritalit,
Apo lartmadhėrisė sė saj
Queen Patates.

Llogaris
Sa pėrqind e jetės
Mė shkoi rradhave,
Krahasoj orėt e rradhės me orėt e dashurisė,
Inekuacion themelor i jetės,
Kush ėshtė mė shumė
S’e tregoj
Se qejfin s’dua ti bėj
Rradhės.

Security check
Qelizat gjarpėrore
I teston njė pas njė
Nė qiellzat metalike
Dhe helm nuk gjen,
Veē lėngje tė pafajshėm,
Koka kola tė shkujdesura,
Martini tė shthurura,
Fanta qė s’dinė gjė prej gjėje,
Ponēe frutash
Tropikale gjithė hare
Qė s’marrin gjė pėr ters
Me ėmbėlsi mangosh e papajash,
Verė e kuqe Kalifornie si mėndafsh i errėt
Me pėrmbajtje aristokratike,
Ujė neutral si Zvicra,
Me pehąsh 7
Qė s’gėrric,
I filtruar nga gjithė
Prohirat e kimirat,
I tejdukshėm qelibar si sinqeritet i distiluar,
Tė gjithė me fajin e pėrbashkėt
Se janė mė shumė se 100 mL,
Se njė dopjo,
Se dy teke,
Mė tepėr se dy gllėnjka eks….
O kohė, o zakone monogllėnjkė,
Ku mollė e Adamit
Bie poshtė veē njė herė
Kurnacėrisht
Nė kopshtin e Njutonit
Njė tjetėr rėndesė
Tė na kujtojė.
Gėll-ding
Gėll-titur
Gllėnjka,
Eks eksiq,
Dhe aq,
The show is off,
Shkreti gurmazi,
Truri shkretėtirė
Ku rudhat e fundit era mbulon
Dhe dunat rrafshohen
Nga rruspa marrėzie….

Pėr xhakete nduk pragmatizmi:
Kapitalizo mbi rradhėn
Tė ysht
Make use….
Si dikur plakat
Njė rradhė e tri punė,
Thurnin ēorape e shkuesira
Duke pritur “Furnizimin”.
(Threesome monist,
“Ēorapja, Shkuesia, Furnizimi”
Lėngonte ky i fundit,
I shterrur,
I dėrrmuar,
I kafshuar nga ato tė dyja,
Me allate tė dėmtuara
Varur nėpėr kėmbė)
Make use….
Pra qerasi sytė me sheqerka,
“Trick or treat”,
Si dele kulloti
Nė bar tė huaj
Qė ėshtė gjithnjė mė i gjelbėr,
Me ardhangi,
Me turgor joshės….
Pėr tė tretėn herė bjonden me xhinse tė grisura,
Qerthulli i rradhės bie karshi,
Rradha – kjo nepėrka pika pika,
Bjondinka e ka marre vesh qė ja pėlqej
Formėn e pėrkryer tė kofshėve,
Me atė plagė tė ēelėt xhinsesh qė s’mbyllet,
Ku sytė e mi kulluan pa fund
Dyllė retine tė nxehtė
Dhe pak lyrė alidemse…..
Ja tjetra me pamje latine,
Zot ē’ke tėrbuar ashtu qelizat e gjoksit,
Gracias, gracias,
S’mė duket mė seksi (ē’dreqin pati qė foli!)
Kot zbukuron gjoksin me pėrēina
Nikel
Qė bashkon thithkat kryengritėse
Si muri kinez majat e kodrinave.
Ajo vija nė mes,
That cleavage,
Kanale grande djersėsh hispanike
Qė rrjedh pa u fshirė
Me viskozitet tė yndyrshėm
Nė dhoma motelesh
Me kondicionerė tė prishur,
Mė kujton
Gjurmėn e dhisė dhe pėrē bagėtishė,
Bishtin e paturpshėm pėrpjetė
Dhe zgjeben si indiane
Indeshqyer.


Gėrmat e fjalės terrorist
Pengohen nėpėr kėmbė tė zbathura
Nėpėr ēorape qė u turpėruan
Pėr vrimat e tyre mėkatare,
Kėmbėzbathur
Udhėtarėt ecin ca metra
Si nomadėt
Prej vėrteti
Nė rrafshirat primitive
Pėrzhitur nga dielli
Ku djepin paskėsh e keqja
Dhe embrionet dreqi.
Thembra, shputa, kavilje,
Erė djerse,
Erė lule gomari,
Era lule ēorap ushtari,
Ecin tė pėrēudur
Nėn sinjale tė verbra
Qė u ulėrijne vėthėve tė sapodhuruar
Prej dashnorėve tė vėmendshėm,
Heronj tė bizhuve,
Qė pėr pėrvjetorėt e tė dashurave
Kujtohen me “MS Outlook”.

Pasagjerėt ndihen fajtorė
Spese janė kashta qė padashur
Fsheh gjėlpėrėn e vogėl tė helmit,
Janė inde tė pafajshėm
Qė fshehin qelizėn kanceroze,
Terroristin,
Mitikun urban tė parruar
Dhe tė palarė prej gjashtė muajsh,
Qė, shokė, e kemi nė mest tėnė…..

Security check is on,
Membranė gjysėm e pėrshkueshme
E osmozės avdalle ku endemi tė gjithė,
Me gradientė tė hutuar, lesh e li,
Qė humbin rrugėn,
Si Geisterfahrer,
Kapur nė kurthe autobahnash gjermanike,
Me kahje ngatėrruar domosdo,
Nė itinerare lėmsh
Britanike,
Nė udhėt e botės si fije makaronash
Qė kohės i ngjisin nė dhėmbė
Si spaghetti al dente italike,
Bllokuar, hutuar, hundėkuar
Nė gracka emboutillage poli-stike,
Frankofone,
Zhytur nė salcė
Ala hot calzone,
Lazarone,
Alen-delone
S. Stallone,
Al Kapone,
Al Jazeera,
Al Banira
Shakira,
Shazam,
Bam bam bam….

Pėr kė bien kambanat?
Pėr kė po bėzzzzz ky skaner?

8 Nentor 2007


  Gjithsej 89 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.