Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 860 861 862 863 864 865 866 867 868 [869] 870 871 872 873 874 875 876 877 878 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datė 03 Qershor 2012 - 05:33:

3 filma

Malena (2000)
Ky film i merr te gjitha piket. Nuk ka difekte, montazh shume i mire dhe histori enderr qe duket sikur do e gjesh vertet. Giuseppe Tornatore i ka dhene kinemase italiane me kete film prestigjin qe i mungon here te tjera. Monica Bellucci, qe normalisht se duroj dot si aktore, ketu del shume mire dhe nuk duket fallco asnje moment.
Filmi tregon historine e nje gruaje te pashme ne nje qyteze te Sicilise ne vitet 30-40. Gjithe historia shikohet me syte e nje djali adoleshent. Nepermjet tij preken gjithe sferat e emocioneve, nga pulsionet seksuale tek dhimbshuria dhe dashuria per gruan qe ka fatin e keq te jetoje ne nje shoqeri thashethemesh.

Boris, il film (2011)
Ky film ka lindur nga seriali Boris, i cili u transmetua nga Sky ca vjet me pare. Eshte film qe mezi kalon klasen. Ka nje filozofi te kendshme, por eshte vecse zgjatje e telefilmit te meparshem me pak me shume investim dhe histori te menduar. Sidoqofte, filmi kap bukur situaten e kinematografise italiane teksa tregon sesi nje film qe duhet te xhirohej mbi korrupsionin perfundon te jete nje cinepanettone (film gallate me pordha dhe cica).

Balkan Bazar (2010)
Ky eshte film shqiptar i Edmond Budines. Tregon historine e nje gruaje franceze qe shkon ne Shqiperi me te bijen per te gjetur eshtrat e te atit. Mirepo dy femrat zbulojne nje skandal qe perfshin nje prift ortodoks qe shet eshtrat e shqiptareve si ushtare greke. Filmi e thote troc qe bazohet ne histori te vertete, prandaj natyrisht sjell ne mend skandalin e fshatit Boboshtice, ku u zhvarrosen shqiptaret qe ti jepeshin grekut si ushtare te rene ne luften II.
Edmond Budina ka bere nje fare skenari dhe nje fare filmi, ndoshta pak me mire se Lettere al Vento, por maksimumi duket si film i viteve '50 ne Itali apo France. Mungojne skena dhe kende xhirimi, filmi do behej me i bukur sikur skenat te pasuroheshin me kende xhirimi. Nja dy here mendova me vete "ta zeme se skena eshte veshtire te perseritet, cfare i kushtonte te vinte nje kamera tjeter mbrapa asaj ktheses dhe te fuste shikuesin ne skene". Sidoqofte, eshte nga filmat e pakte qe behen nga dhe per Shqiperine. Le ta quajme mire dhe kaq.


  Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 860 861 862 863 864 865 866 867 868 [869] 870 871 872 873 874 875 876 877 878 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.