Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16011)


Postuar nga halfgang datė 06 Qershor 2008 - 17:33:

Re: Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare !

Citim:
Po citoj ato qė tha lezhjani-82
Po e sjell kete artikull ktu se mu duk shume interesant. Mendoj gjithashtu se edhe njerezait e thjeshte duhet ti dine keto rregulla qe te kuptojne deri ku shkon e drejta e tyre dhe e policeve!
Artikulli marre nga Shekulli

Vendimi, policave u ndalohet pija dhe thashethemet

Pasi “dorėzuan” kallashnikovėt, tashmė policėt shqiptarė duhet tė heqin dorė edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk ėshtė njė detyrim moral, por njė pėrcaktim qė bėn Rregullorja e re Disiplinės sė Policisė sė Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Kėshilli i Ministrave.

Fejzi Braushi
Thu, 05 Jun 2008 08:11:00

Kėshilli i Ministrave miratoi dje vendimin qė pėrcakton rregulloren qė duhet tė ndjekin policat nga sot e tutje

TIRANĖ- Pasi “dorėzuan” kallashnikovėt, tashmė policėt shqiptarė duhet tė heqin dorė edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk ėshtė njė detyrim moral, por njė pėrcaktim qė bėn Rregullorja e re Disiplinės sė Policisė sė Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Kėshilli i Ministrave. Nė kuadėr tė reformimit dhe pėrafrimit tė strukturės sonė policore me atė tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, Ministria e Brendshme ka pėrmirėsuar Rregulloren e Brendshme me tė cilėn policia ka vepruar deri mė tani, duke pėrfshirė nė tė shumė detyrime dhe norma sjelljeje tė reja, tė cilat, pėr njė vend tė hapur dhe demokratik, duken deri diku edhe qesharake. Nė mė shumė se 45 nene, tė organizuara nė gjashtė Kapituj, Rregullorja e re pėrcakton detyrimet e pėrgjithshme, veprimet e ndaluara, masat disiplinore dhe shkallėt dhe mėnyrat e ankimimit pėr tė gjithė efektivėt e forcave tė policisė, duke filluar nga punonjėsit e thjeshtė dhe deri tek drejtuesi mė i lartė, qė ėshtė Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė.

Detyrimet e pėrgjithshme

Personeli i Policisė sė Shtetit, me anė tė Rregullores sė re, gjatė ushtrimit tė detyrės qė pėrcakton ligji, ėshtė i detyruar tė respektojė njė sėrė normash morale qė kanė tė bėjnė me ruajtjen e figurės sė policit. Polici, nėpėrmjet kėtyre rregullave tė reja, ėshtė i detyruar qė pėrveē zbatimit tė detyrės sė tij nė ruajtjen e rendit, tė bėjė edhe “fuksin” pėr kolegun e vet. Kėshtu, sipas pėrcaktimeve qė bėn neni 4 i kėsaj rregulloreje, polici ėshtė i detyruar tė raportojė tek eprori i vet ose tek strukturat e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm ēdo informacion pėr tė cilin merr dijeni, konstaton ose ka arsye pėr tė dyshuar se punonjėsi ose kolegu, ka kryer ose po kryen vepėr penale. Tė raportojė gjithashtu tek eprorėt, ēdo ankesė tė marrė nė lidhje me sjelljen e njė punonjėsi tjetėr tė policisė. Gjithashtu, efektivave blu u ndalohet qė gjatė kohės qė janė nė punė tė kryejnė ritet fetare, tė pinė pije alkoolike, cigare apo dhe lėnde narkotike. Njė pėrcaktim tjetėr qė bėn rregullorja e re, ėshtė ndalimi i kryerjes sė ngacmimeve seksuale pėr policėt dhe mosmarrja e masave pėr eprorėt, nė tė gjitha rastet qė informohen pėr tė. Policėve u ndalohet, ndoshta pėr herė tė parė, dhe marrja me thashetheme, qofshin kėto tė formės shkresore apo verbale tė ēfarėdolloj karakteri qofshin ato. Njė tjetėr pėrcaktim qė bėhet nė nenin 5 tė kėsaj rregulloreje, ėshtė ndalimi i qėndrimit tė policėve nė ambiente ku qėndrojnė individė me precedentė apo tė kėrkuar nga forcat e rendit. Gjithashtu forcave tė policisė, pėr herė tė parė u vihet “kufiri tek thana” edhe pėrsa i pėrket marrėdhėnieve me mediat, qofshin kėto tė shkruara ose vizive. Sipas kėsaj rregulloreje, polici nuk duhet tė komunikojnė apo diskutojnė me mediat, problemet e punės. Forcat e Rendit, tani e tutje, nuk duhet tė pranojnė as dhuratat qė vijnė nga individė tė ndryshėm, pėr shkak tė shėrbimit si policė. Rregullorja pėrcakton normat e sjelljes sė policit edhe jashtė orarit tė punės, ku natyrisht, njė nga pikat kryesore ka tė bėjė me kėrkesėn se polici duhet tė ketė sjellje tė mirė dhe dinjitoze nė jetėn e tij private.

Masat disiplinore

Pėr tė gjitha shkeljet e rregullave tė pėrcaktuara mė lart nė Rregulloren e re, pėrcaktohen dhe masat pėrkatėse sipas shkallės sė rėndėsisė. Kėshtu, pėr tė gjitha shkeljet e konsideruara nė rregullore si tė lehta, parashikohen vetėm masa jodisiplinore, siē ėshtė kėshillimi dhe trajnimi i detyrueshėm. Ndėrsa pėr tė gjitha shkeljet e rėnda disiplinore, si fshehja dhe asgjėsimi i ankesave tė qytetarėve, kryerja e veprimeve tė pahijshme, dhėnia e informacioneve, pranimi i dhuratave, apo edhe mospranimi pėr t’u identifikuar kur atė e kėrkon qytetari, dėnohen me masa tė rėnda disiplinore qė fillojnė nga vėrejtjet, paralajmėrimet, gjobat dhe deri tek pėrjashtimi nga policia. Pėr rastet kur ankesa bėhet pėr Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, masėn e merr Ministri i Brendshėm.

Polici ėshtė i ndalur:

Tė punėsohet nė veprimtari private tė cilat pengojnė plotėsimin e kėrkesave tė detyrės.

Tė kryejė ngacmime seksuale apo si drejtues tė mos marrė masa kur konstaton ose vihet nė dijeni pėr ngacmime seksuale.

Tė kryejė rite fetare gjatė kohės qė ėshtė nė punė, nė shėrbim me uniformė ose nė ambientet e policisė, me pėrjashtim tė pėrfaqėsimeve zyrtare ose tė ceremonive tė organizuara nė rast martesash dhe vdekjesh.

Tė pėrdorė pije alkoolike kur ėshtė nė detyrė ose kur ėshtė me uniformė, pėrveē rasteve pėr kryerjen e detyrave tė veēanta.

Tė shoqėrohet apo tė qėndrojė me persona, pėr tė cilėt duhet tė ketė dijeni pėr shkak tė funksionit, se janė persona me precedentė kriminalė dhe tė qėndrojė nė vende ku dihet se qėndrojnė persona tė tillė. Nė rastin e lidhjeve tė ngushta shoqėrore, punonjėsi duhet tė evitojė sa mė tepėr tė jetė e mundur, kontaktet me kėta persona.

Tė shprehi kritika publike pėr Policinė, tė nxisė ose tė pėrsėrisė thashetheme nė formė shkresore, elektronike apo verbale qė cenojnė imazhin e institucionit apo personalitetin e punonjėsve.

Tė mos diskutojė me median apo me persona tė tjerė pėr ēdo lloj informacioni qė lidhet me zbulimin e veprave penale, pa lejen e eprorit.

Tė publikojė nė media apo tė bėhet korrespondent i saj nė emėr tė policisė, pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me Policinė.

Tė kėrkojė ose tė pranojė shpėrblim nė tė holla, ose nė mėnyra tė tjera, tė dhuruara si rezultat i ēfarėdo shėrbimi policor.

Tė mbajė armėn nė mėnyrė tė dukshme pėr publikun, kur ėshtė pa uniformė.

Tė pėrdorė lėndė dhe substanca tė paligjshme narkotike.

Tė pijė duhan nė ambientet e ndaluara me ligj, si dhe gjatė shėrbimit.

Tė paraqitet nė detyrė nė gjendje tė dehur ose nėn efektet e substancave stimuluese, me pėrjashtim tė rasteve tė rekomanduara nga mjeku.



 

 

Me bere te flas ne tel me kete gazetarin me larte se 12 vjet shkolle kemi bere bashke( e kisha nje bange pas meje se eshte shume i gjate) ndersa kur ishim ne kopesht ishim njesoj me gjatesi...

Ndersa per temen nuk kam cfare te shtoj tjeter se i tha te gjitha IQVLORA por besoj se mire po ecen shqiperia, mbas 18 vjeteve te tjere te presim ndonje ligj tjeter se keshtu vajti kjo pune prit gomar te mbije bar...


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.