Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Sergio Leone, njiheni me mire. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17008)


Postuar nga Roi datė 05 Maj 2009 - 01:06:

Teme vertet e bukur !! Segio Leone eshte nga rregjizor me te medhenj !
Dhe fotoja bashke me Ennio Morricone-n eshte me vend,shume e goditur !! Jane te dy plotesues te njeri tjetrit !

Filmat e tij pa muzikat e Ennio-s do dukeshin vertet ndryshe ! Personalisht filmin Once upon a time in the west nuk arij dot ta imagjinoj pa ate muziken e shoqeruar me ate harmoniken e vogel ! Sidomos disa skena do dukeshin shume me te thata (ashtu sikur nuk arrij dot te imagjinoj dot filmin Xhos Profesionisti pa muziken/kengen Chi mai te bere po prape nga Morricone) ! Tek Once upon a time in in the West,qe eshte filmi im i preferuar (pataj do vija Once upon a time in America ), skena e duelit final eshte vertet magjike ! Tema e hakmarrjes qe ketu eshte dominante, ka influencuar shume rregjizor te tjere me vone ! I fundit psh eshte Tarantino, ku filmi Kill Bill me gjithe kapitujt e tij, vertitej pikerisht rreth hakmarrjes se protagonostes (Uma Thurman...se emri i personazhit ne film s'po me vjen ) !
Pastaj ky film me ka bere dhe te dashurohem me Claudia Cardinale-n ! Eshte vertet si shpirt ketu ! Sensuale,joshese me ate shikimin e saj te thelle,enigmatik... magjepes !

Sergio Leone pati dhe meriten qe ndryshoi njehere e mire tematiken e filmave western ! Perveē faktit qe me para kamera xhironte nga larg per te vene ne pah armet dhe per te emfatizuar si te mundeshin aksionin, filmat e asaj kohe,ata tipiket me John Wayne, kishin dhe te meten qe fokusoheshin teper tek lufta kundra indianeve dhe ngrinin ne piedistal amerikanet e bardhe !
Gjithkujt qe shihte fiilma te tille mund ti lindte natyrshem dhe me shume naivitet pyetja " po okupatoret jane indianet nativ apo John Wayne me batalionet e tij ?? "

Kurse Sergio Leone analizonte me shume historite personale te protagonisteve,duke treguar ne menyre indirekte edhe gjendjen dhe lindjen e Amerikes moderne,qe ne perendimin e ashper po ecte me hapa me te ngadalta se ne lindje, dhe ku kauboyt si dhe sherifat kishin nje rol goxha te rendesishem ne ate periudhe !

Me sa po lexoj paska humbur vertet shume kohe per xhirimin e filmin Once upon a time in America, nje tjeter kryeveper e tij ! Vertet gjynah do thoja ! Filmi eshte vertet cilesor,nje cult i vertet per tere filmat gangster movie qe do vijonin !! Por i paska marre edhe shume kohe !

Ketu po postoj edhe skenen time te preferuar nga Once upon a time in the west ! vertet emocionuese ...gati 10 minuta,dialogu minimal,pothuajse inekzistent,vetem shikime me shkembimin e 2-3 batutave ne fund te duelit ! Faktikisht Leonen e kane quajtur edhe mbreti i heshtjes,pasi ne filmat e tij dialog ka shume pak,skena i lihet detajeve,xhesteve,fytyrave,natyres... !


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.