Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga shelgu datė 21 Dhjetor 2009 - 00:49:

Sqimė e venitur nėn zhul tė betonuar,
Irlandezė tė ikur,
Italianė t’arratisur,
Lėnė pas lokalet me foto mafiozosh dhe lasanja qė vuajnė nėn zgjedhė parmixhiani,
Uptown New York,
Antitrupat bėrė pakt me bakteriet,
Fjala “fuck” bėrė folje ndihmėse,
Zdėrhallje zvarritėse
Krijesash qė heqin pambarim xhinset,
Me peniset virtuale vrarė nga gjunjėt e pisėt
Dhe brekėt e varfra nėn tė ftohtė
Qė ngjajnė mė tė mardhura dhe lavandyre
Nė kohė krize.

Fshehur ojnat si turp
Arkitektonik
Billdingjeve,
Lagje irlandeze kjo
Dikur,
Superintendenti shqiptar,
Evropa justifikim
Mungesash qė Nju Jorku
Si fėmijė shkolle t’i le nė dorė.

Merimangat thurėn tela zbuluar nėn thėllim,
Kanė kapur sneakers tė rinj gjatė natės,
Apo snikersat kapėn telat -
Njė Zot e di!
Shkallaret e zjarrit
Shumė shėmtojnė nėn ngricė,
Ashtu si tė pasmet e brekėve
Shėmtojnė nėpėr krizė.
E pra,
A ėshtė kundėr ligjit baggy style?
Grafitia a ėshtė art?

Dilema metropolitane mbllaēitur
Nė drive-in festfudi
Sė bashku me majonezėn rrjedhėsengjitėse
Tė lajmeve nga Tiger Woodsi.

Nėndheu gjallon,
Avull nga llagėmet e mushkrive.
Rrethina ka njė krruarje tė gjithėhershme.
Krruan
Tatłtė e qelbėzuara
Tė grafitive.
------------------------------------------------------------------------------------------------

Kapa kete poezi dhe e lexova me kujdes.

Cuditerisht e bukur. Autori ka kerkuar midis plehrave dhe ndyresirave dhe papastertine e ka veshur me zhelen e artit te tij, cuditerisht te bukur.

Agresivitet dhe vrer i mbledhur ne melcine e nje emigranti qe e paska ngrene NYC. Por edhe ai qenka hakmarre keq me artin e tij "bitter".

Nje mendje e nxehte, e zhdervjellet dhe kerkuese, zhbiruese dhe nje at i keq emigranti.
Nje zhgenjim adoleshenti per Ameriken e enderrave. Mos valle ky kishte pritur te shihte parajsen kur erdhi ne USA? Thjesht nje emigrant, pra e konvertuar ne jeten e perditshme, nenkupton vuajtje.

Ndrydhje prej nje kulture tjeter, lodhje prej nje zhurme marramendese, ankth prej nje vrapi te paprere. Te gjitha keto NYC i ka pjese te jetes se tij, por faktikisht nuk jane pjese e jetes se nje shqiptari edhe pse mendjemprehte.

Shume ndotje, papasterti dhe zhul qe autori e paska qemtuar padashur, ajm i sigurt:padashur dhe krejt natyrshem. Nuk eshte as faji i tij as edhe i NYC. Ky eshte nje reagim biologjikosocial, eshte nje refleks intern hakmarres.

Sigurisht qe poezia ka shume ane, dikush i kendon te bukures dhe dikus hakmerret me te bukuren, ndoshta vetem per faktin qe nuk ka mundur qe ta beje pjese te jetes se tij.

NJe lendine e bukur, ka shume lule, ka edhe bar te vesuar, edhe blegerima qingjash motake. Autori ka kerkuar neper rrenjet e ketyre bukurive dhe ka gjetur nje realitet tjeter, kakerdhi, glasa, bajga dhe mut dhe si i ka marre e i ka gatuar ne magjen e tij te merise ka ndertuar artin e tij te verdhe.

Megjithate cuditerisht bukur!!!!


  Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.