Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Ciftet e Forumit Horizont (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18718)


Postuar nga Deb* datė 02 Shkurt 2013 - 14:23:

Te gjithe hyjme per te kaluar kohen ketu. Nuk hyn njeri per te bere sherr. Perplasjet ne mendime, mentalitet, sjellin debate qe e kalojne masen fale anonimitetit.


E kam treguar me afersi moshen dhe faktin qe jam e martuar vetem per t'ju shmangur keqkuptimeve qe mund te krijohen sidomos nga meshkujt. Eshte mire ta dime me perafersi moshen e personit me te cilen/-cilin po diskutojme. Do shmangeshin shume keqkuptime te panevojshme. Po ashtu dhe faktin ne eshte i/e martuar apo jo.

Te dyja anet kane anet pozitive dhe negative, por gjithsesi eshte mire te jesh vetvetja. Personalisht nuk mund te shtirrem dot si beqare dhe nuk gjej arsye pse ta bej, vetem nese dua te flirtoj lirshem, pa me gjykuar njeri. Se tregon nese je i/e martuar apo jo nuk te ben te humbasesh anonimitetin. Nese per dike cdo lloj diskutimi qe ben nje i/e martuar eshte flirtim, eshte problemi i tij/-i saj jo imi.
Personalisht, ne forum hyj kur jam ne qejf, dhe jo kur jam e merzitur. Kur jam e merzitur s'dua te flas me asnje. Mire eshte te mos dalim kaq shpejt ne konkluzione te pabaza. I bie te mendojme dhe ne te martuarit, qe beqaret qe hyjne ketu, hyjne se nuk kane shoqeri tjeter pervec virtualit. Qe eshte akoma me e trishtueshme se dihet qe beqaret duhet ta kene jete me aktive se te martuarit.

Per vete nuk kam pretenduar te bej shoqeri virtuale jo se nuk i besoj, por nuk kam kohe ti kushtohem nje shoqerie te tille. Mosha ben te sajen. Nuk kam ate energji qe kam patur per te krijuar lidhje te reja shoqerore. Biles i marr gjerat shume avash dhe ne realitet. Nuk jam tip qe futem shpejt ne shoqeri te re. Mezi po gjej kohe te behem me shoqerine qe kam ne jeten e perditshme.
Kaq per sa me perket mua.


  Gjithsej 119 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.