Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 17:09:

Thumbs up Triumfi i zarbove

Shokė, kemi Zarbo nė mest tėnė; madje, hakshe-hakshe, mė saktė, mė tamam, pėr mė tepėr dhe nė fakt, jemi ne nė mes tė Zarbove. Ata janė kudo, njė me ajrin. Nė daē tė shpėtosh prej tyre, mos merr frymė, por do tė vdesėsh. Nė daē tė jetosh, jeto me ta. Mėsohu ti injorosh, ti pėrcjellėsh, ti presėsh.

Fataliste kur vjen puna te Zarbot, ora ka mbetur te orakujt e vjetėr. Sikur parathanė qė ky vend s’do shpėtojė nga ajo flamė. Ata janė illuminatėt obskurė tė vendit tim. Nė pėrbetim tė fshehtė. Okultė tė dritės sė errėt. Me kodet e tyre. Alfabet tė veēantė. Me kushedi ē’graal qė frymėzon kryqėzatat e tyre tė gjithkohshme. Qė kushedi nga ē’shenjtor enigmatik i sektit Zarbian u pėrdor nė darkėn e fundit tė protozarbove. Themeluesve tė sektit. Ata janė tempullarėt e vendit tim. Kot thonė pėr ne qė jemi anarkikė. Ne kemi Zarbizmin mė tė organizuar nė botė. Mė tė disiplinuar. Mė teutonikun. Mė efiēientin. Perpetum mobile me rendiment 100%! Qė e ēan rrugėn e historisė me harbutėri nė dorė.

Se Zarbot kėshtu duhen parė, kolektivisht. Se bash mu kėtu bėhet gabimi i parė dhe themelor kur merremi me ta. I trajtojmė individualisht. Kur si individė ata janė tejet tė zakonshėm. Me ndryshime statistikisht tė pranueshme nga pjesa tjetėr e gjindjes. Ata nuk janė outliers. Nė shpėrndarjen standarte normale ata nuk gjenden andej nga periferitė e mosgjėsė dhe bishtat e skajshėm. Janė bash nė krye tė vendit. Bėjnė kokėn e bishės, jo bishtin. Individualisht zarbo-llėkun e kanė si virus nė inkubacion. Qė dyfishon ADN-nė e vet pa u pikasur. Duke ngrėnė lėndėn e fisme. Duke zbėrthyer fisnikėrinė nė elemente tė thjeshtė. Si psh, besėn, sinqeritetin, qashtėrsinė, vetmohimin. Dhe duke i shfytyruar dhe riorganizuar kėto nė mėnyrė zarbiane. Nė njė metabolizėm tė pabesė, sui generis, qė quhet bjerrje e vlerave. Qė ndryshon shenjėn para vlerave; plusin e bėn minus. Dhe prodhon antivlerė.

Pra mos iu trembni Zarbos kur ėshtė vetėm. Si evgjitit. I vetėm ul kokėn Zarboja. Por njeri tjetrin ata e nuhasin edhe me milje larg. Si peshkaqeni gjakun nė oqean. Aty viruset zgjohen nga inkubacioni. Makineria fillon ritualin e vjetėr pėrbashkues. Shqisa e tyre e gjashtė u ngrihet si bri antene mbi kokat. Si je, a je, ku je, Zarbo vėllai. U bė kohė pa u parė. Fisnikėria sikur po e merr veten. Me tituj e pa tituj. Sidomos ajo pa tituj. Ata shpirtrat e mėdhenj, ato mendjet e lira sikur janė shtuar ca si shumė. Po na zėnė frymėn. Po na marrin ajrin. Po zaptojnė kėtė vend qė ėshtė yni me teskerč dhe tapi. Ėshtė koha tė bėjmė Plenum. Kongres tė jashtėzakonshėm. Miting. Protestė. Ēfarėdoqoftė. Nė Parlament, nė ministri, nė Universitet. Zarbo tė tė gjitha dikastereve, bashkohuni! Zarbo tė bazės, mos flini gjumė! Tė prodhojmė kaos tė organizuar. Tė vetorganizohemi sipas adetit. Tė bėjmė atė qė nuk bėn dot Zarbua francez, anglez, italian, amerikan…. Tė kalojmė masėn kritike. Nga sasi tė bėhemi cilėsi. Zarbo shqiptar, or tungjatjeta…. Qė merr vendime. Mpreh shpata. Fanar ndriēues pėr Zarbot e gjithė botės. Kėshtjellė e pamposhtur zarbiste nė brigjet e Adriatikut. Fill i kuq, blu, i verdhė, i tė gjitha ngjyrave, qė bashkon sistemet dhe regjimet e kėtij vendi. Pa dallim shekujsh dhe formacioni ekonomiko-shoqėror. Qė nga Aleksandri i Madh. Bar i keq mbi lėndinat e njoma. Ferra mbi manushaqe. Le ti kėndojė poeti manshaqes. I rroftė poeti asaj! I rroftė zurnaja. Tralalaja. Ne jemi ferra qė s’na ēan dot kush. Kaēakėt tanė u bėnė heronj. Presin jo nė pragje dyersh, por mbi podiume. Monumente ferrorė. Tė hekurt pra! Tė ēeliktė. Si uniteti ynė. Si mishi me thoin, si Zarbua me Zarbon. Me njė mision, me njė qėllim…. Ne jemi nga soji gjėmbaē qė farat na i merr era si parashutiste, si desante ajrore. I shpėrndan gjithandej. Fara jonė mund tė rrijė me vite fshehur nė tokė. Me pėrbetim tė heshtur. Resilient. Si qeliza tė fjetura terrori. Si sėmundje e butė. Metastazė pa zė. Infektuar tokėn gjithandej. Tė gatshme tė shpėrthejnė kur tė thirren, tė mobilizohen. Atdheu zarbian nė rrezik! Tė gatshme tė kaplojnė ēdo milimetėr, nė ēdo kohė. Duke sfiduar ēdo herbicid e prashitje. Duke dekurajuar edhe kopshtarin mė tė mirė. Qė flak shatin duke mallkuar. Duke shkelur mbi lot trėndafilash. Pezme manushaqesh bukuroshe. Duke ikur gjithnjė me mllef. Me pak infeksion Zarboje edhe ai (po fjete me qenin, zgjohesh me pleshta). I lehtė infeksioni, no problem pėr antitrupat. Por prapė infeksion. Me simptomėn rėnkuese-mallkuese. O kopėsht, tė kam dhjerė, s’tė mora vesh njė herė….

Ndėrsa Zarbot zbardhin dhėmbėt si hiena. Se Zarbot nuk dinė tė qeshin. Ashtu si nuk dinė as tė qajnė. I ke o hiena, o krokodilė.

--------------------------------


  Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.