Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)
binjake monozigote por jo identike
Cod. A11012007
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pra,cdo ovocit fekondohet vetem nga nje spermatozoid (kush pyet po si ka mundesi qe kemi 2 binjake homozigote,i them qe me pas zigota gjate blastocistit ndahet ne 2 dhoma qe formojne 2 femije,kurse per ato qe pyesin per binjaket heterozigote u them qe jane 2 ovocite qe prodhohen nga vezoret e femres dhe qe te dyja jane fekonduar...
si shpjegohet dhe cfar ka arritur shkenca te zbuloj ne lindje me deshtimet natyrale (ose si ta them kur femija vdes gjat formimit)?????????
shkaqet e aborteve
Cod. A12012007
deshtimet mund te ndodhin si pasoje e nje demi nga nena ose e nje demi te brendshem tek femija.
demtime nga jashte mund te jene aksidentet qe mund te cojne ne trauma direkte mbi zonen ku qendron fetusi dhe te shkaktoje hemoragji qe mund te cojne brenda pak kohesh ne nje vdekje te fetusit si dhe vendosje ne rrezik te jetes se nenes se tij.
mund te ndodhe ne raste hemoragjish te nenes per arsye te ndryshme si psh koagulopati.
ka raste qe mund te provokohet me ane te teknikave te ndryshme (kjo me deshire te nenes).ky, me shume, eshte rasti i atyre qe kane mbetur shtatzene "gabimisht".
po ashtu mund te kemi abort spontan kur femija ka vdekur ne uterus dhe nxirret ne menyre spontane.vdekja mund te vije per pasoja te ndryshme: kam lexuar per raste qe femijes i perdrydhet kordoni ombelikal (ai qe lidh kerthizen e femijes me placenten) rreth trupit ose qafes dhe con ne nje hipoksi dhe mund te coje ne vdekjen e femijes ne uterus. mundesi tjeter mund te jene probleme me kordonin ombelikal vete nese ky peson nje ngushtim ose bllokim qe do te conte ne nje ulje te qarkullimit te gjakut (dhe hipoksi) si dhe nje mbledhje te materialeve qe fetusi normalisht ja kalon nenes per ti hequr.
tek vdekjet spontane te femijeve (qe shoqerohen me abortin spontan),mund te permend rastet e nje mosrritjeje normale te trurit (ne pergjithsi jane te nje grade shume te avancuar keto raste.ka raste qe jane nenat ato qe kerkojne abortin kur shohin nje grade te avancuar te nje semundje neurologjike tek femija.me ka qelluar nje autopsi e nje femije te abortuar qe e kishte deshtuar nena per nje arsye te tille) ose te organeve si zemra qe cojne shume ne nje vdekje te fetusit.
dhe ne fund,ashtu si edhe ne shume semundje te tjera,ka gjithmone raste qe nuk kuptohet se nga se mund ti ndodhe vdekja.
keto di une si arsye...nuk di me saktesi se sa eshte ne gjendje nje abuzim substancash qe te shkaktoje abort (probleme neurologjike dihet qe le tek femija por nuk di se sa eshte % per abortet)...
nese dikush mund te shtoje me teper eshte i lutur ta beje...
13 foto nga shtatzania
Cod. B05022007
per kenaqesine e te gjitha nenave dhe atyre qe do behen nena, do te paraqis pak nga pak 13 foto te marra nga nje sit italian qe paraqesin fazat kryesore te femijes qe nga momenti i formimit te zigotes e deri ne fund te shtatzanise...
kur i kam pare,me te vertete qe jam mahnitur...kam pare edhe shume foto te tjera por keto ishin shume te goditura...pas ketyre ndoshta shtoj edhe ndonje tjeter por keto 13 ishin te vecanta
foto 1 : pika e bashkimit
Cod. A05022007
Momenti i futjes se spermatozoideve.Sapo futet i pari,e gjithe siperfaqa i nenshtrohet nje depolarizimi qe bllokon futjen e spermatozoideve te tjere...
Bashkimi i 2 gameteve,spermatozoidit dhe vezes,formojne ate qelize qe do i jape jete nje individi ne te ardhmen.Pra,formohet ajo qe quhet zigote.spermatozoidet,te leshuar bashke me lengun seminal,shkojne nga 40-120 milion/ml. Pasi leshohen ne vagine,levizin me nje shpejtesi rreth 2-3 mm/min dhe u duhet te pershkojne nje rruge rreth 100-150 mm deri tek tubat e Fallopit ku do te ndodhe edhe bashkimi.
Nje kuriozitet qe kam lexuar eshte ai qe deri ne shekullin e 19 mendohej qe individi ishte i kompletuar brenda spermatozoidit dhe se thjesht rritej ne dimensione ne brendesi te vezes,dicka qe doli qe ishte gabim
vazhdojme...
foto 2: per nje grusht qeliza me shume
Cod. A06022007
Ajo qe filloi me bashkimin e 2 gameteve,vazhdon me ndarjet e njepasnjeshme duke u shtuar ne numer dhe ne kompleksitet.Zigota ndahet ne 2,pastaj 4,8 e keshtu ne vazhdim.deri ne 8 qeliza jane te gjitha njelloj (staminalet totipotente) prej te cilave mund te filloje cdo qelize e trupit. Per 9 muaj ai grumbull do rritet rreth 200 miliarde here.
Pas 4 ditesh nga fekondimi jemi ne 16 qeliza (blastomeret) dhe quhet morule (foto qe shihni), qe akoma nuk jane vendosur ne uterus.Kjo gje ndodh ne diten e 6. Ne diten e 14 morula do marre emrin e blastules qe eshte e perbere nga rreth 100-150 qeliza.
Vazhdojme ndarje pas ndarjeje :p
Pershtypja: no comment...!
tjetreeen..
foto 3: lidhur me nje kordon
Cod. A09022007
U bene 6 jave qe nga fekondimi dhe embrioni tani qendron ne ate leng amniotik qe e mbron. Eshte i lidhur me placenten me ane te nje kordoni qe quhet kordoni ombelikal (shpresoj qe te jete i njejti term ne shqip) dhe me ane te tij merr oksigjenin dhe te gjithe ushqimet qe i nevojiten per te zhvilluar,si dhe largon anidridin e karbonit dhe mbetjet e metabolizmit te vet. Placenta i lejon kalimin e molekulave te vogla por nuk lejon qe te kalojne ato me te medhate sic jane ato te gjakut,dhe kjo gje eshte themelore per mbrojtjen e embrionit. Kjo gje mund te kuptohet me mire nese mendojme rastin e nje femije qe ka grupin e gjakut ndryshe nga nena e vet . Nese nuk do te ishte kjo mbrojtje do kishim nje aktivizim te sistemit imunitar te nenes qe do ta konsideronte si dicka "te huaj" per organizmin e vet. Ne kete moment embrioni eshte nga 13 deri ne 22 milimetra i gjate. Eshte koha qe fillojne te formohen edhe gishtat e duarve dhe te kembeve...ju kujtohet procesi?Nje proces i autoprogramuar vdekjeje qelizore qe quhej apoptoze qe ne fund do beje qe gishtat te ndahen njeri nga tjetri.
Per me teper informacione,shikoni edhe postimet:
- si eshte e mundur qe nena nuk e konsideron te huaj embrionin (Cod. A 12042006)
-disa terma qe mund te ngaterrohen(3) (Cod. A 12032005)
vazhdojme...
foto 4 : nje gram jete
Cod. A10022007
java e 8 e shtatzanise dhe fillojne te formohet trupi dhe gjymtyret.edhe syte jane te dukshem ne keto momente. ne keto momente behet kalimi nga faza emrionale ne ate fetale. fetusi ne keto momente eshte ne gjendje ti pergjigjet stimujve rreth gojes duke levizur muskujt e qafes si dhe duke levizur pak koken...kjo gje tregon qe edhe nervat jane ne ne nje faze goxha te mire zhvillimi dhe se sistemi nervor ka filluar te punoje.
ka filluar edhe formimi i organeve qe eshte i rendesishem edhe per rritjen ne dimensione.
po shihni 23 milimetra perfeksion me peshe 1 gram qe qendron ne brendesi te barkut te nenes
e pabesueshme
vazhdojme ne kete udhetim...
foto 5 : gugu
Cod. A11022007
i kapur pas kordonit ombelikal,fetusi rritet dhe arrin deri ne 6 cm gjatesi dhe rreth 20 gram diku rreth javes se 12 dhe 15.tani fetusi fillon te levize krahet dhe kembet ne placenten qe eshte zhvilluar plotesisht.syte jane formuar por qepallat akoma jane te mbyllura.ne brendesi te barkut te nenes fetusi eshte i rrethuar nga nje erresire totale edhe pse mendohet se mund te arrije te dalloje ndryshimet e ndricimit qe vijne nga jashte.disa eksperimente kane treguar qe nese i drejtohet drite te forte ne barkun e nenes,fetusi shqetesohet dhe rriten pulsimet rreth 15 here me teper ne minut.
degjoni pak te rrahurat e zemres se nje femije ne javen e 12 :
http://www.focus.it/fileflash/suoni...12settimane.wav
Sa inetersante ,uaaaa si i rrihte zemra bebit vogel 3 muajshe sa e teme e bukur e.
Kjo me te vertete eshte nje dicka madhore. Kur e mendon se si krijohet qenja njerezore nga nje qelize e vetme qe e ka zanafillen ne nje pjese pothuajse te panjohur ne zhargonin e perditshem ne organizmin e njeriut.
Duke filluar ketu nga formimi i qelizave Leydig (vendi ku prodhohet testosteroni) krijimi i qelizes spermatozomale e deri tek pllenimi i suksesshem i vezes per nje shtatzani te suksesshme.
Mgjse nuk jam i specializuar ne kete profil, do te mundohen qe te sjell dicka nga njohurite e mia rreth ketij fenomeni te paperseritshem dhe te pakrahasueshem me asgje tjeter.
Fusha e Gjinekologjise nuk eshte profili im, por gjithesesi do te mundohem te sjell dicka interesante per te ilustruar sadopak figurat e sjella ketu nga zoteria/zonje/zonjusha (ngaqe se di cfare je) NS_6.
foto 6 : hajd vazhdojme me kockat
Cod. A13022007
shkodranforever2005,une jam cun nuk jam gjinekolog kshu qe gjerat qe shkruaj ketu jane te marra nga site te ndryshme dhe nga ato qe me kane shpjeguar neper leksione...normalisht qe eshte edhe konsultimi i librave qe nuk mund te lihet menjane
shpresoj te te shoh se shpejti me ndonje shkrim te bukur ne kete zone (dhe ne te tjera)
ku e lame?ah,po....ky daci po mbush muajin e trete
ne fund te trimestrit te pare dhe ne fillim te te dytit fetusi nuk mund te jetoje akoma ne menyre autonome por gjithsesi ka zhvilluar sistemet dhe funksionet me te avancuara.
kicat (dhembet e vegjel ) kane filluar te formohen ne brendesi te mishit te dhembeve,fillojne te rriten njonjt (nje prerese thonjsh ju lutem ),kockat e kafazit te kraharorit dhe te shpines kurrizore kane filluar procesin e kockezimit qe ben qe kerci te kthehet ne kocke.
ne kete figure (na e ka bo per inot kusari se na ka kthy kurrizin ) kockat me te forta jane ato me ngjyre te verdhe dhe te plote,qe gjithsesi duken qe akoma jane te palidhura njera me tjetren.tani,tamam tamam lidhja mes tyre ekziston por eshte akoma kerrc dhe nuk eshte i dukshem...pesha?200 gram
vazhdojme...
foto 7: rradha e qimeve
Cod. B20022007
ne javen e 19 fetusi eshte mbuluar nga nje push (beh,kjo fjale me duket me e pershtatshmja per ate qe dua te them...dmth nje shtrese me qime te holla,te shkurtra dhe te buta) i dendur qe do zhduket para lindjes.do mbetet vetem ajo qe mbulon koken,aty ku formohen edhe floket.dmth ajo pjesa e pushit ne fytyre do zhduket,hiq ketu ato pak zona ku do formohen vetullat (shihni pak se sa perhapje ka tek fetusi )
ka femije qe kane me shume floke se te tjeret.kjo vjen per shkak se gjate muajit te 6 te shtatzanise fillojne te formohen rrenjet e flokeve,dhe dalja e flokeve ndodh gjate muajit te 7.cikli i jetes se ketyre flokeve mbaron per te gjithe ne te njejten kohe dhe te gjithe floket bien ne te njejten kohe.nese kjo gje ndodh kur eshte akoma ne bark te nenes,femija lind qiros () perndryshe floket e tij do te jene te trashe.gjithsesi keto ndryshime jane me baza gjenetike.
ky ktu ka me perdor briskun shpejt me sa shof una
te lumte
NS-6 TE FALENDEROJ NGA ZEMRA PER KETE TEME.NUK E KE IDENE SE CFARE EMOCIONESH ME KE SHKAKTUAR.......
MEGJITHESE UNE TANI MUND TE THEM QE JAM NJE E STAZHIONUAR NE KETO PUNE PASI JAM MAMAJA E DY FEMIJEVE TE MREKULLUESHEM QE JANE TANI VETE JETA IME QE ME KANE PLOTESUAR E M'I KANE DHENE KUPTIM TE VERTETE CDO CASTI TE DITEVE TE MIJA,,SERISHT NDJEHEM E MREKULLUAR NGA ZOTI E NATYRA QE KRIJUAN KETE PROCES KU NJE JETE TE LIDD NGA VETJA NJE TJETER..........!!!!!!!!!!!
ej me rrenqethe trupin
NE VAZHDIM--AJO QE ASNJE SHKENCE NUK MUND TE STUDIOJE ,FILMOJE APO FOTOGRAFOJE ESHTE FILLIMISHT NDJENJA E PA PERSHKRUESHME QE NDJEN NJE NENE KUR ER HERE TE PARE DEGJON RRAHJEN E LEVIZJEN E PARE TE JETES SE EMBRIONIT TE VOCKEL QE GJENDET TASHME BRENDA SAJ....
NUK KA FJALE TE TREGOJE SE SI AI RITET PER RRETH 9MUAJ BRENDA TEJE E ESHTE KUDO ME TY--1 TRUP I VETEM E 2 SHPIRTERA KUDO SE BASHKU...
MBASI TE PERSHKRUASH TI TE GJITHA ETAPAR SHKENCORE TE RRITJES E ZHVILLIMIT TE EMRIONIT DREJT KRIJIMT TE NJE FOSHNJE DO T'JU FLAS PER EMOCIONET E PERJETIMET E MREKULLUESHME QE PERJETOHEN NE CASTIN KUR NDJEN KLITHMEN E PARE...
TE FALENDEROJ NGA ZEMRA PER KETE TEME TE KAM SHUME XHAN QE SHKAKTOVE TEK UNE KETO EMOCIONE--FALEMINDERIT
lubi,te falenderoj per fjalet e mira!eshte nje kenaqesi nga ana ime
foto 8 : ca ftyre ky tipi
Cod. A23022007
fytyra e fetusit formohet shpejt.qe ne diten e 25 pas fekondimit fillojne te duken format e para,3 dalje qe quhen harqet brakiale.jane keto qe do formojne ballin,fytyren dhe fytin.vetem pas 6-7 javesh fytyra do marre formen taman te nje njeriu dhe para trimestrit te fundit te shtatzanise do marre edhe karakteristikat me te imta te fytyres se njeriut.
ky fetus eshte ne javen e 20,eshte i gjate 19 cm dhe peshon 500 gram (e ngre grepi akoma )...dhe ketu jemi ne gjysem te udhetimit
foto 9: foli qy
Cod. B24022007
Duke filluar qe nga muaji i 6 fillojne te regjistrohen reaksione nga ana e fetusit kundrejt stimujve te zerit qe vijne rreth e qark; fluksi i rregullt i gjakut te nenes,te rrahurat e zemres dhe zeri i nenes e shoqerojne gjate gjithe kohes se qendreses ne bark te saj. Por jo vetem kaq.nese nga jashte vijne zhurma te forta,i vogli reagon me nje shtim te te rrahurave te zemres dhe levizje te kembeve dhe kraheve (fillojne shkelmat tani ).Po ashtu i vogli eshte i ndjeshem ndaj muzikes: asgje nuk e qeteson me teper se e kenduara e nenes se vet dhe degjimi i nje pjese klasike nga Mozarti ose Vivaldi...nese keni mall per te ndier shkelma serish,hiqni diskun e Vivaldit dhe vendosni diskun e Prodigy ose Iron Maiden
Ilacet kundra shtatezanise - birth control pills
Pershendetje,
Kam dy pyetje:
1. Pas sa kohe, pas ndalimit te ilaceve kundra shtatesanise, mund te mbetet femra shtatezene? Duke mos marre parasysh faktin qe edhe gjate marrjes se ilaceve ka 1% shans qe femra mund te mbetet shatezene.
2. Ka efekt negativ nese ndalon/rifillon ilacet kundra shtatezanise shpesh? Psh. i merr per 4-5 muaj, ndalon per 2-3 muaj etj?
Perdorimi :Ortho tri cyclen lo
Ju falenderoj per informacionin qe mund te me jepni.
pergjigje e pjesshme mbi kontraceptivet
Cod. C28022007
personalisht nuk di te te jap nje pergjigje te plote mbi ate qe po pyet per faktin se nuk ja di farmakokinetiken e ketyre ilaceve (dmth jetgjatesine,dozat).mund te te them dicka me teper per mifopristonin qe eshte nje antiprogjestinik qe eshte ne gjendje te ndale ovulimin nese jepet ne fazen e fundit para ovulimit dhe ka nje jetegjatesi rreth 21 ore qe do te thote qe efekti i tij mbaron pas 21 oresh*. pas mbarimit te efektit gjerat kthehen sic ishin,gje qe do te thote qe gjithsesi nje ovulim i mundshem mund te ndodhi ne ciklin tjeter.
per te tjeret,nuk di cte them ne menyre specifike por duhet pare se sa e kane kohen e veprimit sepse ne baze te saj varet edhe efekti qe kane ato mbi ciklin e femres.gjithsesi,duke qene se pilulat orale (nje perzierje estrogjeni me progresteron ose ose vetem progresteron) jepen per 21 dite dhe pastaj ndalen per 7 dit (sapo ndalet marrja e kontraceptivit,mungesa e progesteronit shkakton mestruacionet) do te thote qe ne fillim te ciklit te ri mundesia per te ngelur shtatzene nese nuk i rimerr eshte njelloj si e nje femre qe nuk perdor kontraceptive...
gjithsesi,per momentin nuk mund te them me teper, ne menyre me specifike...nese ndokush mund te shtoje me teper eshte i lutur ta beje...
* "Farmakologjia" (Rang-Dale),f.498-499
foto 10: mashkull apo femer?
Cod. A03032007
Qe ne muajit e 4 dallohet seksi qe ka femija.Gjenitalet e jashtme behen te dukshem dhe dallohen nga ekografia. Ky fetus qe ka mberritur ne javen e 22,peshon 650 gram dhe eshte 21 cm i gjate nga koka deri ne kocken e fundit te shtylles kurrizore. Ne kete faze te rritjes,levizjet e fetusit ndihen mire nga nena. Po ashtu fetusi meson edhe tekniken qe do ta beje te thithe gjoksin e nenes kur te linde: Fillon te thithe gishtin e madh te dores :p.
Me vone,gati ne afersi te fundit te shtatzanise,fetusi leviz gojen ne menyre te rregullt cdo 10-20 sekonda,edhe ne fazat e gjumit te rende: Vazhdon faza e stervitjes...
Ketij ketu ne foto i duket bibilushi,kshu qe eshte mashkull
Ore ju seksioni Mjeksia si jeni mire?
Nje pyetje kam une.
u cudita para disa dites kur pashe ne TV .Kishte lindur nje femije sa nje Stilolaps dhe peshonte vetem 250 gram.
Si ka mundesi kjo gje?
E zot, ca spo ndodh....
Citim:
Po citoj ato qė tha Eric Darven
Ore ju seksioni Mjeksia si jeni mire?
Nje pyetje kam une.
u cudita para disa dites kur pashe ne TV .Kishte lindur nje femije sa nje Stilolaps dhe peshonte vetem 250 gram.
Si ka mundesi kjo gje?
E zot, ca spo ndodh....
Eh mire...Fol po deshe.....
hap syte dreqe...kan ardh kohe te veshtira.....
ps,e kishte kemben pak me te madhe se nje thua.
E pashe dhe une. Ishte rast i rralle tha TV se zakonisht nuk mbijetojne ne ate stad. Nuk mbaj mend sa ishte, me duket se 5 muaj.
Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
Sa inetersante ,uaaaa si i rrihte zemra bebit vogel 3 muajshe sa e teme e bukur e.
E mbajten gjalle me tubazione por vdic, aq me duket se ishte, 5 muajsh ....aman se fajin e ka teknollogjia nga njera ana e ndihmon njeriun, dhe nga ana tjeter e turturon...
me ato qe lexova ne gazete kishte qene faji i nenes qe nuk kishte pranuar te bente nje analize me teper (nje rezonance magnetike i kishin kerkuar) pasi qe ekografia kishte hedhur dyshime mbi nje problem me ezofagun.ajo nuk kishte pranuar te bente analizen dhe kishte kerkuar te abortonte.por me pas,kur e kishin nxjerre fetusin,ishte pare qe nuk kishte pasur asnje anomali ne zhvillim dhe tentuan ta mbanin ne jete por nje femije qe lind ne nje faze 5 muajshe eshte pothuajse e pamundur qe te mbijetoje
foto 11 : rreth fundit te udhetimit
Cod. A11032007
ekografia eshte nje nder teknikat e diagnozes qe bazohet ne ultratingujt dhe perdoret per te pare ne brendesi te trupit te njeriut dhe ne rastin e nje shtatzanie,brenda ne uterus.ekografia 2D lejon te shikohet brenda sikur te ishte nje prerje.ajo 3D lejon te shihet me mire se cfare ndodh ne brendesi te barkut te nenes.
ketu shihet nje fetus ne javen e 27 qe eshte pozicionuar per lindje i pare ne nje rezonance magnetike: pas javes se 28 fetusi mund te duroje nje lindje para kohe.
por cfare mund te thuhet per nje pamje 4D ekografie?
vazhdon...
foto 12 : pamjet e para
Cod. A14032007
pamjet ne 4D jane me te vertete fiksim fare sepse te lejojne te shohesh fetusin duke levizur ne barkun e nenes dhe me nje version 3D plus levizjet moment per moment (4D).mund te shihet femija duke levizur duart,duke thithur gishtin dhe duke luajtur me kordonin ombelikal .pamja me e mire mund te shihet pas javes se 25,kur fetusi eshte i dimensioneve te mesme.
tek National Geographic Channel ka pase nje program qe quhej "in the womb" dhe qe jepte rritjen e femijes gjate 9 muajve te shtatzanise dhe nder te tjera permendte edhe kete metode dhe jepte edhe filmime se si dukej femija ne 4D...imazhe spektakolare qe te habisin kur mendon qe gjithcka kryhet me ane te ekografise dhe nje perpunimi te sinjaleve qe merren
per nje preview te atij dokumentari ju paraqes linkun :
http://channel.nationalgeographic.c...al/preview.html
dhe per me teper ju ftoj ti hidhni nje sy aktiviteteve te lodhshme te ketij dacit :
http://www.focus.it/fileflash/filmati/cheprurito.mpeg
http://www.focus.it/fileflash/filma...strettiqui.mpeg
http://www.focus.it/fileflash/filmati/ciaomamma.mpeg
Video: © Philips Medical Systems
pergatituni per pamjen e fundit te ketij koleksioni...
foto 13 : shenja e horoskopit: peshqit
Cod. A28032007
ne kete foto shihni si duken ne rrezet X,trupat e 2 binjakeve ne javen e 30.sic mund te shihni dallohet skeleti i tyre (me ngjyren blu) si dhe ai ai i nenes (ngjyre e kuqe dhe e verdhe). lindjet me binjake jane rreth 1% dhe binjaket ndahen ne binjake monozigote ose identike dhe ato dizigote ose jo identike.te paret e kane prejardhjen nga e njejta veze qe fekondohet nga nje spermatozo,ndersa ne rastin e dyte kemi 2 veze te ndryshme qe fekondohen nga 2 spermatozo te ndryshem.nese dizigotet ngjajne aq sa ngjajne 2 vellezer normal,monozigotet kane te njejtin material gjenetik.
keto ishin 13 fotot qe gjeta dhe qe mu duken shume interesante.ne te ardhmen shpresoj qe te vendos foto te tjera
E pashe videon te siti qe na ofrove, shume interesante!
Ns6, Urime per informacionin e mrekullueshem qe na ofrove ne kete teme.
plotesim per pyetjen rreth kontraceptiveve
Cod. C05042007
shtoj dicka me teper per punen e kontraceptiveve qe u pyet me para.
sic thashe kontraceptivet orale merreshin per 21 dite rresht dhe pastaj ndaloheshin per 7 dit dhe pastaj rifilloheshin serish.fakti qe merren per 21 dit ne menyre te vazhdueshme tregon qe efekti i tyre eshte shume i shkurter ne kohe dhe kerkohet qe here pas here te jepet doza qe te mos humbet efekti ne kohe.
ajo qe lexova te re ishte qe nese femra nuk e merr contraceptivin brenda 36 oresh (ne rastet kur harron ta marre nje dite psh) atehere efekti i tyre per kohen qe mbetet nuk eshte me i sigurte dhe femra mund te mbetet shtatzene.gjate kohes qe mbetet nga ai cikel duhet te perdoren mjete te tjera parandalimi si psh perdorimi i prezervativit nga ana e partnerit.por ajo gje qe me habiti me teper eshte qe gjithsesi 1% e femrave qe perdorin kontraceptive mbeten shtatzene...dhe te mendosh qe jemi duke fol per nje kohe qe fillon nga dita e 14 kur leshohet veza nga vezoret.pra gjithsesi 1% e femrave nuk eshte pak nese mendohet edhe se ca numri merr keto kontraceptive.
per pjesen e dyte te pyetjes se meparshme akoma nuk kam nje pergjigje te sigurte keshtu qe, per momentin, ndalem deri ne kete pike qe kam fakte
Ns6, nje pyetje te vogel rreth ketyre kontraceptive qe ke permendur.
Po neqoftese femra eshte duke marre kontraceptive dhe njekohesisht per nje jave i duhet te marre antibiotik, a duhet shtuar doza e kontraceptivit?
Kam lexuar se antibiotiku e ul veprimtarine e kontraceptivit.Si duhet vepruar? A mendon se varet nga lloji i kontraceptivit, sepse ka contraceptiv qe kane funksion per ruajtjen nga shtatzania, dhe ka te tjere qe ndihmojne per rregullim cikli dhe ngeljen shtatzane???
Isra,per kete gje nuk di dicka te sigurte per momentin por do mundohem te informohem.atje ku lexova informacionin e mesiperm nuk permendte ndonje gje ne lidhje me kete gje.shpresoj te kem ndonje pergjigje se shpejti...gjithmone nese ndokush nuk jep nje pergjigje rreth ceshtjes para meje
shtim (i pjesshem) per pyetjen e mesiperm te Isres
Cod. B09042007
ok,per momentin nje shtese te vogel rreth asaj qe permendi Isra,por qe nuk eshte pergjigje definitive...gjithsesi,me mire se asgje
ajo qe ka permend Isra,qendron plotesisht dhe pikat ku mund te nderhynin antibiotiket ishte ne thithjen e kontraceptiveve ne zorre (ilace si ampicilina psh mund ta ulnin thithjen e kontraceptiveve ne zorre) si dhe ne fuqizimin e proceseve te shkaterrimit te kontraceptiveve (barbituret,rifampicina (kjo perdoret ne terapine kundra tuberkolozit),karbamazepina,etj mund te fuqizojne keto procese).
keto nderhyrje mund te cojne qe femra te mbetet shtatzene edhe pse merr kontraceptivet.
burimi i informacionit qe sapo shkruajta eshte libri "gjinekologjia dhe ostetrika"(edicioni i dyte) i Alba,fq.29 . gjithsesi ne kete liber nuk eshte permendur gje nese duhet shtuar doza e kontraceptiveve dhe per kete gje me duhet te kerkoj me teper
Ns6
Flm per infon, mos kerko me tej, mjafton pergjigja qe dhe.
shtatezania
a mund te pengoje mishi i huaj ne miter per te ngelur shtatezene? po kur ai eshte jashte saj a behet pengese, paraqet ndonje problem?
Pershendetje Kacurelja,
Pyetja tuaj me shtoi interes dhe shpenzova pak kohe te lexoja reth kesaj per te shuar kuriozitetin tuaj por gjithashtu edhe timin. Shpresoj qe dikush ketu te kete me shume njohuri reth embrionologjise. I bej thirje NS-6, Anes ose Amor per te dhene disa informacione.
A po flasim per termin qe ne anglisht quhet endometriosis?
Faleminderit Enigme! Uroj qe te jeni mire!
Ne anglisht nuk e di se si mund te quhet, por ne gjuhen mjeksore (gjinekologji) ajo cilesohet si "fibromyome", ose te shprehem ndoshta me qarte uterusi me nje nodus fibromatoz anterior afer istmusit. Shpresoj qe te me kuptoni! Faleminderit kushdo qe te me tregoje edhe gjene me te vogel. Gjithe te mirat!
pasojat e nje fibrome ne shtatzani
Cod. A06052007
fibromat mund te ndikojne ne mundesine e nje shtatzanie kur jane te formuara ne afersi te daljeve te tubave uterin (cepat e bazes se uterusit qe mund ti shihni ne figure) sepse ne kete menyre nuk lejojne nje fekondim te vezes.
nje fibrome po ashtu mund te ndikoje ne ecurine e nje shtatzanie sepse mund te ndodhi qe te kete nje shkeputje te placentes prej saj ose si pasoje e efekteve qe ka ne muskulaturen e uterusit si dhe qarkullimit te gjakut.ne te dy keto raste mund te kete abort.
gjithsesi,me sa di une,jo te gjitha fibromat kane keto efekte sepse varet nga dimensionet dhe nga pozicioni i tyre,por nuk duhet te nenvleresohet efekti i tyre,te cilitdo dimension qofshin dhe ne cilindo pozicion.
pershendetje
NS-6 je shume i mire, faleminderit!
te pyes dhe per nje gje? po nqs fibroma ndodhet jashte mitre (jashte mureve te uterusit) pengon qe nje femer te ngelet shtatzene? a mund te shkaktoje vonese ne ngjizje?
do te pengonte nese eshte e atyre dimensioneve qe do te shtypte mbi tubat uterin deri ne ate pike sa ti bllokonte sepse keshtu nuk do arrihej fekondimi nga ana e spermatozoideve! kjo eshte me frekuentja me sa di une!
hi
pershendetje dhe pergezime!!
un jam nje forumiste e pergjithshme dhe nje ndryshim ne jeten time u be shkas te gjej juve. ju pergezoj per temat dhe nivelin e larte te njohurive dhe shpalosjen e tyre ketu ne menyre qe ti pervetesojme dhe ne qe si perkasim fushes se mjekesise.
jam dhe shpresoj te jem ne hapat e para te nje shtatsanie. se shpejt do i drejtohem nje doktori, por ajo qe me shqeteson shume eshte kujt? gjithsesi ne temen tuaj po shkruaj per nje arsye tjeter. meqenese tema titullohet shtatzania do kisha deshire dhe nevoje te dija shume per cdo gje qe lidhet me shtazanine qe nga nderprerja e pare e mestruacioneve e deri ne momentin e fundit, meqenese kam mungese te personave me kete eksperience dhe nderkohe punoj dhe nuk kam kohe te komunikoj por dhe sepse skam besim ne opinionin e thjeshte te shoqes, motres apo vjerres,,,nese me ndihmoni me nje titull libri, apo site qe flet per sa i perket me siper. cfare eshte normale ne keto dite dhe cfare jo. a dhe nje gje tjeter. kam degjuar per emisione qe shpjegohen por un nuk kam zemer te shoh prandaj deshiroj me shume te lexoj. nderkohe meqenese sapo ju njoha me vone do konsumoj dhe keto 10 faqe qe keni shkruar.
ju faleminderit mirepres keshillat tuaja. (29 vjec)
Ns6, je apo sje, ne do te quajme doktor se s'ben:p
Keshtu qe, zahmet e ke, po do na pergjigjesh i cik per pyetjet se jena injoront nga kjo fushe..
Une do deshiroja te dija sesi eliminohet myku.Di ndonje ilac specifik, nese jo, di ndonje site ku mund te lexojme? Sepse kam degjuar qe myku pengon ne ngeljen shtatzane...
Shume falemnderit! Ciaoo
irsa do kerkoj dhe do te dergoj disa te dhene per kete
mundesh dhe vete tekerkosh nepermjet internet ka plot qe shkruajne mbi keto probleme
IRSa une do te keshilloja te beje nje vizite te gynecologique ne komplet
ilacin qe une di per kete eshte TERGYNAN ku eshte nje ilac qe perdoret zakonisht per keto dhoj myke po keshidha e mjekut eshte e domosdoshme
do doja te ndohmoja me ndonje sit po nuk di ndonje sit ne shqip si te jete gjuhe tjeter mund te gjeja ndonje sit ku te lexoje me gjate per kete semundje
dhakri, per cdo problem gjate shtatzanise duhet ti drejtohesh nje gjinekologu i cili pastaj do te vleresoje gjendjen dhe ne rast nevoje do te te drejtoje per analizat e ndryshme.
ne kete teme ideja eshte qe te vendosen informacione rreth shtatzanise qe nga momenti i fekondimit (edhe pak me para) e deri ne momentin qe femija lind edhe nese nuk ndjekin nje rregull kronologjik. keshtu qe shpresoj qe me ndihmen e personave te tjere ketu (sepse vetem nuk do ja arrija kurre), ne te ardhmen do te shohesh te reja te tjera mbi kete ceshtje
per libra mund te konsultosh libra embriologjie dhe gjinekologjie te cilet nderthurin informacione rreth rritjes se fetusit dhe gjendjes se nenes gjate shtatzanise
nje liber embriologjie e ke tek tema e librave falas qe ka hapur Dr_Devil:
http://www.forumihorizont.com/showt...10&pagenumber=2
kurse per liber gjinekologjie nuk di te te keshilloj ndonje ne menyre specifike.mund ti kerkohet Dr_Devil te vendose ndonje liber gjinekologjie qe mendon se eshte i mire.
per sa i perket ISRES...per momentin kom fitu titullin kasap,ma vone te shofim
personalisht nuk di cte te them mbi ndonje ilac qe ka te beje me kete gje keshtu qe me mbetet vetem te pyes. pashe qe atiola do kerkonte dicka mbi kete gje keshtu qe mund te presesh edhe kete gje
Citim:
Po citoj ato qė tha Isra
Ns6, je apo sje, ne do te quajme doktor se s'ben:p
Keshtu qe, zahmet e ke, po do na pergjigjesh i cik per pyetjet se jena injoront nga kjo fushe..
Une do deshiroja te dija sesi eliminohet myku.Di ndonje ilac specifik, nese jo, di ndonje site ku mund te lexojme? Sepse kam degjuar qe myku pengon ne ngeljen shtatzane...
Shume falemnderit! Ciaoo
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.