Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga Cindi datė 16 Maj 2006 - 19:23:

Depresioni

Cod. A16052006

Se pari Depresioni eshte nje semundje serioze dhe duhet trajtuar menjehere. Depresioni eshte nje semundje psiqike qe mund te te shkaterroje jeten, duke prekur cdo aspekt social te jetes tende.

Disa nga simptomat jane keto:

Merzi e zgjatur, urrejtje, tension.

Ulja ose humbja e interesit ne aktivitetet normale

Humbje energjie, ndjenja lodhje edhe pse mungon aktiviteti.

Ndryshim ne menyren e ngrenies, humbja e peshes ose shtimi i peshes.

Ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh veshtiresia per te fjetur, zgjimi heret, ose fjetja e tejzgjatur.

Ndjenja e te qenurit te lodhur gjithmone.

Pa mundesi per te marre vendime, ose pa mundesi per tu perqendruar.

Ndenjat e te qenurit te pavlere, dhe te padobishem, te pa qellim.

Mendimet e vetvrasjes ose vdekjes.

Nese po perjetoni disa nga keto simptoma duhet te flisni me mjekun tuaj sa me pare.



Grate

jane te here te dispozuara per tu bere te depresuara se sa meshkujt. Rreziku me i larte nder seksin femer mund te jete per shkak te ndryshimeve hormonale qe vijne si pasoje e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanise.

Burrat.

Megjithese rreziku nder burra eshte me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund te kaloje pa u diagnozuar. Kjo vjen per faktin se shume burra maskojne semundjen e tyre, me pije alkolike, perdorim drogasg, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe jane 4 here me te dispozuar te vrasin veten se sa femrat.

Te moshuarit.

Personat e moshuar qe humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semuren mund te kalojne ne depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim per ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes ne verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.



Depresioni nuk eshte nje pjese normale e jetes por eshte nje semundje qe duhet kuruar sa me shpjet. Nje nga menyrat e kurimit eshte ajo nepermjet ilaceve anti-depresante. Zakonisht du nga ilacet e keshilluara jane bupropion HCI dhe paroxetine HCI. Shumica e pacienteve mund i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri ne dy jave.

Terapia psiqike eshte nje nga menyrat me efikase per te trajtuar depresionin. Ne kete proces, ka menyra te ndyshme trajtimi.

Piketimi i sjelljeve te pacientit.

Terapi inerpersonale, ku shikohet se si depresioni prek maredheniet e pacientit me te afermit e tij.

Terapia psikodinamike, shikimi i traumave dhe ngjarjeve ne jeten e pacientit qe mund te kene shkakuar depresion.

Terapi grupi, ku pacienti vihet ne grup me paciente te tjere, dhe atje i lejohet te shprehe ndjenjat e tij/saj ose te degjoje deshmi nga ata qe vuajne nga e njejta semundje.


  Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.