Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Kodi i Da Vincit-Nje fyerje ndaj Kishes, apo dicka qe duhet pranuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11731)


Postuar nga Kela datė 29 Maj 2006 - 16:59:

Kodi i Da Vincit-Nje fyerje ndaj Kishes, apo dicka qe duhet pranuar?

Te nderuar miq te forumit,

Desha te mar mendimin tuaj ne lidhje me librin me te shitur dhe me te perfolur ne bote "Kodi i Da Vincit" nga Dan Brown.

Ky eshte libri i shkruajtur ne baze te nje kerkimi shume vjecar te autorit dhe qe kur e lexon te ben te mendosh qe cdo gje mund te jete e vertete. Po nga ana tjeter shume gjera bien ne kundershtim me Biblen dhe me ato qe kemi degjuar nga predikuesit e fese Katolike.

A mendoni qe ky liber eshte thjehtje nje thurje artistike e shkrimtarit, apo mund te jene te vertet gjithe ato fshehje te kishes Katolike ndaj figurave me kryesore te bibles?


Postuar nga GENTI_the_KING datė 29 Maj 2006 - 17:01:

vallaj un e kam lexu para nja tre vitesh , por disa gjera me duken futja kot ,


Postuar nga Kela datė 29 Maj 2006 - 17:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha etniku78?
vallaj un e kam lexu para nja tre vitesh , por disa gjera me duken futja kot ,


Cilat gjera p.sh?


Postuar nga jimmy84 datė 29 Maj 2006 - 17:21:

Booo c`a i ke bere ti vetes? Ta kishe ditur as neper mend nuk do ta coje te hapje tema te tilla. Po cdo ti mi goce me keto herezi, me keto blasfemi, sakrilegje a c`a te te them une tjeter.
Nejse me vjen keq per ty se je edhe goce e mire. Ja edhe pak sa ta shohin dishepujt e forumit se e sheh pastaj. Pyes vetem ku do ta syrgjynosin temen kesaj radhe se Letersia eshte "e zene" .

P.S Shko me vrap te gjesh Ndrion dhe t`i puthesh kryqin qe te shpetosh. Se keq e ke punen.


Postuar nga Kela datė 29 Maj 2006 - 17:36:

Hahahahaha Jimmy

Une jam Katolike dhe besoj ne Zot, por nga ana tjeter jam shume pyetesore dhe per cdo gje dua te di Pse, Si dhe Cfare.

Pasi lexova librin fillova te gjykoj qe edhe Jezus Krishti ne fund te fundit eshte idealizimi i nje mashkulli qe jetoi mijra vite me pare, dhe mund te jete nje gje shume normale qe dhe ai te kishte nje mardhenie me nje femer ashtu si paraqitet ne kete liber me Maria Magdalenen.
Madje mendohet qe ne boten njerezore te sotme mund te kete trashegimtar gjenetik te asaj lidhjeje.

Ky liber po perkthehet ne cdo gjuhe dhe per mendimin tim eshte shume me vend qe anetaret e ketij forumi te japin mendimin e tyre lidhur me te.


Postuar nga jimmy84 datė 29 Maj 2006 - 17:53:

Ti pyet "Pse? Cfare? Si" ? Ti do qe te diskutosh per Kodin???He he he. Keshtu thua ti...po e di ti cfare thone "shtyllat e krishterimit" ketej rrotull? Ja edhe pak se do e mesosh vet. Kush duron...meson.
Nejse une te dola borxhit. Tani s`kam c`te te them me.
Hajde te qofte per mbare tema po mos harro se Krishti te fal....por jo ca e ca qe i dine me mire keto pune.


Postuar nga Kela datė 29 Maj 2006 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha jimmy84
Ti pyet "Pse? Cfare? Si" ? Ti do qe te diskutosh per Kodin???He he he. Keshtu thua ti...po e di ti cfare thone "shtyllat e krishterimit" ketej rrotull? Ja edhe pak se do e mesosh vet. Kush duron...meson.
Nejse une te dola borxhit. Tani s`kam c`te te them me.
Hajde te qofte per mbare tema po mos harro se Krishti te fal....por jo ca e ca qe i dine me mire keto pune.



Flm per paralajmerin Jimmy,

Je kristian i vertete, se ne baze te bibles ne duhet te dime te falim.......

Une po pergatitem qe te flas me ato "shtyllat e Krishterimit" sic i quan ti.


Postuar nga i/e paregjistruar datė 29 Maj 2006 - 19:06:

Mua me ka pelqyer Kodi i Da Vincit, por me i bukur me eshte dukur Angels and Demons. Thriller shume i arritur per mendimin tim.
Me vjen inat qe s'kam arritur akoma te shikoj filmin.

Tani une nuk do thoja qe Kodi duhet "pranuar" po sigurisht qe do e rekomandoja per tu lexuar. Kishes s'ka pse ti duket ofendim sepse libri eshte ne kategorine Fiction, dhe s'ben ndonje dem te kesh nje kendveshtrim tjeter mbi fene, plus qe nuk po veteshpallet si liber historik.
Per ato qe e besojne me rigorozitet Biblen mbase edhe i tundon pak besimin e tyre, megjithese te ishte per mua edhe Biblen, Kuranin dhe librat e tjere fetare do i fusja ne fiction

Ajo ideja e Illuminati me duket shume terheqese. Te jete e vertete? Per mendimin tim edhe mundet.

Kisha po te doje ka libra me "fyes" se kete per tu marre me to. Kam lexuar nje liber nga nje kendveshtrim feminist (shkruajtur vite para Kodit) ku ajo shoqja shprehej qe Kisha duhet te falenderoje profesionin e prostitutave ne vecanti qe i mesuan Jezusit artin e seksit . Pra ideja qe Krishti e ka bere s'eshte ndonje gje e re. Perkundrazi Dan Brown plasi duke u hedh ne gjyqe nga persona qe thojne se i ka vjedh idete e tyre te publikuara me perpara ne libra te tjere me te njejten tematike.

Personalisht do e rekomandoja per ta lexuar, por do isha kundra idese qe libri te merret "literally" ne teresine e tij dhe te perdoret si argument anti-feje. Nuk duhet harruar qe eshte fiction. Eshte thjeshte nje liber qe te jep nje ide me shume, te ben me "open-minded" dhe te argeton mjaft gjate leximit.


Postuar nga Cindi datė 30 Maj 2006 - 03:22:

Nuk e kuptoj pse duhet te besojme kaq shume ne cibilizmin e Krishtit, kur sipas bibles Maria Magdalene ishte gjithmone e pranishme ne shumicen e momenteve kyce gjate jetes se Jezu Krishtit.


Postuar nga Admirali datė 30 Maj 2006 - 13:31:

Question ...

Librin e kam lexuar, dhe duke qene se subjekti i librit ose tematika eshte nje fushe qe me terheq (intrigat, pushtetet, komplote etj) me ka pelqyer.

Mgjt po ta marresh ne permbajtje, ka gjera qe nuk duheshin thene, pasi ofendojne 1/5 e popullates se globit, dhe kjo nuk eshte pak. Fakti qe kemi lirine e shprehjes dhe mendimit te lire, nuk duhet thene qe duhet te abuzojme me ate.



Mendoj se publiciteti me i madh i ketij libri (dhe filmit) iu be nga vete kisha, e cila doli me deklarata duke i thene njerezve te bojkotonin filmin. Ky qe nje gabim i rende, pasi shprehja "Ligjet jane bere per tu thyer" vlen dhe per keshillat apo urdhrat qe vine nga autoritetet fetare (te kujtdo feje qofshin), eshte ne natyren e njeriut, madje po ta marrim dhe nga preardhja fetare, qe vete Eva qe kundershtoi urdhrin e Zotit per te mos ngrene frutin e ndaluar , trashegim gjenetik do thoja.


Filmin nuk e kam pare, por ne disa komente ne internet, thuhet qe shum fraza nuk jane njesoj si ne liber, per te mos patur konflikte apo per te mos shkaktuar probleme me fene katolike dhe besimtaret e saj.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.