Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- AMC qė nuk njeh pasaportėn shqiptare! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12065)


Postuar nga tresh datė 05 Gusht 2006 - 20:29:

AMC qė nuk njeh pasaportėn shqiptare!

I nderuar z Drejtor i Pėrgjithshėm i AMC-sė. Unė qė po ju shkruaj pėrveēse jam qytetar shqiptar me kombėsi dhe shtetėsi, pėrveēse gazetar dhe publicist prej vitesh, pėrveēse ish-kėshilltar dhe ish-funksionar i lartė shtetėror, jam dhe klient i Korporatės tuaj. Natyrisht qė jo vetėm unė por dhe tre pjestarė tė tjerė tė familjes time si dhe shumė qytetarė shqiptarė, ashtu pra siē thotė dhe “parrulla” e reklamės tuaj “familja jonė e madhe”.
Vetėm tre ditė mė parė shkova nė dyqanin tuaj tek Sheratoni dhe kėrkova tė mar njė numėr me kontratė. Pasi bėra pagesat e nevojshme tė kontratės dhe garancisė, paraqita dhe pashaportėn time dhe nėnshkrova kontratėn me kompaninė tuaj. Megjithė kontratėn e nėnshkruar zonja qė punon nė dyqanin AMC tek Sheratoni mė tha se duhet edhe ēertifikata pėr tu aktivizuar telefoni me thirrje dalėse, tė cilėn unė e mora tė nesėrmen pasi nė atė orė zyrat e gjendjes civile ishin tė mbyllura. Ashtu u bė, tė nesėrmen pas mesditės paraqitem sėrish nė dyqanin tuaj dhe dorėzoj ēertifikatėn. Po pėr habinė time zonja e cila vetėm njė ditė mė parė kishte nėnshkruar kontratėn me mua nė emėr tė kompanisė tuaj, mė thotė se e kishte tė pamundur aktivizimin e kontratės time me thirrje dalėse pasi ēertifikata duhej me fotografi dhe me vulė te fotografia.
I ngrita veshėt dhe e pyeta zonjėn nė fjalė se pėr ēfarė e kishte fjalėn, ē do tė thoshte kjo dhe ajo mė sqaroi se AMC-ja nuk e njeh tė vetme pashaportėn shqiptare dhe se pėr ta bėrė tė mundur kėtė duhej se s’bėn njė ēertifikatė me fotografi pėr tė bėrė tė mundur identifikimin e personit. Nuk mu besua dhe e pyeta edhe njė herė zonjėn nė fjalė nėse e kishte tė qartė se ēfarė po thoshte, duke i kallėzuar se institucioni i Ministrisė sė Brendshme dhe ai i Ministrit tė Brendshėm tė Republikės sė Shqipėrisė janė institucioni mė i lartė qė garanton dokumentat e identifikimit tė shtetasve dhe se pashaporta shqiptare ėshtė dokumenti mė i saktė i identifikimit dhe ēdo individ qė do tė fallsifikonte atė bėn njė vepėr tė rėndė penale! Dhe sėrish dėgjova zonjėn nė fjalė e cila mė tha se ajo nuk njeh Ministrin e Brendshėm por ju njeh vetėm Ju dhe urdhėrat dhe rregullat qė ju keni vendosur nė Korporatė!
I nderuar z Oktapodas!
Kėtu ėshtė kaluar ēdo limit moral, ligjor, tregėtar, kombėtar dhe njerėzor. Qė njė pėrfaqsues i AMC-sė tė shohė me dyshim njė klient unė edhe mund ta pranoj (megjithė faktin qė jam njė person publik dhe nuk mund tė fshihem), por qė njė nėpunės i Juaji tė mė fyejė shtetin tim, kėtė gjė ka ende njerėz qė nuk ju’a lejojnė. Mė lejoni t’Ju them disa gjėra qė ti fusni mirė nė kokė. Pavarėsisht se vendi im ka qenė tėrė kėto vitet e tranzicionit me halle tė shumta sėrish ka ende shumė njerėz tė cilėt nuk e ulin as dinjitetin e vetes dhe as atė tė atdheut tė tyre nga i cili edhe Korporata juaj fiton ēdo vit dhjetra milionė euro. Thjesht t’Ju pyes, kush kujtoni se jeni Ju qė nuk njihkeni pashaportėn e shtetit shqiptar, me simbolet kombėtare shqiptare? E dijmė se kjo gjė ndodh ēdo ditė nė kufirin Greqi-Shqipėri me emigrantėt shqiptarė qė torturohen me orė tė tėra, madje edhe kėto ditė, por kjo gjė mė lejoni t’Jua them nuk mund tė ndodhė nė zemėr tė Shqipėrisė nė kryeqytetin tonė Tiranė.
Kush kujtoni se jeni Ju, qė mund tė fyeni njė shtetas qė ėshtė njėkohėsisht edhe klient i juaji? Jo i nderuar Drejtor, keni hasur nė gozhdė kėsaj radhe dhe nuk e mbyllim me kaq!
Nė asnjė pikė tė kontratės mes AMC-sė dhe meje nuk ėshtė shkruar qė ėshtė kusht ligjor qė kjo kontratė tė jetė e vlefshme qė tė ketė ēertifikatė me fotografi. Qė nga momenti qė unė kam paguar detyrimet, kompania Juaj ka detyrimin tė hapė telefonin tim, i cili vazhdon (edhe nė kėtė moment qė Ju shkruaj) tė mos funksionojė, pavarėsisht se prej tashmė tre ditėsh kemi nėnshkruar njė kontratė dhe unė e kam paguar atė. Askund nė kontratėn e nėshkruar me Ju, nuk lexoj se numri im duhet tė mbahet i bllokuar.
Mė vjen ndėr mend fakti se kartat e parapaguara Tuajat shiten rrugėve tė Tiranės pa asnjė dokument, pavarėsisht se kėtė kartė mund ta pėrdorė ēdo lloj keqbėrėsi dhe kompania Juaj sėrish nuk ka dėshirė ta njohė autoritetin e Ministrit tė Brendshėm dhe tė Policisė sė Shtetit, duke krijuar oaze lumturie pėr kriminalitetin tė cilit natyrisht nė tė kundėrtėn e rastit tim, nuk i kėrkoni as mė tė thjeshtėn kartė identifikimi. Apo mos vallė kompania Juaj e shfrytėzon njė rast tė tillė pėr evazion fiskal duke e shrytėzuar kėtė numėr tė madh njerėzish tė paregjistruar dhe duke mos e deklaruar tek autoritetet fiskale? I takon organeve pėrkatėse tė merren me kėtė. Halli im, i nderuar z. Oktapodas ėshtė tė ruaj dinjitetin e vendit tim ose tė paktėn tė pėrpiqem ta bėj kėtė. Unė nuk jam asnjė nga ata njerėz publikė tė cilėt ju i keni ēuar me pushime nė Greqi, i keni mbushur me dhurata, i keni punėsuar apo paguar. Qė ta keni tė qartė unė kam shėtitur tėrė botėn dhe pavarėsisht se jam nga Korēa, nuk kam shkelur kurrė nė Greqi. Dhe jo rastėsisht, sepse nuk kam dashur kurrė ta ndjej veten tė vėnė poshtė nga arroganca, ksenofobizmi dhe injoranca si shumė bashkėkombas tė mi. Ndihem shumė krenar i tė qenit shqiptar, ndaj edhe pėr kėtė arsye nuk kam ndėr mend t’Ju lė ta kaloni kaq lehtė kėtė ēėshtje.
I nderuar z Oktapodas, duke lexuar mė me kujdes kontratėn qė kam nėnshkruar me AMC-nė, vura re se nė paragrafin e fundit ku shkruhet se AMC nuk mban pėrgjegjėsi pėr arsye tė “Forcės Madhore”, duke e rreshtuar kėtė “Forcė Madhore” nė gjashtė pika. Pikėrisht tek pika e pestė vura re njė gjė tjetėr skandaloze ku shkruhet se “AMC nuk mban pėrgjegjėsi nėse ka shkelje ligji nga ana e organizatave shtetėrore”. I bie tė jetė ERT kjo organizatė shtetėrore, apo jo z. Drejtor?!! E pra si mundeni tė jeni kaq tė paprinciptė, Ju qė nuk njihni pashaportėn shqiptare dhe simbolet kombėtare qė ajo mbart, ju qė paragjykoni institucionin pėrkatės shtetėror qė duhet t’Ju kontrollojė sipas ligjit, Ju kėrkoni qė tė tjerėt t’Ju respektojnė nė bazė tė ligjit?
I Nderuar z. Oktapodas, ndoshta Ju nuk jeni as i vetmi pėrgjegjės dhe as i vetmi fajtor i kėtij kaosi tė krijuar nė Shqipėri nė biznesin Tuaj qė ju ka lejuar tė majmeni maksimalisht. Ndoshta unė Ju bie nė qafė duke e tepruar! Por njė gjė duhet ta keni tė qartė fare mirė, ka ardhur koha qė Ju tė jepni shenja ndryshimi dhe tė lini mėnjanė arrogancėn, ndryshe mė lejoni t’Ju them me shumė etikė, ėshtė koha pėr tė ikur nga Shqipėria, zoti Oktapodas!
Mirė u pafshim nė Gjykatėn e Tiranės, ku unė kam vendosur ta padis kompaninė qė Ju drejtoni.
Sinqerisht Ilir Kulla.

Gazeta Shqiptare

5 Gusht 2006


Postuar nga Admirali datė 06 Gusht 2006 - 00:07:

Angry ...

Sapo behesha gati ta postoja une kete shkrim te Ilir Kulles.


Tresh, rrofsh qe e postove ketu. Une ta bera ti teme te dallueshme dhe e publikova tek ANG.


Postuar nga Fajtori datė 06 Gusht 2006 - 20:08:

Me siguri puna eshte keshtu: duhen 2 dokumenta identifikimi. Kjo eshte praktike e perhapur ne shume istitucione boterore. Zakonisht mjafton ndonje karte krediti, bankomat, patente etj, por keta ne Shqiperi mund ti kene hipur kalit se prapthi. Dmth nga njera ane kjo qe ben AMC tregon siguri, por nga ana tjeter nuk mund te kerkojne dokumenta jashte llogjikes. Gjyqin s'me ha mendja ta fitoje sepse ato rregulla i vendos kompania dhe nuk varen nga shteti. Megjithate ajo qe eshte per tu pyetur eshte: Si ka mundesi qe AMC kerkon nje nivel kaq te larte sigurie, kur numrat e telefonit shiten rrugeve pa asnje regjistrim te personit qe e perdor?


Postuar nga wydra datė 06 Gusht 2006 - 22:03:

nuk jam ne brendesi te muhabetit, po kam pershtypjen se certifikata jepet qe ata ta kene ne dosjen e dokumentave, eshte njelloj si fotokopja e pashaportes, po me e sigurte, se neser pasneser punonjesi qe ka pranuar fotokopjen mund te iki nga ajo pune dhe kontrolli s'ka si e verifikon. Keshtu mendoj une. Te pakten kur u regjistrova ne biblioteken kombetare keshtu vajti puna. Me duket paska histeri e teperuar, po sidoqofte po e fitoi gjyqin, mua sigurisht me behet qejfi


Postuar nga Petrit Kola datė 06 Gusht 2006 - 22:28:

Ky i sinqerti Ilir Kulla perderisa ka qene ne gjithe keto poste dhe funksione mendoje se eshte bashkepergjegjes dhe per gjendjen ne Shqiperi.
Kujt i kerkon llogari vetes se tije? Shqiperia eshte nje koloni greke.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 07 Gusht 2006 - 15:54:

Nuk mund te flas per rastin konkret, po normalisht duhen dy dokumenta me fotografi (dhe te pranueshme nga kompania) per te lidhur kontrate apo per te bere veprime te ndryshme bankare.
Ketu te ne thjesht per te marre nje "digital box" per tv(qe kushton 300-400$ po ta blesh), duhen tre karta identifikimi ( dhe ajo e shendetit nuk pranohet edhe pse eshte e te njejtes shkalle sigurie me te tjerat).
Per te lidhur kontraten e telefonit e njejta gje, dy mjete identifikimi.
AMC mund te kete budallalliqe te tjera, po ne kete rast ka te drejte, dhe ai Kulla vetem sa tregon veten injorant ne kete rast apo thjesht ka gjetur sebepin te beje propagande apo te sulmoje greket.


Postuar nga IQVLORA datė 16 Gusht 2006 - 21:39:

Cudi me ju juve! Ndersa ketu ku jam une mjafton pasaporta ose driven licence dhe asgje me teper.Ndofta < >jot nuk te beson,sepse duket vendi ku jeton nuk te ka bere nenshtetas dhe prandaj te kerkojne shume letra.
Kur u be ai zgjebarak korofillaku te mos njoh pasaportat tona ne mes te Tiranes.Mire atje ne Greqine e tij te pjerdhur,por edhe ne mes te Shqiperise nje veprim itill eshte i pafalshem.
Mendoj se zoteria ka shume te drejte.Mire neper ambasadat e tyre,por edhe ne shtetin tone eshte t'i qerosh megjithe kompanit e tyre te cilat kane vite qe po i rjepin shqiptaret me ato cmime qe nuk jane ne asnje vend tjeter te Europes.Besoj edhe ne,, Afganistanin ''tend ,besoj eshte me lire.
Nuk kane faj keta wankars,por fajin e ka patur nje qeverisje e korruptuar 8 vjecare.ERT tha se me 1 gusht duhej te behej ulja e cmimeve ne dy komanite celulare,por ato kundershtojne dhe degjova se do te filloj me 1 shtator.Eshte thjesht nje ulje qesharake.
Per nje minute ishte 70 lek tani ulet 12 lek,pra ngelet 58 lek ose 36 pens.$0.60.
Vendi me i varfer ka cmimet me te larta ndofta ne bote.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 17 Gusht 2006 - 02:31:

Habitem se perse cuditesh me mua, pasi keto rregulla jane per te gjithe ketu jo vetem per mua. Dhe tjetri kur te kerkon patenten dhe dy dokumenta te tjera me fotografi nuk e di nese ti je qytetar apo jo. Ketu tek une 60% e popullsise nuk ka pashaporte fare. (me statistike).
Sa per cmimet, nuk kemi pse krahasohemi me vendet e tjera. E njejta makine qe ne USA kushton 28-30 mije dollare ne Canada kushton 40 e lart. Dhe nje pjese e mire e makinave amerikane prodhohen ne Canada. Vetem se ndryshimi eshte se Amerika eshte 300 milion ndersa Canadaja eshte 30 milion. Nje kompiuter Apple ne Usa e gjen 1200$ ne kanada ta enderrosh. (pa i shtuar ketu taksat 7% ne USA dhe 14 ne Canada). Mos valle qeveria kanadeze eshte e korruptuar dhe lejon keto pislliqe?
Eshte ekonomi tregu. Tjetri do e vere cmimin si ti doje qejfi, per sa kohe qe i shitet malli. Iku koha kur i vinte Enveri cmimet.
Shqiptaret kane ankesa per cmimet? Bojkotoi kompanite per nje fare kohe dhe e shohim se si i ulin cmimet.


Postuar nga i/e paregjistruar datė 17 Gusht 2006 - 02:41:

As une se shof se ku eshte gjith ky ofendim per shtetin se kerkoi kompania te sigurohet mire per identitetin e personit. pfff Ne shqiperi ca nuk fallsifikojne dhe po na ofendohen se i kerkuan dy dokumenta.
Te shkosh ketu ne New York te rregjistrohesh per te marr nje cope patente te duhen 6 pika identifikimi (dhe pashaporta nuk eshte e mjaftueshme). C'do kompani i vendos rregullat sipas qejfit te vet. Do ishte nje gjykate debile ajo qe do ti merrte ne dore "padine" e ktij robit.

Sa mir s'pertojn me harxhu kohen me shkrujt per "probleme" kaq siperfaqesore kur kane mundesine ta perdorin ate hapesire ne media per te shfaqur probleme te verteta qe ka ai vend.

Nejse se s'eshte noj gje e re...


Postuar nga IQVLORA datė 17 Gusht 2006 - 20:50:

Po i dashur une jam qytetar,por edhe nqse jo ,ketu mjafton nje adrese e sakte dhe driving licence can bllokaden.Ka plot shqiptar qe jane ilegal por kane nje adrese te sakte dhe me patenten blene telefon me kontrate ose hap nje llogari bankare fare lehte nqse je i punesuar.
I dashur juve nje shtet i mirorganizuar ka organizma ligjor qe nuk te lejojne te besh cfare te te doje menderja.Pse nuk e bejne kete qe bejne ne shqiperi;psh ne Maqedoni,Bullgari,Rumani ku kompania greke Cosmote ka filialet e saja.
Edhe ne Shqiperi dicka po behet ne kete drejtim per uljen sadopak te cmimeve fantastike te dy Co mobile.Keta grek wankar pse nuk regjistrojne emrat e atyre qe blejne kartat e tyre rrugeve?Sepse duan te vjedhin.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.