Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamė se mė Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 09 Shtator 2006 - 07:14:

Ky ishte budallalleku me i madh qe i kam dhuruar dikujt kohe me pare. Gjithesesi me duhet te perdor nje shprehje te BUKOWSKIT:
"Ishte e gjitha e imja. Une isha Fitimtari, Perdhunuesi, Zoti dhe Djalli i saj!"

 

Heshtjen thyeve neteve te gjata
e cuditerisht humba me ty
Ti thyeve akullin qe ishte brenda meje
dhe avull ndjenjash nxorre aty.

Imazhin tend e therret nata
kur une nis e mendoj per ty
arratiset gjumi nga qepallat
e pjese e endrres behemi te dy.

Limitet e deshirave ti tresim te dy
te tresim largesine e te behemi nje
dimrin e ftohte ta kthejme ne vere te nxehte
veshtrimi yt me jep jete.

Ti perandore e shpirtit tim
qe shfaqesh e zhdukesh si vegim
lypsar i kesaj bote behem une
dhe prej teje lyp dashuri, asgje me shume.

Jo... S'mundem veten ta raskapis
me mendime e fjale te kota
qendrojme te ftohte ne dy ane te nje muri
qe e krijoi nje murator me emrin bota.

Tronditet muri prej fjaleve tona
megjithate nuk mund te tretet ai
perplasen ndjenjat dhe mendimet
por ai nuk shembet kurresesi.

Ndonjehere gjumin do ta nxjerre mesnata
dhe padashur do te me kujtosh
dashurine lot malli do ta mbulojne
dhe per te, nostalgjia do te te pushtoje.

Pastaj dicka do kerkosh neper dhome
nje ndjenje, nje enderr a nje poezi
do kerkosh ne sirtarin tend
ato poezi qe ti kushtova ty.

E me vone do mundohesh te me kerkosh
dhe e shkuara do te vije si vegim
une si Engjell do te shfaqem
E bashke me endrren do behemi nje.


Postuar nga RIP Gibbs datė 09 Shtator 2006 - 11:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."

ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...


MMM....Mbreselenese hera e pare qe nuk di cfare te them.


Postuar nga Niqua datė 09 Shtator 2006 - 13:18:

Me thuaj se me do , naten dritat sdo ti le me ndezur,cigaren do ta le per ty,rruget e nates sdo ti shqetesoj me , mengjeset nuk do ti zgjoj,as ty sdo te te kerkoj ,vetem me thuaj se me do,me do???????/


Postuar nga Katilesha datė 10 Shtator 2006 - 20:03:

thuame se me dashuron...................!


Postuar nga Katilesha datė 10 Shtator 2006 - 20:54:

thuame se jam e duhura...............thuame please..............thuame.........


Postuar nga Glaukus datė 10 Shtator 2006 - 21:06:

??????????

.................. Ti je ........ e din edhe vete qe Ti je........ dhe nuk ka asnje ne bote qe te te ze vendin apo te me beje te ndryshoj mendje.............


Postuar nga Katilesha datė 10 Shtator 2006 - 21:10:

prit pak.............hena po me jep nje mesazh.............dio.........flm..........pritja e kishte nje kuptim..............edhe ti i duhuri je ..........ke qene gjithmone........


ps; prsh.allte trishtuarit sonte me kengen e Eric Clapton qe jam duke e degjuar tani...."tearse in heaven".........dieu do ja fus te qames..........


Postuar nga Niqua datė 11 Shtator 2006 - 12:32:

te dua o gjeja me e shtrenjet e jetes time.. eeeee saher e degjoj ket i love it.


Postuar nga genco datė 12 Shtator 2006 - 10:02:

Krejt te bukura keto

Sdi per ju por per mendimin tim  ku ka shume fjale dashurie sdi sa ka njimend aty Dashuri, ket e them se dashuria nuk mbahet me fjal apo me nji a dy momente ne jeten tone po dashuri e vertet esht ajo qe zgjat e zgjat dhe kur nuk thyhet ,edhe neqoftese nuk shprehet me fjal , se ti thuash  dikujt se e don dhe thur nji poem per te sdo njimend te thot se e don ,
Dua te them se fjala dashuri esht vetem nji fjal , dashuri e vertet esht respekti, kujdesi dhe sakrifica qe ne te gjith duhet te kem per ter jeten ndaj partnerit 

Me ndihmo e me duaj kur qaj se te qesh di dhe vet 


Postuar nga kontinenti datė 12 Shtator 2006 - 17:03:

Re: Krejt te bukura keto

Citim:
Po citoj ato qė tha genco
dashuri e vertet esht respekti, kujdesi dhe sakrifica qe ne te gjith duhet te kem per ter jeten ndaj partnerit 

Me ndihmo e me duaj kur qaj se te qesh di dhe vet 



Genco shume e drejte kjo.


  Gjithsej 24 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.