Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamė se mė Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga angelo22 datė 12 Shtator 2006 - 17:27:

Re: Re: Krejt te bukura keto

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti


Genco shume e drejte kjo.



Epo dashuria nuk eshte gjithmone vetem respekt e keni gabim,ajo eshte nje mall qe ke per nje njeri ndonese e ke pran......ti dehsiron ta kesh brenda vetes,deshiron te jesh nje me te prandaj qe te mos i ndahesh kurre.....,por qe ne shume raste nuk te reaizohet se ne duam me shume nga ajo cfare japim...


Postuar nga genco datė 12 Shtator 2006 - 17:46:

Hmmm

Nese nuk e kultivojm nje lule ajo kur sdo te duket e bukur njashtu eshte edhe dashuria , e ajo qe thua ti ashtu fillon ama duhet shume pune durim dhe angazhim me e mbajt ne at gjendjen fillestare keshtuqe prap se prap fjala dashuri jet vetem nje fjal .


Postuar nga angelo22 datė 12 Shtator 2006 - 17:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Po mire, pse do me shume ti?


epo nuk kenaqem me pak une...
sa me shume aq me mire si thua ti...


Postuar nga agata datė 12 Shtator 2006 - 23:38:

O stine e arte e veres! O trendafil i eger qe ēel e shperthen kur vjen koha, duart e tua ne temthat e mi dhe ju, o duar mbi te gjitha duart, qe me qendroni mbi fetyre, ju lutem qendroni, qendroni aty, qendroni e fshini vitet, vitet e boshlleqeve, te erresires e te shpirtit te dobet. O shi perkedheles, mos valle nuk do te ta them kurre se sa shume te dua, me te gjith pa shpresen e njeriut qe i ka kaluar tashme te gjith kufinjte e qe i mjafton fare pak, e njeriut me balle te ftohte te nje te ēmenduri qe e perjeton cdo dite si nje fillim te ri e perpara te cilit fushat dhe pyjet e jetes shtrihen pa fund, ah, qendro, qendro...ah, qendro e mos ik...


Postuar nga agata datė 17 Shtator 2006 - 17:58:

E dashur dhe shume e shtrejte, pra, ti deshiron te vish! Nje lajme i larget ky e i pabesueshem! Lajme i paimagjinueshem dhe befasues, befasues e shokues! Mos valle po ngrihet nje vale e bute dhe e pafundme? O ti, moj re, ere dhe pranvere hallkionike mbi ujrat stuhive, ta dish ti si po kalon ne shpirtin tim vale-vale stuhia e ndjenjave, o horizonte i pamate e i shqetesuar, o enderr mbi gjinjte e detit qe skane pare kurre debore me sy!
E embla ime, nuk duhet te ishim ndare kurre per ēfare do arsyje! Kjo qe ndodhi ishte krim!
Por tani qe ti po vjen, cdo gje do te rifilloj nga e para. Ketu jane parashikimet dhe mundimi shpirteror i pakenaqesise se perhershme si dhe dyshimi per vetveten dhe ai caste i vetem qe vlen sa disa jete se bashku, ēasti kur te ndjej, kur ti zhytesh ne perqafimet e mija e koka jote prek supin tim...
O ti, e caktuar per mua e per jeten time te handakosur, sa here te kam humbur gjate ketyre muajve te pafund e te paket sepse ti ke qene larg eshte me shume se te me mungosh sepse larg domethene larg, une nuk jam mesuar te fitoj diēka prape dhe nuk jam i zoti te pres sepse jetoj me ritme shume te shpejta dhe se me ka mbetur shume pak kohe, prandaj, eja se nuk dua te jetoj me pa ty dhe po e them kete pa me ardhur turp, po e them me ndjenjen e paturp te te semurit per vdekje sepse kjo ndjenje tashme me ka prekur e pothuajse po me shkaterron, prandaj eja, o drite e fundit perkedhelese per syte e mi, O Fata Morgane e arte mbi shkreteriren e jetes sime te harxhaur, o maje e palmes mbi oaz, eja sa me pare!
Une po dridhem dhe shoh qe edhe dora po me dridhet. Mezi mar fryme, i shpreh ndenjat dhe mendimet e mija me ane te duarve, hodha nje krah dru ne oxhak dhe po rri me sy ngulur te zjarri. Se ē'lindi atje e po me con diku mbrapsht, e kush veē teje mund te me zgjidhe te gjitha nyjet, e dashur, e kush perveē teje eshte ne gjendje te me zhyse ne stuhine e erres " bubulluese dhe me vete them, ah, hidhme, hidhme atje! Kam deshire te kercej drejt e te ti nga shkembimi i deshperimit, nga tropolina e shperfilljes, e gjendjes se pashprese dhe e pikellimit te madh, kam deshire ta djeg te shuaren time, e shtrejta ime. Syte e tu jane fare afer te mive dhe nuk egziston asgje tjeter veē territ e syve te tu e shiut te puthjeve te tua.
Nuk paskam vdekur? Mos valle nuk me kane vertitur diku si nje kukull pa vlere, si nje kukull me sy te ndritshem e tru te fiksuar? A nuk kam qene i vdekur gjith ate kohe qe nuk te kam patur prane? Ah, nuk kam me cfare te ngushellohem e te qetesoj veten sepse thikat e kohes se humbur me shpojne gjithandej. Ti nuk ishe prane, ti nuk ishe prane, ja e vetmja gje qe mund te mendoj.
Apasjonata! Ti nuk e di se sa here me ka ndodhur qe e kam humbur dhe e kam gjetur prap veten time. Ka pasur dite te tera qe nuk kam qene ne gjendje te shkruaj sepse gjaku me ziente si rryma e Malstrimit e sepse fjalet me perthyeshin si varkat e vogla kur fryn tajfuni, perpiqesha te qetesoja gjakun, ta rrethoja me ledhe, diga e trare derisa te shfaqeshe ti, por nga keto pak fjale qe me thoje ne telegram ēdo gje u permbys pra, eja, o heshte e pameshirshme e drejtur ne zemren time.


ERIH MARIA REMARK


Postuar nga agata datė 17 Shtator 2006 - 18:02:

A ke degjuar valle sa here kam biseduar me ty? Dhe me ty mund te flas me te vertete vetem kur jam vetem. Ne ēaste te tilla ulem diku ne nje cep mbi qilim para zjarrit qe digjet e ndriēon dhe i ngul syte atje, dhe yjet nga jashte me bien mbi dore, dhe rete vendosen mbi supet e mia dhe filloj e them lloj lloj marezish e pastaj nuk e duroj dot me ate gjendje, Por ngrihem, therras qente dhe dal nga shtepia, ndez makinen dhe nisem gjate bregut te liqenit ne qetesine e vdekur te qyteteve italjane. Por asnjehere nuk ka ndodhur qe udhetimeve te tilla te mbyten nga zhyrma e ēakellit nen rrotat e makines kur ndodh qe ben ndonje ndalese te shpejte dhe me duhet te them qe e kam enderruar gjithmone nje frenim te shpejte e nje britme: Kjo te ishe ti, te ishin duar e tua dhe gjith kjo mrekulli qe do te sundonte perreth do te ndodhte sepse ketu, ne kete rruge te huaj, do te shfaqeshe ti, sepse ti do te me prisje ketu, sepse ketu do te gjendeshe ti, e shtrejta ime, ti , jeta e mosdeshires time per te jetuar, engjell, vetetime paralajmeruese, Shen Maria e gjakut tim, ah deshiroj te dal nga shtepija e te nisem me makine e te kerkoj ne te gjitha rruget, ty qe nuk perfytyrohesh dot Kurre e mbase...


ERIH MARIA REMARK


Postuar nga Zhylien Sorel datė 17 Shtator 2006 - 19:09:

Eshte eshte per te ardhur keq nga njehere , tamam si ne kete historine e remarkut Ndodh......
Kur e kane nje njeri nuk e vlersojne dhe vetem kur e kane humbur e kuptojne rendesine e tij.
Kur u thua "Thuam se me dashuron" ndihen te pushtetshem........
Kane ne kontroll nje pjese te rendesishme tenden dhe i deh pushteti........
Pushteti Ka nje forcemagnetike te tille qe nuk e administron dot kollaj.......
Dashuria eshte pushtet......varet si e kontrollon...........


Postuar nga Zhylien Sorel datė 18 Shtator 2006 - 20:42:

Dashuria nuk kerkohet ajo vetem dhurrohet dhe pranohet......


Postuar nga Green_Mamba datė 18 Shtator 2006 - 23:04:

Po !te dashuroj..det' njeri iteligjente femer emrer ...everityng.


zot sa te dua..ka, emde lotet te tuat ne faqe, per aq pak gje....

eternal flame (bangles)


Postuar nga Animal datė 19 Shtator 2006 - 14:24:

te te them se te dashuroj.....
pse nuk e ditke ti.....?!
un vetem kete gje uleri cdo nat si nje ujk qe bisedon me henen....
te dua moj vajz te dua sa smund ta kontrolloj me veten....
isha nje udhetar i perhershem kur me njofte dhe i dhe nje destinacion udhetimit tim...i dhe nje kuptim jetes time....
mu bere nene baba, shok vella u bere ajo qe rrethon qenien time dhe une per here te pare u ndjeva gjall e jo me nje fantazem qe udhetonte ne pafundesi....
me hoqe cdo gje te keqe....me fale veshe per te degjuar te tjeret..
un e di qe sjam perfekt...por per ty ndryshova...
un e di nuk dashuroja....por ja qe dashurova...dhe te fala ate gje qe nuk e pati asnjera...ate vendin te zemra ime qe ishe e vetes sime dhe tani eshte vendi yt...
te dua me shume se veten time....te dashuroj aq shume sa nuk ka me kufi...
si nuk mund te te dashuroj kur ti me nje xhest me fal qetesi..lumtur.
kur ti me jep cdo gje qe kam nevoje...
qe edhe keq te me besh un kurre nuk do ankohesha sepse je ti!
imazhi yt shembellet ne cdo nje te une....dhe me duket e pa kuptimte qe kjo te mos ndodhi....o goce sa te dashuroj nuk e con dot ne permend...nuk do lodhesha duke te pare ose duke te degjuar kurre...
do doja te isha per gjithcka qe ke nevoj...zgjidhja e cdo problemi tend..ai vendi ku mund te mbeshtetesh...ai cepi ku fshihesh kur ke frike nga bota....
te dua ...te dashuroj....dhe nuk e kuptoj si me ndodhiiiiiiii


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.