Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamė se mė Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datė 02 Shtator 2006 - 21:15:

Thuamė se mė Dashuron..

Thuamė qė me do, duame e thuama kete. Kemi shume gjera per te arritur e kete do ta perseris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogel dhe e bukur qe vrapon neper detin me ngjyre te veres se erret, fluturo dhe eja tek une. Era feshferin ne gjethet e pemeve e me thote se pikerisht koha e lashte e yjeve na hodhi ne krahet e njeri-tjetrit. Eja pra, eja!
Ku jane floket e tu e ku eshte ai vit qe nuk na ka pare ende bashke? E urrej dhe e dua ate vit qe po ngjitet e po rritet e qe he per he i fsheh njembelljete muajt qe ka perpara, ndersa gjethet e te dymbedhjetit tashme kane rene e kane fluturuar kush e di se ku. Pra, eja te mos ndahemi me sepse cdo gje rrjedh kaq shpejt, cdo gje eshte kaq e shkurter, kumbimi i tyre mistik do te jete i shurdhet e magjepes sepse keta tinguj vijne nga thellesite e detit.
Duame dhe ma thuaj kete, mbaje pezull kohen me frymen tende sepse kur me thua se me do , nga kreshtet e dallgeve te harlisura del e duket Atlantida dhe ne si ne nje toke te thate do te kalojme Detin e Kuq te harreses.

(ERICH MARIA REMARQUE)


Postuar nga Zhylien Sorel datė 03 Shtator 2006 - 13:25:

Agata ,eshte marr nga ndonje pjese autobiografike e Remarkut apo nga ndonje liber ????!!!!

Se ku kam degjuar se ka qene shume i dashuruar Remarku me nje aktore te famshme ( Greta Garbo ose Marlen D.)

ps,Agata me pelqen nick yt (cdmth?)


Postuar nga agata datė 03 Shtator 2006 - 17:11:

Eric, eshte shkeputur pikerisht nga libri qe sapo kam lexuar i Remarkut, "Thuame se me dashuron..." i kushtuar pikerisht Marlene Dietrich.

Ky liber eshte vetem me mesazhe e letra dashurije qe Remarku i dergonte Marlenes...


ps Nick im eshte thjeshte nje emer qe me pelqen... Me kane thene qe ne greqisht do te thote gjemb por se di ne eshte e vertet.


Postuar nga eliz datė 03 Shtator 2006 - 18:37:

Agata,shume e bukur pjesa.Shkruaj dhe ndonje pjese tjeter kur te kesh kohe .Sa doja ta lexoja kete liber po s`me ka rene ne dore.


Postuar nga Zhylien Sorel datė 03 Shtator 2006 - 21:08:

Pershendetje Agata !
Kisha dyshim se ishte Marelen D.
Ne fakt ajo nuk ja ktheu kurre dashurine e madhe qe ai kishte per te.....
E po he i ke faj ti......Po lihet nje gjigand si Remarku???!!!!!
Cfare jane keto femrat......

Agata ke info. a gjendet ne shqip ky liber se jam shume kurioz ta gjej????!!!!!

ps."Agata" se cme jep pershtypjen si nje emer qe tregon nje Capkene -gangestere te pa permbajtur.....Por prap dicka te bukur

Respekte


Postuar nga agata datė 03 Shtator 2006 - 21:22:

Dhome e madhe eshte e mbushur me nje muzike shume te qete. Eshte muzika e ēarli Kuncit.(Muzikant xhazi). Pllakat e tij i ve pa nderprerje ne gramafonin tim. Kjo eshte muzika qe me pelqen e qe me ben te fluturoj, te enderroj e te deshiroj...
Ne pergjithesi ne te dy nuk kemi qene ndonjehere te lumtur.
Shpesh kemi qene pothuajse te lumtur, por keshtu si tani asnjehere. Duhet pranuar qe keshtu eshte. Nganjehere na ka ndodhur neve, nganjehere ka ndodhur me te tjeret, nganjehere jane perzire me njera-tjetren, por lumturi te vertet e te plote nuk ka patur. Lumturi qe te mos jesh ne gjendje te kerkosh me shume. Cdo gje ka qene si e fikur. Ja, mendohu pak, une them qe vetem duke qene bashke mund ta arrijme ate.
E zjarrta ime, sot ne mbremje mora nga qilari shishen me vere me te mire "Shtajnberger kabinet" te prodhimit te vitit 1911, nga ēifliqet shteterore prusiane, nje vere elitare e bere prej rrushi te zgjedhur e te vone. Me shishen ne dore e me qente e mi zbrita te liqeni qe ishte mjafte i trazuar e i shkumezuar. Dhe para qenve para liqenit, para eres e para Orionit mbajta nje fjalim qe perbehej nga fare pak fjale. Nderkohe qente filluan te lihnin. Ata lihnin dhe liqeni filloj te shkubezonte me shume, filloj te fryje nje ere e forte, Orioni xixelloj me fort si zbukurimi me gure te ēmuar i Shen Merise, dhe shishja pasi pershkoj nje hark, fluturoj neper nate drejt e ne uje tamam si nje kurban qe u behet perendive per ti falenderuar ato per faktin qe disa vjet me pare me ben mua ty si dhurate.
Mbase ajo shishe do t'u bjere atje poshte ne dore peshqeve qe do ta rrokullisin me buzet e tyre te buta e ndoshta kush e di do te ndodhet ne folene e ndonje melyshi plak e te stermadh, apo mbase te foleja e ndonje trofte , trupi i ngushte i se ciles eshte i mbushur plot me njolla te kuqe. Kjo trofte eshte e ēoroditur, ajo ka qejf te enderroj, te krijoj vjersha ritmike e te xhiroje filma te shkurter per jeten e troftave. Apo ndoshta pas shume e shume vitesh, kur gojet tona do te jene mbuluara me kohe nga balta e zeze, kjo shishe do te kenaqet nga rrjeta e ndonje peshkatari, i cili i ēuditur, do te shohe tapen e vjeter te dyllosur e pastaj do ta fuse ne xhepin anesor te mushamase. Ndersa ne mbremje kur te kete vajtur ne shtepi, pasi te kete ngrene supen dhe ne tavolinen prej guri qe ndodhet poshte qipariseve do te vendoset buka dhe djadhi prej qumshti dhie, ai do te ngrihet me ngadale, do te mare tryelen dhe do ta hape shishen duke e shtrenguar midis gjunjeve. Dhe pa pritur do te ndjeje aromen, vera e verdhe ngjyre ari do te shqelqej duke leshuar eren e saj te kendshme, ajo do te kete arome vjeshte, arome jete, aromen e jetes sone e dashur. Do te rilindin vitet tona, jeta qe kemi jetuar do te ridale ne drite, ne kete ore te muzgut do te ndihet fladi dhe jehona e saj dhe peshkatari i panjohur nuk do te mare vesh fare se c'eshte ajo qe e preku me aq butesi. Ai thjeshte do te mare fryme thelle, do te heshte paksa dhe do te filloj te pije...
Por ne mbremje vone, kur te erret e kur peshkatarin ta kete zene me kohe gjumi, nga mesnata, si dy shigjeta te erreta do te fluturojne dy flutura, si dy sy te turbullt palloi, sepse thone qe ne ta jetojne shpirtrat e njerve te vdekur me kohe, e qe per se gjalli kane qene te lumtur. Ato do te fluturojne fare prane e do te qendrojne tere naten ne buzet e gotes, nga fundi i se ciles ndihet ende aroma e veres. Gjate gjith nates trupat e tyre do te dridhen dhe vetem ne mengjes ato do te fluturojne e do te largohen serisht. Ndersa peshkatari qe ka mare rrjeten e qendron te dera, do t'i percjelle me nje shikim te ēuditur sepse asnjehere nuk ka pare ne keto ane te tilla flutura....


ERICH MARIA REMARQUR


Postuar nga Katilesha datė 04 Shtator 2006 - 00:02:

Remarque...ipaarritshem

Agata...
te lexosh te tilla mendime dhe frymezime ne oret e para te mengesit te bejne te reflektosh me shume sec duhet mbi vehten tende dhe t'i besh ate pyetje qe nuk ta ka hic hyc qejfi ....mund te jete pyetje cfaredo,por eshte e padiskutueshme qe pergjigjia do te jete po aq e rendomte dhe pa klas sa vete mendimi dhe frymezimi yne.... ta mendosh se une kam kohe qe mundohem te hedh ne leter disa mendime ashtu te castit magjik dhe te pakthyeshem dhe kur lexoj vepra te ketij lloji me ben t'i gris ato mendime,ose me keq t'i bej shuk ato letra dhe t'i neperkemb sa here qe shkel katilshem dyshemene e dhomes time duke harruar se edhe ajo diku do ta kete nje cop shpirt,i cili nuk do te jete kaq shume i perdhunuar dhe i neperkembur nga njerez qe nuk dine te bejne gje tjeter vecse te ecin...te ecin ...per shtate pale qejf....


ps:mos ma ver re sesic duket ...me erdhi ai frymezimi magjik qe ka kohe qe eshte strukur diku...ne nje vend te padukshem...


Postuar nga Katilesha datė 04 Shtator 2006 - 00:28:

" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."

ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...


Postuar nga agata datė 09 Shtator 2006 - 01:48:

Drita e syve te mi, je aq larg prej meje saqe po shkruaj ne nje boshllek pafund...
Qielli mbi fushat e zhveshura e plot bore, eshte i gjelber, i larte dhe i paster. Siluetat e maleve te kujtojne siluetat e prera me gershere ne leter dhe po qe se ndjenjat kane deshire te kapercejne mbi to, ka rrezik te priten e te copetohen nga mijera thika...
E ē'bej un ketu? Pse vij verdalle? E ne fund te fundit, pse e ruaj veten? Ah, te un jane shemtuar aq shume gjera dhe me duket se nen kembe kam aq shume mbeturina qe me duken si flete te vdekura te nje libri, Ato jane plot trishtim te pa shprese, plot ndjenja te renda, jane te shperndara e te vetmuara tamam sikur te ndodheshin ne shkretetire...
Nuk e di pse, por gjithe kohen mendoj se nuk te duhem me...
Ka te ngjare qe duke qene shume kohe te ndare, ndoshta ngaqe u njohem per nje kohe shume te shkurter apo mbase problemi qendron gjetke. Ka te ngjare qe un degjoj shume pak gjera per ty e mbase kjo eshte fetyra tjeter e Janusit, e cila mi ka ngulur syte e s'po m'i ndan dhe per mua mjafton qe ti hedhe sy qe fetyra e dashur te me dale para syve e bute, me ata sy te endrave djaloshare.
O ajer gjith arome gjedhesh! O ere e ngrohte dhe e lagesht qe vjen nga malet! C'ka ndodhur? Edhe mundem edhe nuk mundem ta kuptoj, e shoh veten dhe nganjehere shoh ne pasqyrimin tim jo veten time, me largojne dhe njekohesisht me mbajne ne vend, me ngrene perpjete e me groposin, eshte objek koditjesh dhe hobe, humbetire, fluturime e britme zogu ne thellesite e gjelbra e te arta te pyjeve qe i kam pare e njohur dikur...


Postuar nga kontinenti datė 09 Shtator 2006 - 06:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."

ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...



Me qe ke pyte se si na duket, po te them se je nje poete shekspiriane, ku me pa gjumesine dhe kenget tejet gazmore qe po degjoje, del qarte madheshtia jote e mbi mahnitshme.
Po qe se ate fjale ma drejton mua, pra qe te te them se te dashuroj, pergjigjen ta kam dhene me lart.
Ps- kot kam dyshime, e di qe mu m'i ke drejtuar ato vargje.


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 09 Shtator 2006 - 07:14:

Ky ishte budallalleku me i madh qe i kam dhuruar dikujt kohe me pare. Gjithesesi me duhet te perdor nje shprehje te BUKOWSKIT:
"Ishte e gjitha e imja. Une isha Fitimtari, Perdhunuesi, Zoti dhe Djalli i saj!"

 

Heshtjen thyeve neteve te gjata
e cuditerisht humba me ty
Ti thyeve akullin qe ishte brenda meje
dhe avull ndjenjash nxorre aty.

Imazhin tend e therret nata
kur une nis e mendoj per ty
arratiset gjumi nga qepallat
e pjese e endrres behemi te dy.

Limitet e deshirave ti tresim te dy
te tresim largesine e te behemi nje
dimrin e ftohte ta kthejme ne vere te nxehte
veshtrimi yt me jep jete.

Ti perandore e shpirtit tim
qe shfaqesh e zhdukesh si vegim
lypsar i kesaj bote behem une
dhe prej teje lyp dashuri, asgje me shume.

Jo... S'mundem veten ta raskapis
me mendime e fjale te kota
qendrojme te ftohte ne dy ane te nje muri
qe e krijoi nje murator me emrin bota.

Tronditet muri prej fjaleve tona
megjithate nuk mund te tretet ai
perplasen ndjenjat dhe mendimet
por ai nuk shembet kurresesi.

Ndonjehere gjumin do ta nxjerre mesnata
dhe padashur do te me kujtosh
dashurine lot malli do ta mbulojne
dhe per te, nostalgjia do te te pushtoje.

Pastaj dicka do kerkosh neper dhome
nje ndjenje, nje enderr a nje poezi
do kerkosh ne sirtarin tend
ato poezi qe ti kushtova ty.

E me vone do mundohesh te me kerkosh
dhe e shkuara do te vije si vegim
une si Engjell do te shfaqem
E bashke me endrren do behemi nje.


Postuar nga RIP Gibbs datė 09 Shtator 2006 - 11:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."

ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...


MMM....Mbreselenese hera e pare qe nuk di cfare te them.


Postuar nga Niqua datė 09 Shtator 2006 - 13:18:

Me thuaj se me do , naten dritat sdo ti le me ndezur,cigaren do ta le per ty,rruget e nates sdo ti shqetesoj me , mengjeset nuk do ti zgjoj,as ty sdo te te kerkoj ,vetem me thuaj se me do,me do???????/


Postuar nga Katilesha datė 10 Shtator 2006 - 20:03:

thuame se me dashuron...................!


Postuar nga Katilesha datė 10 Shtator 2006 - 20:54:

thuame se jam e duhura...............thuame please..............thuame.........


Postuar nga Glaukus datė 10 Shtator 2006 - 21:06:

??????????

.................. Ti je ........ e din edhe vete qe Ti je........ dhe nuk ka asnje ne bote qe te te ze vendin apo te me beje te ndryshoj mendje.............


Postuar nga Katilesha datė 10 Shtator 2006 - 21:10:

prit pak.............hena po me jep nje mesazh.............dio.........flm..........pritja e kishte nje kuptim..............edhe ti i duhuri je ..........ke qene gjithmone........


ps; prsh.allte trishtuarit sonte me kengen e Eric Clapton qe jam duke e degjuar tani...."tearse in heaven".........dieu do ja fus te qames..........


Postuar nga Niqua datė 11 Shtator 2006 - 12:32:

te dua o gjeja me e shtrenjet e jetes time.. eeeee saher e degjoj ket i love it.


Postuar nga genco datė 12 Shtator 2006 - 10:02:

Krejt te bukura keto

Sdi per ju por per mendimin tim  ku ka shume fjale dashurie sdi sa ka njimend aty Dashuri, ket e them se dashuria nuk mbahet me fjal apo me nji a dy momente ne jeten tone po dashuri e vertet esht ajo qe zgjat e zgjat dhe kur nuk thyhet ,edhe neqoftese nuk shprehet me fjal , se ti thuash  dikujt se e don dhe thur nji poem per te sdo njimend te thot se e don ,
Dua te them se fjala dashuri esht vetem nji fjal , dashuri e vertet esht respekti, kujdesi dhe sakrifica qe ne te gjith duhet te kem per ter jeten ndaj partnerit 

Me ndihmo e me duaj kur qaj se te qesh di dhe vet 


Postuar nga kontinenti datė 12 Shtator 2006 - 17:03:

Re: Krejt te bukura keto

Citim:
Po citoj ato qė tha genco
dashuri e vertet esht respekti, kujdesi dhe sakrifica qe ne te gjith duhet te kem per ter jeten ndaj partnerit 

Me ndihmo e me duaj kur qaj se te qesh di dhe vet 



Genco shume e drejte kjo.


Postuar nga angelo22 datė 12 Shtator 2006 - 17:27:

Re: Re: Krejt te bukura keto

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti


Genco shume e drejte kjo.



Epo dashuria nuk eshte gjithmone vetem respekt e keni gabim,ajo eshte nje mall qe ke per nje njeri ndonese e ke pran......ti dehsiron ta kesh brenda vetes,deshiron te jesh nje me te prandaj qe te mos i ndahesh kurre.....,por qe ne shume raste nuk te reaizohet se ne duam me shume nga ajo cfare japim...


Postuar nga genco datė 12 Shtator 2006 - 17:46:

Hmmm

Nese nuk e kultivojm nje lule ajo kur sdo te duket e bukur njashtu eshte edhe dashuria , e ajo qe thua ti ashtu fillon ama duhet shume pune durim dhe angazhim me e mbajt ne at gjendjen fillestare keshtuqe prap se prap fjala dashuri jet vetem nje fjal .


Postuar nga angelo22 datė 12 Shtator 2006 - 17:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Po mire, pse do me shume ti?


epo nuk kenaqem me pak une...
sa me shume aq me mire si thua ti...


Postuar nga agata datė 12 Shtator 2006 - 23:38:

O stine e arte e veres! O trendafil i eger qe ēel e shperthen kur vjen koha, duart e tua ne temthat e mi dhe ju, o duar mbi te gjitha duart, qe me qendroni mbi fetyre, ju lutem qendroni, qendroni aty, qendroni e fshini vitet, vitet e boshlleqeve, te erresires e te shpirtit te dobet. O shi perkedheles, mos valle nuk do te ta them kurre se sa shume te dua, me te gjith pa shpresen e njeriut qe i ka kaluar tashme te gjith kufinjte e qe i mjafton fare pak, e njeriut me balle te ftohte te nje te ēmenduri qe e perjeton cdo dite si nje fillim te ri e perpara te cilit fushat dhe pyjet e jetes shtrihen pa fund, ah, qendro, qendro...ah, qendro e mos ik...


Postuar nga agata datė 17 Shtator 2006 - 17:58:

E dashur dhe shume e shtrejte, pra, ti deshiron te vish! Nje lajme i larget ky e i pabesueshem! Lajme i paimagjinueshem dhe befasues, befasues e shokues! Mos valle po ngrihet nje vale e bute dhe e pafundme? O ti, moj re, ere dhe pranvere hallkionike mbi ujrat stuhive, ta dish ti si po kalon ne shpirtin tim vale-vale stuhia e ndjenjave, o horizonte i pamate e i shqetesuar, o enderr mbi gjinjte e detit qe skane pare kurre debore me sy!
E embla ime, nuk duhet te ishim ndare kurre per ēfare do arsyje! Kjo qe ndodhi ishte krim!
Por tani qe ti po vjen, cdo gje do te rifilloj nga e para. Ketu jane parashikimet dhe mundimi shpirteror i pakenaqesise se perhershme si dhe dyshimi per vetveten dhe ai caste i vetem qe vlen sa disa jete se bashku, ēasti kur te ndjej, kur ti zhytesh ne perqafimet e mija e koka jote prek supin tim...
O ti, e caktuar per mua e per jeten time te handakosur, sa here te kam humbur gjate ketyre muajve te pafund e te paket sepse ti ke qene larg eshte me shume se te me mungosh sepse larg domethene larg, une nuk jam mesuar te fitoj diēka prape dhe nuk jam i zoti te pres sepse jetoj me ritme shume te shpejta dhe se me ka mbetur shume pak kohe, prandaj, eja se nuk dua te jetoj me pa ty dhe po e them kete pa me ardhur turp, po e them me ndjenjen e paturp te te semurit per vdekje sepse kjo ndjenje tashme me ka prekur e pothuajse po me shkaterron, prandaj eja, o drite e fundit perkedhelese per syte e mi, O Fata Morgane e arte mbi shkreteriren e jetes sime te harxhaur, o maje e palmes mbi oaz, eja sa me pare!
Une po dridhem dhe shoh qe edhe dora po me dridhet. Mezi mar fryme, i shpreh ndenjat dhe mendimet e mija me ane te duarve, hodha nje krah dru ne oxhak dhe po rri me sy ngulur te zjarri. Se ē'lindi atje e po me con diku mbrapsht, e kush veē teje mund te me zgjidhe te gjitha nyjet, e dashur, e kush perveē teje eshte ne gjendje te me zhyse ne stuhine e erres " bubulluese dhe me vete them, ah, hidhme, hidhme atje! Kam deshire te kercej drejt e te ti nga shkembimi i deshperimit, nga tropolina e shperfilljes, e gjendjes se pashprese dhe e pikellimit te madh, kam deshire ta djeg te shuaren time, e shtrejta ime. Syte e tu jane fare afer te mive dhe nuk egziston asgje tjeter veē territ e syve te tu e shiut te puthjeve te tua.
Nuk paskam vdekur? Mos valle nuk me kane vertitur diku si nje kukull pa vlere, si nje kukull me sy te ndritshem e tru te fiksuar? A nuk kam qene i vdekur gjith ate kohe qe nuk te kam patur prane? Ah, nuk kam me cfare te ngushellohem e te qetesoj veten sepse thikat e kohes se humbur me shpojne gjithandej. Ti nuk ishe prane, ti nuk ishe prane, ja e vetmja gje qe mund te mendoj.
Apasjonata! Ti nuk e di se sa here me ka ndodhur qe e kam humbur dhe e kam gjetur prap veten time. Ka pasur dite te tera qe nuk kam qene ne gjendje te shkruaj sepse gjaku me ziente si rryma e Malstrimit e sepse fjalet me perthyeshin si varkat e vogla kur fryn tajfuni, perpiqesha te qetesoja gjakun, ta rrethoja me ledhe, diga e trare derisa te shfaqeshe ti, por nga keto pak fjale qe me thoje ne telegram ēdo gje u permbys pra, eja, o heshte e pameshirshme e drejtur ne zemren time.


ERIH MARIA REMARK


Postuar nga agata datė 17 Shtator 2006 - 18:02:

A ke degjuar valle sa here kam biseduar me ty? Dhe me ty mund te flas me te vertete vetem kur jam vetem. Ne ēaste te tilla ulem diku ne nje cep mbi qilim para zjarrit qe digjet e ndriēon dhe i ngul syte atje, dhe yjet nga jashte me bien mbi dore, dhe rete vendosen mbi supet e mia dhe filloj e them lloj lloj marezish e pastaj nuk e duroj dot me ate gjendje, Por ngrihem, therras qente dhe dal nga shtepia, ndez makinen dhe nisem gjate bregut te liqenit ne qetesine e vdekur te qyteteve italjane. Por asnjehere nuk ka ndodhur qe udhetimeve te tilla te mbyten nga zhyrma e ēakellit nen rrotat e makines kur ndodh qe ben ndonje ndalese te shpejte dhe me duhet te them qe e kam enderruar gjithmone nje frenim te shpejte e nje britme: Kjo te ishe ti, te ishin duar e tua dhe gjith kjo mrekulli qe do te sundonte perreth do te ndodhte sepse ketu, ne kete rruge te huaj, do te shfaqeshe ti, sepse ti do te me prisje ketu, sepse ketu do te gjendeshe ti, e shtrejta ime, ti , jeta e mosdeshires time per te jetuar, engjell, vetetime paralajmeruese, Shen Maria e gjakut tim, ah deshiroj te dal nga shtepija e te nisem me makine e te kerkoj ne te gjitha rruget, ty qe nuk perfytyrohesh dot Kurre e mbase...


ERIH MARIA REMARK


Postuar nga Zhylien Sorel datė 17 Shtator 2006 - 19:09:

Eshte eshte per te ardhur keq nga njehere , tamam si ne kete historine e remarkut Ndodh......
Kur e kane nje njeri nuk e vlersojne dhe vetem kur e kane humbur e kuptojne rendesine e tij.
Kur u thua "Thuam se me dashuron" ndihen te pushtetshem........
Kane ne kontroll nje pjese te rendesishme tenden dhe i deh pushteti........
Pushteti Ka nje forcemagnetike te tille qe nuk e administron dot kollaj.......
Dashuria eshte pushtet......varet si e kontrollon...........


Postuar nga Zhylien Sorel datė 18 Shtator 2006 - 20:42:

Dashuria nuk kerkohet ajo vetem dhurrohet dhe pranohet......


Postuar nga Green_Mamba datė 18 Shtator 2006 - 23:04:

Po !te dashuroj..det' njeri iteligjente femer emrer ...everityng.


zot sa te dua..ka, emde lotet te tuat ne faqe, per aq pak gje....

eternal flame (bangles)


Postuar nga Animal datė 19 Shtator 2006 - 14:24:

te te them se te dashuroj.....
pse nuk e ditke ti.....?!
un vetem kete gje uleri cdo nat si nje ujk qe bisedon me henen....
te dua moj vajz te dua sa smund ta kontrolloj me veten....
isha nje udhetar i perhershem kur me njofte dhe i dhe nje destinacion udhetimit tim...i dhe nje kuptim jetes time....
mu bere nene baba, shok vella u bere ajo qe rrethon qenien time dhe une per here te pare u ndjeva gjall e jo me nje fantazem qe udhetonte ne pafundesi....
me hoqe cdo gje te keqe....me fale veshe per te degjuar te tjeret..
un e di qe sjam perfekt...por per ty ndryshova...
un e di nuk dashuroja....por ja qe dashurova...dhe te fala ate gje qe nuk e pati asnjera...ate vendin te zemra ime qe ishe e vetes sime dhe tani eshte vendi yt...
te dua me shume se veten time....te dashuroj aq shume sa nuk ka me kufi...
si nuk mund te te dashuroj kur ti me nje xhest me fal qetesi..lumtur.
kur ti me jep cdo gje qe kam nevoje...
qe edhe keq te me besh un kurre nuk do ankohesha sepse je ti!
imazhi yt shembellet ne cdo nje te une....dhe me duket e pa kuptimte qe kjo te mos ndodhi....o goce sa te dashuroj nuk e con dot ne permend...nuk do lodhesha duke te pare ose duke te degjuar kurre...
do doja te isha per gjithcka qe ke nevoj...zgjidhja e cdo problemi tend..ai vendi ku mund te mbeshtetesh...ai cepi ku fshihesh kur ke frike nga bota....
te dua ...te dashuroj....dhe nuk e kuptoj si me ndodhiiiiiiii


Postuar nga Katilesha datė 19 Shtator 2006 - 18:14:

ehe...keto jane fjale qe cdo vajze do te donte ti degjonte nga djali qe dashuron.....personalisht mendoj se nganjeher partneri ka nevoje ta degjoje nga goja jone se sa shume e dashurojme...nuk jane te rendesishme vetem veprat...edhe fjala eshte ajo qe e zbut njeriu ,qe e ben per vete.....dhe ne fund te fundit te bente ndihesh vleresuar dhe e dashuruar.......


Postuar nga agata datė 19 Shtator 2006 - 19:15:

Katilesha007 nje shkrimtare i madh francez thote:
"Ce qui va sans le dire va encore mieux en le disant"
qe do te thote (per ato qe nuk dine frengjisht)
Cfare shkon shume mire pa u thene shkon akoma me mire duke u shprehur


Postuar nga Katilesha datė 19 Shtator 2006 - 19:20:

je suis ok avec lui.....


Postuar nga Zhylien Sorel datė 19 Shtator 2006 - 19:26:

nodnjehre eshte me mire pa u shprehur......
Mjaftojne disa shikme qe.........


Postuar nga Katilesha datė 19 Shtator 2006 - 19:29:

shikimet........ehuuuuuuuuu.......lene mo.......se vjen nje dite qe te lodhin shikimet...heshjta....mos shprehja......


ps:..po pritezot me te taku shakshi?....


Postuar nga Zhylien Sorel datė 20 Shtator 2006 - 18:21:

"thuame se me dashuron"
dy fjale qe kurre nuk thuhen dot qa kollaj sa mendohet......


Postuar nga Katilesha datė 20 Shtator 2006 - 18:24:

Thumbs up

jam shume ok..me ty....


"thuame se me dashuron...
o njeri qe vec per ty po mendoj...."


Postuar nga agata datė 20 Shtator 2006 - 19:48:

Mesazhet jasht teme u fshine.


Postuar nga Zhylien Sorel datė 20 Shtator 2006 - 20:34:

JAm dakort me ty.

Respekte agata.


Postuar nga Klodel datė 20 Shtator 2006 - 21:16:

Remarku eshte i paarritshem. Por ne fakt une do thoja TREGOME jo thuame.
njerezit kane tendencen te ngopen me fjale, por vetem kur ne vend te fjaleve ka veprime konkrete atehere eshte dashuri e vertete.

respekte


Postuar nga Demokrate4ever datė 20 Shtator 2006 - 21:47:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato qė tha Klodel
Remarku eshte i paarritshem. Por ne fakt une do thoja TREGOME jo thuame.
njerezit kane tendencen te ngopen me fjale, por vetem kur ne vend te fjaleve ka veprime konkrete atehere eshte dashuri e vertete.

respekte





sapo mendoja te shkruaja dicka te tille Ana ,por tani ngelet te bashkohem me mendimin tend.


Postuar nga durrsake_topolake datė 26 Shtator 2006 - 17:57:

Re: Thuamė se mė Dashuron..

Citim:
Po citoj ato qė tha agata
Thuamė qė me do, duame e thuama kete...............

(ERICH MARIA REMARQUE)



ti pergjigjemi erich-ut me kengen e ponit

 

te dua per koken tende

do vi qe ti them sat'eme

zemren sec ma pervelove

u terbofsh se me terbove.


Postuar nga agata datė 27 Shtator 2006 - 20:50:

Pershendetje topolake

Ahahahah. e lezetshme kjo kenga e Ponit


Postuar nga agata datė 27 Shtator 2006 - 21:31:

E embel dhe e dashur, me fole ne telefon dhe neper zhurmen e oqeanit zeri yt nganjehere me vinte fare i qarte si kembane, si kembane qe tingellon e buēet nga skaji tjeter i tokes...
O yll i dashur i agimit qe ndriēon mbi druret e gjymtuar prej predhave, jam shume i paduruar dhe here pas here nuk i zoteroj dot nervat e nderkohe nuk gjej asnje gezim prej atyre qe me rrethojne.
Por papritur me kaplon nje vale, vala e aromave te barit te thate e barishteve te ndryshme, tamam sikur te jem ne mes te fushave te gjera ne vere, ne mes te flutyrave, gjinkallave e me ca balona letre diku tej qe i kan ngritur femijet. Dhe kjo vale e bute me duket sikur ka aromen tende, sikur me sjell lajme prej teje dhe atehere largohen te gjitha fatkeqesite sepse te ndjeje prane dhe nuk ndjehem me i hidheruare i vetmuar sepse po afron koha qe do te shihemi dhe ēdo gje tjeter shnderrohet ne dhembje te embel, ne malankoli te lumtur, ne melodi te tristueshme sepse e ndjeje se ti mendon per mua dhe un jam ne gjendje ta ndjeje kete.
Fatkeqesi jane vetem vedekja dhe katastrofat, ndersa ti je vetem jeta, batica e gjelber qe perplaset ne shkembinjte e bregu, si prane asaj anijes ne Venecia prane brigjeve te Lidos qe legundesh gjithmone e mbremjeve futesh me thelle ne det me afre horizontit ku lekunden edhe shume te tjera tamam si tufa e flamingave ngjyre alabastri qe presin eren e ngrohte te mbremjes...
O ti, gezimi im...


Remark


Postuar nga atiola datė 28 Shtator 2006 - 01:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha agata
E embel dhe e dashur, me fole ne telefon dhe neper zhurmen e oqeanit zeri yt nganjehere me vinte fare i qarte si kembane, si kembane qe tingellon e buēet nga skaji tjeter i tokes...
O yll i dashur i agimit qe ndriēon mbi druret e gjymtuar prej predhave, jam shume i paduruar dhe here pas here nuk i zoteroj dot nervat e nderkohe nuk gjej asnje gezim prej atyre qe me rrethojne.
Por papritur me kaplon nje vale, vala e aromave te barit te thate e barishteve te ndryshme, tamam sikur te jem ne mes te fushave te gjera ne vere, ne mes te flutyrave, gjinkallave e me ca balona letre diku tej qe i kan ngritur femijet. Dhe kjo vale e bute me duket sikur ka aromen tende, sikur me sjell lajme prej teje dhe atehere largohen te gjitha fatkeqesite sepse te ndjeje prane dhe nuk ndjehem me i hidheruare i vetmuar sepse po afron koha qe do te shihemi dhe ēdo gje tjeter shnderrohet ne dhembje te embel, ne malankoli te lumtur, ne melodi te tristueshme sepse e ndjeje se ti mendon per mua dhe un jam ne gjendje ta ndjeje kete.
Fatkeqesi jane vetem vedekja dhe katastrofat, ndersa ti je vetem jeta, batica e gjelber qe perplaset ne shkembinjte e bregu, si prane asaj anijes ne Venecia prane brigjeve te Lidos qe legundesh gjithmone e mbremjeve futesh me thelle ne det me afre horizontit ku lekunden edhe shume te tjera tamam si tufa e flamingave ngjyre alabastri qe presin eren e ngrohte te mbremjes...
O ti, gezimi im...
Remark



Me ngjadhe shume emucione Agata pershendetje


Postuar nga atiola datė 28 Shtator 2006 - 01:15:

te them te dua
po ti a me don me thuaj po te lutem dhe nese nuk e ndjen
me thuaj po dhe eja prane meje
dua te jem me ty ne kete nate
me mungon
po une te mungoj
me thuaj po
thuaj qe me dashuron
thuaj qe jam e vetmja per ty
se ti je i vetmi per mua


Postuar nga Animal datė 29 Shtator 2006 - 18:13:

ke provuar te diskutosh me shikime....kane me shume fjale se cdo fjalor..
dashuri, ngrohtesi..sinqeritet..syte nuk genjejne...
eshte bisede e zemres..eshte........pa fjale por me ndjenja


Postuar nga Presidentja datė 07 Tetor 2006 - 14:49:


Postuar nga atiola datė 07 Tetor 2006 - 15:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha atiola
te them te dua
po ti a me don me thuaj po te lutem dhe nese nuk e ndjen
me thuaj po dhe eja prane meje
dua te jem me ty ne kete nate
me mungon
po une te mungoj
me thuaj po
thuaj qe me dashuron
thuaj qe jam e vetmja per ty
se ti je i vetmi per mua


Postuar nga agata datė 12 Nëntor 2006 - 11:48:

E dashur, ne nentor ditet jane te shkurtra, ndersa netet te gjata. Diten edhe mund te merresh me diēka e te bredhesh neper qytet apo te besh ndonje gje tjeter, por kur shkulmat e para te eres bien qe nga ana e Harkut te Triumfit mbremjes dhe mbi shamps d'Elize ndizen dritat e reklamave, zemra ime mer fund se s'ka ku te kapet me e atehere ajo fillon te jepet mbas enderrimeve.
Enderron te vij me ty te Megi Ruth dhe Klice, te Fuke, ne Shvar, te ekpozita persjane dhe ne Luver, ajo rend, rend...
Krijese shume e dashur qe rrjedh shpejt e njekohesisht e perjetshme si nje rrahje e vetme zemre, qiell mbi nje karvan ndjenjash, qe enden si karvani i ciganeve, o qiell si ai ne tablone e Van Gongut qe ndodhet ne Luver, e dashur ishte mrekullin koha qe ndenja me ty! Ishte nje vere e tere plot drite, det e rini! Ne e ushqenim njeri-tjetrin me rini e gjalleri te ndjenjave dhe e ardhmja kthehej prape ne nje fre te tendosur ne duart tona, qe drejton disa kuaj bashke te mbrehur ne nje karroce qe vrapon ne rrugen e gjate drejt se panjohures e se ardhmes.
Ishte nje mrekulli te te shihja ty, e dashur, te rinuar, te shihja ēapkenlleqet e tua qe NIēe i ka quajtuar supertrimeri e i vrojtur ne kohen e vet me shume vemendje.
Ti i ngjaje nje anije qe shkeputet pa zhurme nga bregu, qe eshte ngarkuar me nje mall te ēmuar e se ciles gjate kohes qe ka qene ne port, i eshte bere nje remont shume i kujdesshem nga duar miqesore e tani ajo lundron me vela te shpalosura te fryra prej ererave te mbara...
Por tani ti je larg e ketu qendron e gjithe puna. Nuk kam pothuajse asgje se me ēfare te genjej veten. Dita, eh, edhe shtyhet, por ah, as naten as diten nuk ia dal dot.
Me nje fjale, fakti qe nuk jemi bashke s'ka asnje kuptim... Mbremja bie mbi ēatite e shtepive dhe ti ngul ata syte e tu te kuq, ne dritare e nderkohe lind pyetja e pyetjeve, pyetja e vetme, pyetja e mbremjes dhe e nates, ajo pytja budallaqe: ku do te jesh valle tani, a do te shoh shpejt valle, dhe A ME DO ME APO JO? Kur u nise heren e fundit kujtoja se te dashuroja, por tani e di se ajo nuk ishte ende dashuri e plote dhe mendoj se nuk jam i afte te te dashuroj me shume se tani sepse vetem tani te dua plotesisht pa lene asgje manget. Cdo gje imja eshte perqendruar te ti.
Adio, adio e dashur, e Vetmja ime.

REMARK


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.