Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2006 - 11:00:

Pervec mbeshtetjes se ketyre qe tha Balerina, desha te them, Prshitinalije, se e e ke kuptuar gabim temen. Nuk behet fjale per islamin por per shumicen e feve qe jane antiseksiste dhe ndalojne seksin. Seksi i izoluar brenda familjes eshte utopi. Kemi nevoje per boten e jashtme qe te veprojme edhe brenda familjes.

Se mu kujtua nje adoleshent vlonjat kete vere. Po rrinte tek hyrja e nje diskoje dhe kur e dashura ime beri te hynte per te pare sa njerez kishte, ky tha: "Po ci do njerezit moj motra, ti je e shoqeruar". Ky eshte dhe parimi fetar i seksit brenda familjes pak a shume. Gje qe eshte e pamundur, pasi jeta seksuale eshte nje ekuliber i impulseve brenda dhe jashte familjes. Pa llogaritur qe familja nuk perbehet vetem nga martesa dhe unaza, sepse edhe bashkejetesa eshte efektivisht nje familje. Atehere gjithe parimet fetare bien perderisa kufijte e familjes behen te zbehte.

P.s. Feja dhe familja shkojne ne te njejtin drejtim klanor, duke krijuar agregacione morale parimore. Koha ka treguar se shteti dhe feja/familja shkojne ne perpjestim te zhdrejte, sa me shume zhvillohet shteti aq me shume i bie vlera familjes dhe fese. Shume njerez keto korrelacione nuk i kuptojne dhe kujtojne se familja, feja dhe shteti kane vlera absolute, nderkohe qe i hane pushtet njera tjetres. Psh ne Shqiperi klani dhe familja jane aq te forte sa dalin shpesh mbi pushtetin e shtetit dhe kjo sjell nje prapambetje te ekzagjeruar. Feja nuk ben gje tjeter vec perforcimit te familjes-klan dhe natyrisht kjo nuk eshte vetem pozitive, persa pushteti kalon nga nje entitet me i madh (shteti) tek shume entitete te vogla (familjet). Nese Shqiperia ka mbetur shteti me i dobet kjo ka ardhur sepse kur te tjeret krijonin shtete dhe shpallnin pavaresite, neve ruanim shtetet tona te vogla me rregulla te forta familjare dhe fetare. Kur Frojdi fliste per seksin neve i martonim kalamajte ne djep. Deri ne epoken komuniste fjala SEKS ishte e turpshme (dhe eshte akoma ne njesite para-fetare familjare). Kur bota bente revolucionin seksual neve na ndaloheshin xhinset. E gjithe kjo eshte pjese e prapambetjes qe karakterizon Shqiperine dhe perhapja e "feve te organizuara" nuk ben gje tjeter vecse te vonoje revolucionin per te cilin njesite para-fetare familjare (me ne krye meshkujt e familjes) kane nevoje.

P.s.2 Asnjehere se kam kuptuar pse fetaret shajne fete e njeri tjetrit kur ndjehen ne rrezik. Ndonjehere fete me duken si firma qe duan ti marrin kliente njera tjetres. Ne kete teme psh askush nuk mbrojti krishterimin, por megjithate gjeja e pare qe i shkoi ne mend Prishtinalijes eshte te tregoje se krishterimi eshte me keq se islami. Hehhehehe.

Gjithe te mirat.


  Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.