Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- nje pjese nga mendja ime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12880)


Postuar nga NS-6 datė 28 Shtator 2007 - 11:10:

Unaza

Citim:
Po citoj ato qė tha Eria
Ishte dita e fundit e gushtit,e premte 31.
Mu duk e veshtire te pranoja refuzimin tend qe te mos haje me.Ate dite ti as me goje nuk me fole me.Qendroje atje ne shtrat e heshtur,thuajse ne gjendje koma.
Duke te ledhatuar duart qe te flije e qete,kapa unazen tende ne njerin gisht dhe iu drejtova mamit qe rrinte ulur ne divanin tjeter: -`Unazen e nenes do e marr une.....nese ndodh ndonje gje....“
Ti qendroje atje e heshtur,nuk beje ze.I hape syte dhe me pe per here te fundit.Tu mbushen syte me lot,dhe me nje fuqi te jashtzakonshme(nuk e di ku e gjete forcen) me more doren dhe ma puthe.
Ishte takimi yne i fundit.
Dy dite para se te mbyllje syte perhere,mbi jastekun tend gjeta unazen qe te kerkova.Ti e kishe hequr,ishe stermunduar gjithe naten,qe une ta merrja dhuraten tende ne mengjes.Sot e kam ne dore ate unaze,skam per ta hequr me.
Mbasditen e 5 shtatorit ti mbylle syte,aq e qete.A thua vdekja nuk eshte aq e tmerrshme sa thone? Kisha frike nga vdekja,por ti me bere te forte.Flm qe me dhe mundesine te te qendroja prane deri ne fund.
Per dy muaj e tre dite ju humba te dy,por e di qe tani jeni bashke dhe me shikoni qe atje larte.Tani kam dy engjej mbrojtes qe mendojne per mua.
Ju dua shume.
Per gjyshin dhe gjyshen me te mire ne bote.
I perjetshem qofte kujtimi juaj!!!!



shkeputur nga tema "Copeza jete nga e kaluara.."


  Gjithsej 56 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.