Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika shqiptare ne vite (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=292)
-- Njeriu misterioz i CIA-s ne Shqiperi... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14098)


Postuar nga lezhjani-82 datė 04 Korrik 2007 - 17:23:

Njeriu misterioz i CIA-s ne Shqiperi...

Njeriu misterioz i CIA-s nė Tiranė

Vladimir Karaj
04-07-2007



CIA kishte njė njeri tė saj nė Tiranė. Ishte ai qė grumbullonte informacionet dhe krijonte pėrshtypjet mbi sjelljet e qeveritarėve tė Tiranės, por emri i tij, edhe pse raporti ku ka ndihmuar ėshtė publikuar, mbetet sekret. Nė 79 faqet kushtuar marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike, ai citohet 4 apo 5 herė, por nė tė gjitha rastet emri i tij ėshtė i fshirė nė njė kuadrat tė bardhė, qė duket se ka pėr synim tė mbulojė informatorin. Sigurisht pėr tė nuk ka asnjė tė dhėnė, por duket se personi nė fjalė ka pasur marrėdhėnie tė mira edhe me krerėt e qeverisė komuniste, derisa nė disa raste ai citohet nė bashkė bisedim me Mehmet Shehun, i cili duket sikur i jep shumė konfidencialitet. Njeriu i CIA-s nė kryeqytet shqiptar duket se do tė mbetet mister edhe pėr shumė vite, ndėrsa nė fillim tė raportit agjencia e citon atė si njė kontribuues nė raport, por ashtu si emrat e tjerė tė personave qė kanė marrė pjesė nė shkrimin e materialit, emri i tij ėshtė i fshirė.

Misteri

Njeriu i agjencisė sė inteligjencės nė Tiranė ėshtė, njė ndėr ndihmuesit kryesorė nė raportin e pėrgatitur mbi marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike dhe ndryshimin e temperaturės nė mes tė dy vendeve. Besimi se agjencia nuk kishte mundur tė arrite tė informohej pėr lėvizjet e Byrosė Politike, duket i gabuar po tė mbahet parasysh se ky person ishte i informuar thuajse pėr tė gjitha lėvizjet e krerėve komunistė, madje ai raportonte edhe njė dėshirė tė shprehur tė Mehmet Shehu qė vendi tė "afrohej me Perėndimin". Fakti qė ai ishte i informuar pėr lėvizjet e krerėve tė PPSH-sė dhe deri detajet e vizitave ose jo tė tyre nė takimet e vendeve apo partive komuniste. Ai i raporton CIA-s ftohjen shqiptare me BRSS, pėrmes kontakteve tė drejtpėrdrejta deri edhe vėzhgimit tė sjelljeve tė politikanėve shqiptare. CIA nė raport zbulon se ai ndodhej nė Tiranė. "Agjenti (shėnim i fshirė) nė Tiranė nė Shqipėri mė korrik 1948, thotė qė numri i sovjetikėve ėshtė ka shkuar deri rreth 3,000 kėshilltarė ushtarakė dhe civilė.Kjo e dhėnė mund tė jetė e ekzagjeruar, sidoqoftė ka informacion se numri i sovjetikėve nuk kaloi mbi 1 mijė gjatė periudhės 1948-1949", thuhet nė raport nė faqen 27 tė tij. Ndėrkohė mė tej njeriu nga Tirana, raporton edhe nė faqet 42,50,53,56,58,59, nė njėrėn prej tė cilave flitet pėr njė bisedė tė tij me Mehmet Shehun, gjė qė tregon se ai kishte mundėsi tė kontaktonte me krerėt e lartė tė udhėheqjes nė Tiranė.

Raportimet

Njeriu qė "spiunonte" nga Tirana pėr CIA, ėshtė pėrdorur nė mjaft raste pėr tė analizuar situatėn nė vend. Nė mjaft faqe ai flet pėr sjelljet e liderėve shqiptarė, duke komentuar pėrkatėsisht edhe qėndrimin e tyre. Nuk dihet kur dhe si ėshtė rekrutuar, madje pėr mė shtunė nuk dihet nėse bėhet fjalė pėr njė person apo pėr disa informatorė nė Tiranė, sidoqoftė informata e parė daton 1948 dhe vazhdon deri nė vitin 1961."Privatisht liderėt shqiptarė duket se kanė dyshime tė forta pėr rreshtimin e tyre nė bllokun komunist dhe pėr besimin qė duhet tė kenė te Moska. "Mė29 gusht (viti mund tė jetė 1958) (Agjenti nė dokument i paraqitur me emrin e shuar) pati njė bisedė tė gjatė me kryeministrin Shehu, i cili ia kushtoi pjesėn mė tė madhe tė bisedės Lindjes sė Mesme, por u angazhua edhe nė njė sulm mbi revizionizmin Jugosllav dhe foli edhe pėr njė dėshirė pėr marrėdhėnie mė tė mira me Perėndimin. Gjatė kėsaj bisede Shehu nuk e pėrmendi asnjė herė BRSS dhe ishte pėrshtypja (emri i shuar) qė Shehu ishte duke kėrkuar njė diplomaci shqiptare mė pak tė pavarur nga BRSS", thuhet nė raportin CIA-s faqe 50. Agjenti raporton se pasi kishte dėgjuar Shehun, ishte i bindur se liderėt shqiptarė mė shumė ishin tė interesuar pėr nacionalizmin se sa pėr ideologjinė dhe linjėn e Stalinit. Ai e shpjegon kėtė qėndrim ndaj BRSS me rritjen e kėtij nacionalizmi nė klasėn politike dhe me faktin qė Hrushovi u kėrkonte atyre afrim me Jugosllavinė. Dy faqe mė pas, njeriu i CIA-s, raporton edhe njė sjellje mė tė butė tė shqiptarėve ndaj diplomatėve jugosllavė, duke ia dedikuar kėtė presionit sovjetik. Raportimet e tij tė mėtejshme, kryesisht kanė tė bėjnė me lidhjen e re qė po krijohej dhe me shtimin e numrit tė personelit kinez nė Shqipėri.

Njė apo shumė

Sigurisht koha e pėrgatitjes sė raportit i cili u referohet zhvillimeve tė 10 viteve, tregon se raportuesi pa emėr mund tė mos jetė i vetėm. Raportet e shkėputura, i pari nė 1948, i dyti mė 1958 dhe nė vazhdim, tregojnė njė mundėsi qė persona tė ndryshėm tė kenė punuar pėr CIA-n nė Tiranė, nė periudha tė ndryshme kohore.E vetmja ngjashmėri mes kėtyre personave qė nė material paraqiten si shkrim i shuar me njė katrorė tė bardhė, ėshtė madhėsia thuajse e ngjashme e kuadratit bosh, por kjo nuk mund tė merret si njė referencė e shkrimit tė tė njėjtit emėr. Agjenti ose agjentėt me emėr tė shuar, janė edhe pjesėtarėt e Departamentit tė Analizės qė raportojnė nga vende tė ndryshme, duke marrė nė konsideratė zhvillimet. Nė fillim tė tekstit pėrmenden disa persona qė kanė kontribuar nė raport dhe qė duket se janė cituar nė shkrim. Por sidoqoftė vetėm njė prej kėtyre duket se ka qenė nė Tiranė dhe ky duket se do tė mbetet njeriu misterioz i CIA-s nė kryeqytetin shqiptar.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.