Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=181)
-- Sa prane perendimit mendoni se eshte shqiperia????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1450)


Postuar nga Klodel datė 18 Korrik 2003 - 16:58:

Sa prane perendimit mendoni se eshte shqiperia?????

ish senatori dhe ambasadori amerikan ne Rumani David Funderburk mendon si vijon

ĖSHTĖ KOHA PĖR TĖ MIRĖPRITUR KTHIMIN E SHQIPĖRISĖ NĖ KLUBIN PERĖNDIMOR


WALL STREET JOURNAL


Nė fillim tė kėtij viti disa vende tė Evropės Lindore si Polonia, Rumania dhe Lituania, qėndruan pėrkrah Shteteve tė Bashkuara nė luftėn e tyre nė Irak. Tė paktėn dhjetė vende tė kėtij rajoni ishin pjesė e koalicionit tė gadishmėrisė, " Evropa e Re" e Sekretarit tė Mbrojtjes Donald Ramsfeld. Por, njė nga kėto vende, Shqipėria, dallohet nga tė gjitha tė tjerat, pėr shkak tė sė kaluarės gjysmė shekullore nėn tiraninė komuniste.
Me njė shumicė muslimane, rrjedhojė e katėr shekujve tė pushtimit otoman, Shqipėria ka qenė vendi i fundit, nga i cili pritej qė t'i bashkohet forcave pro-amerikane kundėr Sadam Huseinit. Por, Shqipėria ofroi bazat e saj pėr ushtrinė amerikane, ndėrsa njė kontigjent i ushtrisė shqiptare, po shėrben aktualisht nė Irak, si shenjė e mbėshtetjes sė gjithanshme tė Shqipėrisė ndaj Shteteve tė Bashkuara. Ndoshta ėshtė shteti evropiano-lindor, i cili ka bėrė udhėtimin mė tė gjatė qė tė bėhet pėrkrahės i Shteteve tė Bashkuara. Nė kėtė kuptim, ne nga perėndimi u kemi borxh shqiptarėve. Mbase edhe mė shumė, pasi pėrkrah disa shteteve tė tjera ballkanike dhe evropiano-lindore, Shqipėria po e paguan ēmimin pėr qėndrimin qė po mban. Franca dhe Bashkimi Evropian e dėnuan Shqipėrinė pėr shkak tė dhėnies pėrparėsi lidhjeve tė saj me Shtetet e Bashkuara, e jo me Bashkimin Evropian, sa i pėrket mbėshtetjes tė SHBA-ve kundėr Sadam Huseinit si dhe Gjykatės Ndėrkombėtare Penale. Trupi Ekzekutiv i BE-sė e kritikoi Shqipėrinė lidhur me marrėveshjen e saj me Shtetet e Bashkuara pėr mosekstradimin e qytetarėve amerikanė nė kėtė gjykatė.
Shqiptarėt, pasardhės tė ilirėve, folės tė shqipes, gjuhė qė pėrbėn njė kategori mė vete dhe dallohet nga gjuhėt e tjera evropiane, e quajnė veten bij tė shqipeve dhe janė popull krenar qė ka luftuar pėr lirinė dhe pavarėsinė e tij gjatė gjithė historisė. Pavarėsinė e tyre e fituan mė 1912 ndėrsa mė 1920 Shqipėria u bė anėtare plotėsisht e pavarur e Ligės sė Kombeve.
Pas luftės sė dytė botėrore, diktatori stalinist Enver Hoxha, e sundoi Shqipėrinė me njė dorė tė hekurt deri nė vdekjen e tij mė 1985, periudhė gjatė tė cilės Shqipėria u dalluar pėr lidhjet e saj me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinėn dhe nė fund me izolimin e saj nga bota. Kur Shqipėria u ēlirua mė nė fund nga kontrolli komunist, ishte vendi qė pati rrugėn mė tė gjatė pėr t'u transformuar nė njė vend me sistem pluralist demokratik dhe me ekonomi tregu. Nė dekadėn e saj tė lirisė, Shqipėria ėshtė pėrballur me skemat piramidale, krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin. Politikisht pushteti ka alternuar mes Partisė Socialiste ( ish-komunistėt) dhe Partisė Demokratike, lideri i sė cilės, Sali Berisha, presidenti i parė jokomunist i rizgjedhur mė 1996, u detyrua tė largohet nga posti pėr shkak tė protestave publike si rezultat i falimentimit tė firmave piramidale. Rebelimi i armatosur dhe anarkia ēuan nė vendosjen e trupave shumėkombėshe pėr rivendosjen e rendit dhe nė rikthimin nė pushtet tė Partia Socialiste nė mes tė 1997, e cila vazhdon ta qeverisė vendin dhe sot.
Pavarėsisht nga tė gjitha kėto pengesa, janė bėrė hapa pėrpara drejt krijimit tė njė sistemi politik multipartiak, lirisė sė fjalės, lirisė sė besimit, shtetit ligjor dhe rendit. Kėto pėrparime u pėrmendėn edhe nė raportin e fundit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut dhe trafikun e njerėzve. Pėrparime tė ngjashme ka patur edhe nė luftėn kundėr korrupsionit dhe grodės. Megjithatė rruga drejt njė stabiliteti ekonomik dhe praktikave tė tregtisė sė lirė, nuk do tė jetė e lehtė pėr shkak tė reminishencave tė ekonomisė sė centralizuar tė viteve tė komunizmit dhe hezitimit tė perėndimit pėr investime nė vend.

Pėrkundėr pėrparimit qė ka bėrė Shqipėria, ende mbetet e varfėr dhe ka nevojė pėr investime nga bota. Ashtu si nė vendet tjera tė Evropės Lindore, shumica e tė rinjve shikojnė tė punėsohen apo tė arsimohen jashtė shtetit, ndėrsa qeveria shqiptare kėrkon lidhje mė tė ngushta me Perėndimin pėr tė pėrmirėsuar gjendjen ekonomike nė vend.
Meritat u takojnė tė gjithė atyre qė dalluan se e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė tek Shstetet e Bashkuara dhe Perėndimi. Entuziazmi i zyrtarėve shqiptarė pėr aleancė me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n pasqyron popullaritetin qė Perėndimi nė pėrgjithėsi, dhe Amerika nė veēanti e gėzojnė nė kėtė vend. Nė njė farė mase kjo buron nga Amerika si simbol i lirisė dhe demokracisė gjatė dekadave tė sundimit komunist. Dhe sė fundi angazhimi amerikan nė Kosovė, fitoi admirimin dhe pėrkrahjen e shqiptarėve.
Kryeministri Fatos Nano, nė letrėn e tij tė 13 shkurtit drejtuar Wall Street Journal Europe, i bėri nderime sakrificave tė Amerikės pėr liri dhe demokraci nė Evropė kundėr komunizmit, duke thėnė se ndėrsa disa popuj e vende mund tė harrojnė, " Ne shqiptarėt nuk e harrojmė koalicionin e udhėhequr nga SHBA pėr t'i dhėnė fund tiranisė sė Millosheviēit. Dhe kjo ėshtė arsyeja pse ne i mbėshtetim Shtetet e Bashkuara nė luftėn pėr tė ēliruar popullin e Irakut nga Sadam Huseini". Ndėrsa mė 20 Mars, Radio Evropa e Lirė, kishte raportuar nga Tirana, deklaratėn e Fatos Nanos nė tė cilėn lavdėronte Shtetet e Bashkuara si "vendi i vetėm nė botė qė eksporton lirinė..... qė ka ndihmuar pėr tė rrėzuar murin e Berlinit dhe procesin e lirisė nė Evropėn Qėndrore dhe Lindore. Jemi krenarė qė qėndrojmė pėrkrah lirisė".
Administrata e Bushit kohėt e fundit tregoi se i njeh kontributet e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit dhe mbėshtetjen e koalicionit tė gadishmėrisė. Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell, vizitoi Tiranėn mė 2 maj pėr tė nėnshkruar Kartėn e Adriatikut dhe partneritetin me Kroacinė, Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld e vizitoi Shqipėrinė mė 10 qershor, duke i shprehur mirėnjohjen Ministrit shqiptar tė Mbrojtjes Pandeli Majkos, pėr nėnshkrimin e marrėveshjes bilaterale me Shtetet e Bashkuara pėr mosdorėzimin e qytetarėve amerikanė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale.
Megjithėse Shqipėria e identifikon veten me vlerat e Shteteve tė Bashkuara, ajo e konsideron veten mbi tė gjitha pjesė tė Evropės dhe partnerė tė saj mė tė mėdhenj janė vendet fqinje Italia dhe Greqia. Pėrkundėr kėsaj, Shqipėria nuk ėshtė zgjedhur pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, gjė qė mbetet synimi i saj kryesor. Tani mund tė jetė koha pėr Evropėn, qė t'ia shtrijė dorėn dhe ta mirėpresė kthimin e Shqipėrisė nė klubin e perendimit


PO ju si mendoni?

Interesante ishte permendja e faktit qe Shqipėria e identifikon veten me vlerat e Shteteve tė Bashkuara. Lind pyetja cilat jane keto vlera dhe sa mendoni se vertet identifikohemi me to????


  Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.