Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipokrizi Apo Psikologji? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14992)


Postuar nga romiiiin datė 22 Maj 2008 - 19:44:

Re: Hipokrizi Apo Psikologji?

Citim:
Po citoj ato qė tha MeRzIII
Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija eshte shume i ndijshem, ndersa une JAM femije.

Kush jam une, do te pyetni? Une jam dikush qe e njihni shume mire. Sepse une jam cdo grua, cdo burre, cdo femije…… cdo qenie njerezore qe e takoni




PERGJIGJUNI KETYRE PYETJEVE
1-) VALLE KETE LETER E KONSIDERONI SI NJE FORME DYFYTYRESIE?
2-) A I VENI NE MARRDHENIE TE NGUSHTE CILATDO TIPARE TE PSIKOLOGJISE NJEREZORE NGA KJO LETER ME PERMBAJTJEN E SURES JUSUF?



Kur shohim nje person te zotuar islamikisht, nuk duhet te jemi te sigurte se ai mendon si
ne. Ne mund ta kryejme adhurimin ne menyre te njejte ose te ngjashme, mirepo te menduarite ngjashem eshte nje proces shume i ngadalte dhe i gjate. Ne bote nuk ekzistojne dy gjera te njejta. Allahu na ka bere te gjitheve te ndryshem; madje edhe kur behet fjale per elektronet, secili prej tyre ka gjendje unike. Per t’u afruar ne te menduarit, duhet ti diskutojme pikepamjet tona per te arritur nje te kuptuar sa me te mire. Disa here mashtrohemi kur shohim nje komb te tere qe lufton kunder nje armiku te perbashket. Eshte e lehte te bashkohen njerezit kunder nje invanduesi, mirepo eshte jashzakonisht e veshtire te bashkohen ata mbi nje plan veprimi.
Njerezit shkojne deri ne skajshmeri kur duan apo urrejne nje ceshtje apo person. Kur e duan dike ,ata behen te pushtuar duke harruar objektivitetin dhe arsyeshmerine ne sjelljet e tyre. Ngjashem me kete, nese nuk e pelqejne dike, ata mendojne se ai nuk vlen per asgje.
Ne ditet tona ne i kritikojme te tjeret me ze. Kur kemi te bejme me vepra te mira qe meritojne levdate, ne heshtim.
Mospelqimet tona ne i shprehim me fjale-bute!
Heshtim dhe e flasim lart e posht.
Pse nje ceshtje e vogel te na lendoje, nese ate mund ta zgjidhim brenda 10 sekondave! Allahu do te na mbaje pergjegjes po qe se nuk i shprehim ndjenjat dhe mendimet tona hapur dhe ne menyre objektive.


  Gjithsej 23 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.