Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga Katilesha datė 04 Nëntor 2009 - 20:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA
... ulur buze deti veshtroj thelle ne thellesi me duket se atje thelle midis dallgeve te lehta dora jote tundet dhe me pershendet ...je po ai djali i viteve viteve me pare ai djali qe ikte ne kerkim te fatit te tij ikte per dicka me te mire(dhe pse asnjeher se kam kuptuar qe te ikesh eshte mire ) qe ikte dhe me linte me nje lot ne sy dhe me mall ne zemer me merrte malli per ate dhe pse akoma nuk ishim ndare...me duket sikur akoma qendron ne kete rere te lagur nga shiu i disa diteve me pare dhe te ngrohur pak nga dielli i djeshem emrat tane te mbyllur ne nje zemer dhe me duket sikur degjoj akoma fjalet e tua "emrat tane jane skalitur ne zemren e njeri tjetrit "...a thua te ishte e vertet por une ...sa te kam besuar ...me duket sikur degjoj zerin tend tek vrapon ne det dhe une tek te ndjek nga pas dhe pse fuqi nuk kam ,gjithmon te kam ndjekur nga pas gjithmon dhe gjithmon ti ishe nje pas para meje ...te shikoj tek vjen e me merr ne krah dhe me puth plot ndienje dhe me dashuri dhe une ndihem e sigurt ne krahet e tu ndihem e sigurt qe ti me do .jam e sigurt qe me ty perballoj cdo gje ne kete jete por se dija se dhe pa ty do e beja dikur mendoja se ti ishe forca ime sot them qe une forcen e kisha por kisha frike...papritur degjohet zeri i nje gabiani qe akoma ska ikur te fleje me tremb ky ze .
Sa qetesi qe ka tani degjohet vetem dallget qe me lagin kembet dhe era e detit qe me hy ne floke dhe me prek fytyren ndiej ftohte dridhem dua te iki por sdua te humbas nga syte imazhin tend atje midis dallgeve me ka munguar ky imazh me mungon ky imazh .Pse kam kaq frike te pranoj qe me mungon ,pse kam frike te pohoj qe ti je akoma princi i endrrave te mia .Thone qe kam ngeluar ajo vajza e pa rritur qe i beson akoma perrallave ndoshta kam nevoje ti besoj ketyre perrallave per tu munduar te eci perpara ndoshta kam nevoje ti them vetes qe dikur jo shume kohe me pare (dhe pse kane kaluar vite ) kam qene e lumtur kam qene une ajo qe vendoste per cdo gje dhe tani dikush tjeter vendos per mua .Te gjithe dine se kush eshte e mire per mua dhe cuditerisht une se di.
Me duket vetja gjithmon nje personazh i dyte asnjeher ai kryesori gjithmon ne pritje ...dhe kjo pritje ska fund ...ben shume ftohte dhe ndiej qe dikush me hedh kraheve nje shall qe te me ngrohi dhe me shtengon fort dhe une humbas ne kete shtrengim ndiej qe ky shtrengim me ngroh me jep(ti je ne cdo moment kur kam nevoje ti je ) ... shikoj qe ti atje ne thellesi zhdukesh ska me asgje ...ti me perkedhel floket dhe me shtrengon shume sikur don te me mbrosh nga cdo gje ...dhe nga ai imazh ...me shtrengon doren dhe fillojme e hecim gjate bregut te detit ...duart ,trupi ,gishtat dridhen nga kjo ere e ftohte nentori ....




  Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.