Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letėrsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=5)
-- Ne proze apo ne poezi ndjeheni me mire? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1524)


Postuar nga Lakanderi datė 09 Gusht 2003 - 01:22:

Une ndihem me mire ne proze.Besoj se te pakten 80% e gjerave qe lexoj ( hiq revista dhe gazeta) jane proze.Por kjo s`do te thote se poezia nuk me pelqen fare.Ja tani lexova perseri poezite e Migjenit dhe mbeta i shokuar nga talenti,realizmi dhe intensiteti i vargjeve te tij.Te tilla perjetime,dhe te tille talent nuk ka cdo njeri.Dhe ne kete cast mua nje poezi e tij me mbush me shume se nje gjysem romani.
Mbase une nuk di ti lexoj si duhet poezite.Une i lexoj ne menyre pakez egoiste dhe feminore d.m.th. tani,ne kete cast,une dua qe filan poezi te me shkunde,ta kuptoj,te me jape nje mesazh te forte ose te me hape rrugen qe te kuptoj dicka (s“ka rendesi,mund te jete edhe teme e thjeshte).Para ca kohesh lexova 4-5 poezi te Zhak Preverit dhe mu duken thjesht fantastike.Lexova dhe disa poezi te Kadarese,poezi te cilat dikur me pelqenin shume dhe (te me ndjeni) mu duken kot.Pra tek mua ka rendesi casti kur i lexoj dhe gjendja ose nevoja ime momentale.
Ne leximin e prozes kem me shume pervoje dhe nuk me ndodh keshtu.
Naten !


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.