Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga sarandaebukur datė 20 Mars 2008 - 14:48:

Zbardhet biseda e pergjuar ku permendet Berisha

.Gazeta Panorama

... Janė biznese shqiptare, krerė institucionesh shqiptare, si dhe zyrtarėt dhe familjarėt e krerėve tė shtetit. Pėrgjimi, qė ka mė shumė se katėr muaj qė qarkullon nė tavolina tė ngushta, qė u pėrfol gjatė nė mbledhjen e djeshme tė Kuvendit pėr tragjedinė e Gėrdecit, ėshtė e kobshme. Eshtė e njėjta bisedė pėr tė cilėn njė gazetar amerikan po bėn njė shkrim lidhur me trafikun e armėve. Gazeta, pas pėrfoljes sė djeshme, investigoi dhe arriti ta siguronte, ēuditėrisht, shumė lehtė transkriptimin e saj. Sot po botojmė tė plotė tė gjithė pėrgjimin e siguruar, nė tė cilin pėrfshihen firma amerikane tė tenderuara nga departamenti i shtetit, zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe dy biznesmenė shqiptarė.
Biseda ėshtė pėrgjuar me njė telefon NOKIA nga Kosta Trebicka, biznesmen shqiptar, pronar i firmės “Xhoi” nė Tiranė. Nė tė flasin Trebicka dhe Efraim Diveroli, President i kompanisė AEY, Inc me qendėr nė Miami. Biseda fokusohet rreth njė tenderi pėr shitjen e fishekėve nė Afganistan, nga kompania amerikane e kontraktuar nga Departamenti i Shtetit. Geri Kokalari, njė figurė e njohur e komunitetit shqiptaro-amerikan,i ka dėrguar njė shkresė ish-kryeprokurorit Sollaku dhe kryeprokurores sė re Ina Rama. Nė kėtė letėr ai tregon tė gjithė detajet e aferės sė armėve dhe pėrgjimit tė bėrė nė Tiranė. Sipas Kokalarit, AEY Inc, kompani e bazuar nė Miami, qė merret me biznesin e metalit dhe riciklimit tė tij, fitoi njė kontratė 300 milionė dollarė me qeverinė amerikane pėr tė furnizuar me armė ushtrinė afgane. (Kontrata mund tė shikohet nė internet nė linkun
(http://www.defenseindustrydaily.com...hanistan-03152/). Duke qenė se ushtria afgane pėrdor armė tė prodhuara nga Rusia, atėherė firma amerikane duhet tė siguronte armatim tė kėtij lloji. Ky armatim, nė shumicėn e rasteve prodhim rus dhe kinez, gjendej me shumicė nė vendet e Lindjes dhe nė Shqipėri. Amerikanėt janė pėrpjekur tė shmangin Rusinė nga blerja e municioneve. Pėr kėtė arsye, firma amerikane me pronar Efraim Diveroli, kontakton me MEICO, agjencinė e eksport-import tė armėve nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Shqipėrisė pėr tė siguruar municionin. Nė letrėn e tij, Kokalari shkruan: “Sipas biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, pwrfaqwsuesi i AEY pasi kontaktoi me Ylli Pinarin, drejtorin e ‘MEICO’-s, u informua qė municionet duhet tė blihen nga agjenti i ‘Meico’-s, “Edvin”, njė kompani qipriote, qė me ē’di unė ėshtė nė pronėsi tė njė biznesmeni zviceran, tė cilin z. Trebicka e ka identifikuar si z. Henri Tomei”. Roli i firmės ‘Edvin’ nga Qipro ishte vetėm qė tė faturonte AEY dhe pastaj tė paguante ‘Meico’-n pėr municionet”. Pra, njė hallkė mes MEICO dhe AEY, pėr transaksionet financiare. Sidoqoftė deri kėtu duket gjithēka nė rregull. Por, firmės amerikane i doli njė problem me ambalazhin e fishekėve. Sipas Kokalarit, “duke qenė se ambalazhimi ishte nė gjuhėn kineze dhe shumė i rėndė (gjė qė do tė shtonte shumė koston e transportit nė Afganistan), AEY kontraktoi me njė kompani qė tė bėnte riambalazhimin. Pėr kėtė arsye, AEY bėri njė kontratė me ‘Xhoi’ SHPK, firmė qė ėshtė pronė e Kosta Trebickės”. Kėtu fillon edhe zbulimi i aferės sė madhe. Duke qenė nėnkontraktor i amerikanėve, Trebicka kishte mundėsi tė shikonte edhe transaksionet bankare tė tė gjitha blerjeve. Sipas Kokalarit: “Pasi Xhoi filloi punė me kėtė projekt, Trebicka mėsoi nga faturat qė ai merrte te Banka Amerikane e Shqipėrisė, municioni po blihej nga ‘Edvini’ pėr 22 dollarė pėr 1000 fishekė dhe pastaj i shitet AEY pėr 40 dollarė pėr 1000 fishekė”. E thėnė mė thjeshtė, kompania nga Qipro, qė MEICO e pėrdori si lidhėse me kompaninė amerikane, i blinte nga Shqipėria fishekėt me njė ēmim 22 dollarė dhe ia shiste amerikanėve me njė ēmim 40 dollarė. Nė kėtė mėnyrė, duket e habitshme pėrse MEICO pėrdor njė firmė tė tretė nė kontratėn mes saj dhe amerikanėve, duke shtuar, ose mė saktė duke humbur vetė 18 dollarė pėr ēdo 1000 fishekė. Zbulimi i kėsaj duket se fillon edhe ēarjen e madhe mes kontraktorėve. “Trebicka thotė qė Diveroli protestoi te Pinari pėr ndėrmjetėsimin e detyruar tė ‘Edvinit’ nė transaksion dhe pėr ēmimin e fryrė si dhe kėrkoi njė takim me ministrin Meidiu. Sipas Trebickės, kėrkesa e Diverolit u hodh poshtė. Mė vonė Diverolin, e ēuan nė njė takim me Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe njė burrė tjetėr tė paidentifikuar, dhe nė kėtė takim iu sugjerua qė nėse Diveroli nuk do tė bashkėpunonte me ‘Edvinin’, kontrata e tij ishte nė rrezik. Mė vonė, mbase nė njė pėrpjekje pėr ta frikėsuar, Trebicka mė tha qė, Pinari i tha Trebickės qė ai duhet ta mbante gojėn e mbyllur, sepse njeriu i tretė i paidentifikuar ishte Shkėlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha”, thekson nė letrėn e tij Kokalari. Nė bisedėn e mėposhtme, Ylli Pinari pėrpiqet tė shmangė Trebickėn nga puna e tij me ambalazhimin e municioneve. Kėtė punė, sipas letrės sė Kokalarit, Pinari pėrpiqet ta kalojė nė duart e Delijorgjit. Kjo ka qenė arsyeja qė Trebicka ka incizuar bisedėn e tij me Diverolin. E gjithė afera ėshtė nė rritjen e ēmimit. Pra, MEICO, e cila ishte kontaktuar nga firma amerikane AEY, Inc, nuk pranon t’i shesė vetė fishekėt, por fut nė mes njė tjetėr hallkė, qė ėshtė firma qipriote, e cila fitonte gati 100 pėr qind tė ēmimit vetėm si ndėrmjetėse. Kėtu dyshimi i amerikanėve dhe tentativa e tyre pėr tė negociuar ēmimin, siē del nė bisedė, kėrcėnohet deri nė prishjen e kontratės. Bėhet fjalė pėr furnizimin e trupave afgane me kontratė tė shtetit amerikan. Nga ana tjetėr, Pinari, duke kuptuar qė Trebicka kishte zbuluar aferėn e rritjes artificiale tė ēmimit, pėrdor kompaninė e Delijogjit si kėrcėnim pėr heqjen e tij nga tenderi. Trebicka, pėr tė gjetur njė pikė mbėshtetje, pėrgjon bisedėn mes tij dhe presidentit tė kompanisė amerikane, si njė mundėsi pėr tė mos u pėrzėnė nga Ylli Pinari. Nė pėrgjim pėrfshihen edhe emri i djalit tė Kryeministrit, Shkėlzen Berisha, si garant pėr tė gjithė aferėn si dhe komentohet rėndė si mafioz drejtori i “Meico”, Pinari.

teksti i pergjimit

Kjo bisedė ėshtė regjistruar nė Shqipėri nga Kosta Trebicka me njė celular “Nokia”.


Emrat e pėrmendur
Efraim Diveroli
President i kompanisė AEY, Inc me qendėr nė Miami.
Kosta Trebicka
Biznesmen shqiptar, pronar i firmės “Xhoi”.
Ylli Pinari
Drejtori i “Meico”, agjencia e eksportimit tė armėve nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Shqipėrisė.
Henri Tomei
Me nėnshtetėsi zvicerane, pronar i firmės “Evdin” me qendėr nė Qipro.
Mihal Delijorgji
“Biznesmen” shqiptar.
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipėrisė.
Shkėlzen Berisha
I biri i Sali Berishės.
Pėrgjimi 1
Trebicka: Ēfarė po ndodh me mikun tėnd Pinari?
Diveroli: Nuk e di, ti mė trego, a e bėre marrėveshjen me tė pėr kutitė?
Trebicka: Nuk dua tė bėj marrėveshje me tė, ti e di se ai ėshtė njė horr, ti vetė mė pate thėnė se ai ėshtė njė mafioz, apo jo?
Diveroli: Mendoj se po, ose ai ėshtė mafia ose mafia po e kontrollon atė. Ai ėshtė njė problem mė vete, por problemi kryesor ėshtė se unė nuk kam asnjė zgjedhje pėr tė bėrė. Mė duhet tė bėj njė marrėveshje me tė. Qeveria amerikane ėshtė nė pritje tė produkteve. Nuk mund tė marr asnjė vendim.
Pėrgjimi 2
Diveroli: Ēfarė po ndodh me kėtė gjėnė e rrezikshme kėtu.. (bisedė e padeshifrueshme pėr Pinarin...) OK, Kosta, kompania qė po bėn paketimin mund tė kėrkojė tė blejė materialin tėnd paketues. Mė duhet tė prish marrėveshjen.
Trebicka: Cila kompani ėshtė kjo, ėshtė akoma Delijorgji?
Diverolli: As nuk e kam idenė fare, po presim qė Pinari tė na japė detaje nė lidhje me kėtė kompani. Do tė bėj maksimumin qė kjo shitje tė realizohet...
Pėrgjimi 3
Diveroli: ...(Disa biseda pėr shėrbimet, qė ai ėshtė i supozuar tė bėjė pėr Diverolin). Jam treguar 100% i ndershėm me ty. Nuk ta hoqa unė kėtė punė. E kupton kėtė? S’kam lidhje fare me kėtė ēėshtje. Edhe pse Pinari mė ka pyetur, madje mė ka bėrė presion, unė s’e kam mbėshtetur asnjėherė njė vendim tė tillė. Jam shumė i mėrzitur dhe shumė i shqetėsuar.
Trebicka: Ėshtė duke punuar ende me Henry Tomein?
Diveroli: Mendoj se ėshtė ende duke punuar Henri. Unė jam ende duke punuar me Henrin. Mė duhet tė punoj me Henrin. Unė po punoj me Henrin.
Pėrgjimi 4
Diveroli: Unė jam ndryshe nga Henri, nuk mund tė bėj shaka me mafien e Delijorgjin dhe me ato dreq njerėzish nga Shqipėria... Unė jam njė kompani amerikane, punoj pėr qeverinė, tė gjithė i kanė sytė nga unė. Pinari ka nevojė pėr njė tip si Henri nė kėtė mes, qė tė kujdeset pėr tė dhe pėr shokėt e tij, gjė qė nuk mė intereson aspak. Unė nuk dua t’ia di rreth kėtij biznesi, unė dua t’ia di pėr biznesin e ligjshėm. Kjo ėshtė ajo qė unė ndjej pėr kėtė situatė, kjo ėshtė ideja ime, ky ėshtė opinioni im.
Pėrgjimi 5
Disa biseda, diskutime rreth vizitės sė Xhorxh Bushit nė Shqipėri.
Trebicka: ... por unė mendoj se me Pinarin, shokėt e tij mafiozė,  Delijorgjin dhe Henrin, do tė jetė e vėshtirė pėr ty qė tė vazhdosh pėrpara, pasi ata do tė tė krijojnė shumė probleme... Sipas gjasave unė do tė ftohem nė Uashington DC nga zyrtarė tė CIA-s dhe nga disa miq tė mi atje... Pas dy javėsh do tė vij nė Florida qė tė shtrėngoj duart me ty dhe tė diskutoj pėr marrėveshjet e tė ardhmes.
Diveroli: Mė pėlqen kjo, le ta bėjmė.
Pėrgjimi 6
Diveroli: Aktualisht, kam njė marrėveshje mjaft tė mirė nė Serbi dhe kam nevojė pėr financim.... Kosta, Kosta, mbase kam njė ide ... qė ti mund tė mbarosh sė paketuari, pėr shembull, dy milionė e gjysmat qė mė ke borxh... Pinari dhe Delijorgji do tė vėnė re se tashmė operacioni yt ėshtė duke ecur mirė dhe mendoj se ata nuk do tė duan ta prishin marrėveshjen, kėshtu qė do ta blejnė materialin nga ty. Ata nuk kanė pse tė sillen vėrdallė dhe tė shkojnė deri nė Maqedoni pėr tė gjetur material. Mendoj, mbase kjo ėshtė njė ide e mirė. A mendon se Pinari do ta bėjė kėtė punė?
Pėrgjimi 7
Trebicka: Kam gjetur partnerė tė mirė dhe mendoj se mund ta vazhdoj punėn. Unė nuk di gjė pėr Pinarin, Delijorgjin dhe mafien e tij. Nėse ata duan ende tė punojnė me mua, unė nuk do tė flas. Do ta mbaj gojėn tė mbyllur. Do tė bėj ēfarėdo qė tė mė thuash.
Diveroli: E kuptoj... Vetėm se po tė them, unė tė mbroj ty dhe ti mė mbron mua nga kėto gjėra. Mė lėr tė flas me Pinarin, ai e di se duhet ta bėjė ai paketimin. Sepse ai ėshtė duke tė hequr nga pozicioni yt. Nėse ai nuk e bėn dot kėtė detyrė siē duhet, ai do tė jetė nė telashe tė mėdha, nga tė gjithė. Kėshtu qė mbase ai do tė nervozohet duke qenė se Delijorgji nuk e bėn dot kėtė punė, gjithsesi. Kjo ėshtė ēėshtja mė e mirė, kjo ėshtė ėndrra ime.
Pėrgjimi 8
Diveroli: Kėshtu qė na duhet ta realizojmė shitjen e kėtij materiali. Pastaj, tė paktėn unė nuk jam i ekspozuar dhe ti nuk je i ekspozuar, apo jo? Kėtė herė ėshtė opsioni A, apo opsioni B. Duhet tė hyjmė vetėm nė njėrėn derė, nuk jemi tė sigurt se cila ėshtė. Pse nuk shkon t’ia puthėsh bythėn edhe njė herė atij Pinarit, tani. Telefonoje, lutju, puthe, bėj ē’tė duash. Dėrgo njėrėn nga vajzat e tua qė ta q***. Ta bėjmė atė tė lumtur. Ndoshta ai do tė tė japė njė tjetėr mundėsi qė ta bėsh kėtė punė. Si thua? Mbase ai nuk ėshtė i organizuar, mbase do tė nervozohet - (duke folur si tė ishte Pinari). Ti e di, nėse nuk e marr kėtė punė, pastaj do ta humbas biznesin e municioneve. Mbase ne mund tė luajmė me atė qė ai ka frikė. Hajde Pinari, mė jep edhe njė shans tjetėr. Jepini atij para, futini diēka nė xhep... Dhe ai nuk do tė marrė shumė. Nėse merr $ 20.000 nga ty.
Pėrgjimi 9
Diveroli: Unė mund ta bėj njė gjė tė tillė. Mė thuaj nesėr se ēfarė do tė bėhet.... Ta ndajmė, do tė bėjmė planin A apo B? Unė do tė flas me Pinarin, ti do tė flasėsh me Pinarin dhe ne do tė marrim njė vendim. Pastaj do tė kalojmė te marrėveshja tjetėr.
Pėrgjimi 10
Diveroli: Mė shumė, mė shumė, kjo gjė ka shkuar shumė lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo ėshtė. Kjo mafia ėshtė shumė e fortė pėr mua. Nuk mund ta luftoj kėtė mafia. Ėshtė bėrė shumė e madhe. Kafshėt kanė dalė shumė jashtė kontrollit.


  Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.