Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga Fajtori datė 22 Mars 2008 - 12:43:

Difekt teknik, rifillojme se shpejti... sapo te kaloje cudia.


Kam kaq muaj qe mbaj nje shprehje te thjeshte ketu poshte mesazheve te mia. "Sinqeriteti nuk eshte sinonim i vertetesise". E megjithate shume shqiptare vazhdojne akoma te mjaftohen me "sinqeritetin" e kryeministrit. Me vjen per Gerdecin e sotshem, po aq sa per cektesine e mendjeve shqiptare. Thua te mbuloje ai sinqeritet njolllat e paaftesise se nje qeverie? Thua te mbulohet Ministra e Mbrojtjes nga skandali dhe kryeministri te laje duart duke nderruar nje bythe ne kolltuk? Keta njerez duhet te jepnin doreheqjen vete, thjesht sepse kane bere kontrata pacavure, sepse lene te punojne femijet me arme, sepse ndertuan nje depo armesh mes shtepive te fshatareve, sepse genjyen disa here mbi permbajtjen dhe skadencen e kontratave, sepse punesuan nje hajdut te arrestuar nje vit me pare per evazion fiskal, sepse kane futur 3-4 firma te dyshimta mes autoriteteve tona dhe atyre amerikane. Keta duhet tejapin doreheqjen thjesht sepse mungon transparenca qe te justifikohet gjysma e atij "sinqeriteti" idiot qe akterohet ne konferenca shtypi.

Dhe me se shumti keta njerez duhet te iknin nga skena thjesht sepse jane pjelle e epokes komuniste. Une vete do kisha dhene doreheqje, por ndoshta une ndjej pergjegjesite politike me shume sesa keta ish sekretare partish qe jane mesuar te drejtojne turmat pa tru. Atehere jetoni njerez ne ate pus, sepse ky eshte morali qe ju paskan mesuar prindet dhe qe po i percillni brezit te ri. Dhe sa per t'iu kujtuar qe bota eshte ndryshe, sillni ne mend renien e qeverise italiane para 1 muaji. Kujtoni pergjegjesite e kryeministrit dhe si vendosi te shkoje ne votebesim me vullnetin e vet, thjesht sepse nje politikan duhet te veproje me pergjegjesi politike, dhe jo duke qendruar "heroikisht" ne llogoren e qeveritarit. Kujtoni si intelektualet italiane vrane veten ne 1992-shin, kur plasi skandali Mani Pulite dhe shikoni si shperthimet shqiptare kalohen me teorine e cudise se 3 diteve. Jetoni aty njerez jetoni, se keshtu si po mesoheni nuk do ju bejne pershtypje shume bomba te tjera.



Ja kalamajte qe punonin me arme.


Se kuptoj si mund te perfitoje nje kontrate qeveritare nje person qe para nje viti ishte ne burg per evazion fiskal.





Dhe ja kontratat qe kishte bere qeveria jone.







Dhe... Wawwww... Telefonatat online...


  Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.