Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Fjala e presidentit Topi nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar mbi ngjarjen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15591)


Postuar nga Piktor datė 22 Mars 2008 - 07:22:

Fjala e presidentit Topi nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar mbi ngjarjen

Tragjedia ka pėrgjegjės me emra, ngjarja s’mund tė mbetet pa u ndėshkuar
Nga Bamir Topi* Jemi mbledhur nė kėtė takim tė rėndėsishėm tė Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar pėr tė shqyrtuar dhe analizuar ngjarjen e Gėrdecit, kėtė tragjedi tė rėndė pėr Shqipėrinė dhe qytetarėt e saj. Nė respekt tė Kushtetutės sė vendit, secili prej nesh kėtu duhet tė marrė pėrgjegjėsitė e veta politike, morale, institucionale dhe ligjore. Nevojitet tė reflektojmė me qetėsi dhe transparencė mbi atė qė ndodhi nė Gėrdec, nė mėnyrė qė Gėrdeci tė mos pėrsėritet mė kurrė.

Opinioni publik pret pėrgjigje tė qarta prej nesh, prej shtetit dhe institucioneve tė tij. Qytetarėt e Shqipėrisė kėrkojnė transparencė dhe pėrgjegjėsi nga institucionet e veta, ndaj dhe ne duhet ta bėjmė atė, pėr shkak se jemi pėrfaqėsues tė zgjedhur tė popullit shqiptar. Njerėzit na kanė besuar dhe ne nuk duhet t’i zhgėnjejmė ata.

Puna e vlerėsueshme e tė gjitha njėsive tė emergjencės, tė cilat janė nė terren nė ndihmė tė shtetasve tė prekur nga shpėrthimi i 15 marsit, duhet tė vazhdojė me ritėm tė lartė. Gjendja shėndetėsore e ēdo tė plagosuri dhe masat e marra pėr pėrmirėsimin e jetės sė tyre duhet tė vazhdojnė tė jenė imperativi kryesor pėr strukturat tona shtetėrore dhe shėrbimin shėndetėsor. Ēdo jetė mė shumė do tė jetė njė dhimbje mė pak dhe njė dėshmi mė tepėr, se pėrkushtimi i strukturave tė shtetit nė ndihmė tė banorėve tė kėsaj zone ėshtė real dhe efektiv.

Dalja nga gjendja e emergjencės nė atė rajon duhet tė shoqėrohet me masa tė jashtėzakonshme pėr rikthimin e jetės, tė pronės, tė shkollave, tė shtėpive, tė veprimtarive tė biznesit dhe tė normalitetit pėr ēdo qytetar. Ne duhet ta zhdukim me punė vetėmohuese dhe pėrkushtim tė pashoq njė orė e mė parė erėn e rėndė tė barutit nga Gėrdeci dhe t’iu rikthejmė sigurinė qytetarėve, tė cilėt e meritojnė atė.

Pėr kėtė nevojiten plane tė mirėfillta afatmesme dhe afatgjata, me karakter ekonomik dhe social tė ndėrtuara nga qeveria. Kėto plane duhet tė kenė njė implementim tė drejtpėrdrejtė nė jetėn e atyre qytetarėve dhe familjeve, tė cilave iu dėmtuan shtėpitė, pasuritė dhe jeta. Duhet njė koordinim i mirėfilltė i tė gjitha strukturave tė shtetit, pėrfshi dhe ato vendore pėr pėrfundimin e identifikimit dhe pėrcaktimin e tė gjitha dėmeve pėr ēdo familje. Duhet gjithashtu njė proces i gjithanshėm dėmshpėrblimi sa mė i shpejtė dhe efektiv pėr viktimat dhe familjet e tyre.

Tragjedia e Gėrdecit nuk mund tė mbetet jetime. Ajo ka fajtorė dhe pėrgjegjės me emra dhe mbiemra. Nevojitet njė hetim serioz, rigoroz, transparent pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje tė paprecedent. Kėrkohet qė institucionet e pavarura tė hetimit tė bashkėpunojnė ngushtė me tė gjitha institucionet e tjera tė shtetit pėr nxjerrjen e fajtorėve para ligjit dhe ndėshkimin e tyre. Institucioni i Prokurorisė duhet tė vazhdojė tė punojė nė mėnyrė shumė tė pavarur dhe profesionale.

Nė tė njėjtėn kohė, ne nuk mund tė harrojmė se jemi shumė pranė anėtarėsimit nė NATO. Do tė ishte e pafalshme pėr ne tė lejonim qė procesi historik i integrimit euro-atlantik tė vendit tonė, tė kompromentohej nga papėrgjegjshmėria apo nga veprimtaria e paligjshme e ndonjė individi, cilido qoftė ai, tė ndonjė zyrtari tė korruptuar dhe tė cilitdo qė i ėshtė kundėrvėnė interesave kombėtare tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Ne duhet t’i dėshmojmė opinionit ndėrkombėtar se Shqipėria e meriton NATO-n dhe integrimin euro-atlantik.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė duhet sa mė shpejt tė na paraqesin rrugėdaljen e mundshme dhe efikase nga kjo gjendje problematike me armatimet dhe municionet nė tė gjithė territorin e vendit. Ne duhet tė bėjmė me ēdo kusht ēmontimin e tyre dhe eliminimin e ēdo arme tė tepėrt nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Presim nga kėto institucione qė tė pėrgatisin me profesionalizėm tė lartė dhe performancė tė standardizuar me vendet e NATO-s programe afatmesme dhe afatgjata nė lidhje me kėtė sfidė shumė tė rėndėsishme pėr vendin tonė.

Natyrisht, nuk mund tė mos tėrheq vėmendjen pas ngjarjes sė Gėrdecit pėr zhgėnjimin e madh qė pėsova, kur pashė se nė mes tė viktimave qė punonin, shumica ishin njerėz tė paspecializuar dhe tė patrajnuar. Nė njė vend ku ka shumė ish-ushtarakė tė arsimuar dhe tė papunė, ėshtė e pafalshme qė procese kaq teknike, njėkohėsisht tė vėshtira dhe delikate, tė bėhen nga civilė, tė cilėt nuk kanė kryer as edhe njė ditė shėrbim ushtarak. Nuk mund tė tolerojmė askėnd tė justifikohet, duke thėnė se ajo ishte njė firmė private. Si shpjegohet qė askush nuk na kishte vėnė nė dijeni pėr kėtė gjendje nė terren? E kam fjalėn pėr SHIU, SHISH, Forcat e Armatosura, Policinė e Shtetit, shėrbimet e autoritetit fiskal, ato tė punės dhe tė autoriteteve monitoruese tė shėndetit paraprak, prej te cilave nuk ka patur as edhe njė rresht tė vetėm informacion mbi atė qė ndodhte nė Gėrdec. Ėshtė e pafalshme, askush nuk ka thėnė asgjė, mbi njė punishte tė paligjshme dhe shumė tė rrezikshme pranė aeroportit tė vetėm ndėrkombėtar nė vend dhe tė autostradės kryesore tė vendit.

Nuk e besoj se askujt nuk i kishte rėnė nė sy kjo situatė, ndaj kėrkoj qė me transparencė tė nxjerrim pėrfundimet e duhura nė lidhje me punėn qė institucionet dhe agjencitė e specializuara nė vend nuk e kanė kryer. Ta konsiderojmė rastėsi, paaftėsi apo si njė sjellje te papėrgjegjshme ndaj njė realiteti shqetėsues?

Mė shqetėson shumė gjithashtu fati i tė humburve. Ndaj kėrkoj me pėrgjegjshmėri tė lartė dhe qartėsi nga autoritetet qė po merren me kėtė punė t’i gjejnė ata. Kėrkoj tė di fatin e tyre, sepse ne duhet t’i japim pėrgjigje familjeve tė tyre, duhet t’i japim pėrgjigje me transparencė publikut dhe qytetarėve.

Shqipėria ėshtė njė vend qė herėpashere preket nga fatkeqėsi tė mėdha tė tilla, si tėrmete, pėrmbytje, zjarre masive, dimra tė rėndė, aksidente ujore e rrugore, fatkeqėsi kėto, tė cilat kėrkojnė njė menaxhim efikas dhe tė shpejtė. Nga informacionet qė unė zotėroj, me rezulton se sistemi i analizės sė riskut nė fushėn e mbrojtjes civile nuk funksionon sipas standardeve ndėrkombėtare. Funksionimi i analizės sė riskut pėr parandalimin e fatkeqėsive qofshin kėto natyrore, ashtu edhe njerėzore varet nga implementimi i drejtė i tre komponentėve tė saj, qė janė: vlerėsimi i riskut, komunikimi i riskut dhe menaxhimi i riskut. A e kanė bėrė institucionet pėrgjegjėse pėr emergjencat civile njė analizė tė riskut nė rastin e tragjedisė sė Gėrdecit? Unė mendoj se nuk e kanė bėrė, se po ta kishin bėrė, tragjedia me siguri do tė ishte shmangur.

Nisur nga tė gjitha kėto vlerėsime, i propozoj Ministrisė sė Brendshme tė shohė mundėsinė e ngritjes sė njė Drejtorie tė Pėrgjithshme tė Mbrojtjes Civile, e cila tė veprojė si njė institucion koordinues pėr tė gjitha ministritė e linjės nė rastin e fatkeqėsive tė mėdha. Gjithashtu, krijimi i njė Qendre Operative tė Emergjencave Civile do tė kontribuonte nė rritjen e efikasitetit tė menaxhimit tė krizave.

Duhet qė programet e hartuara afatmesme dhe afatgjata tė jenė tė prekshme, lehtėsisht tė implementueshme dhe tė zbatohen sa mė shpejt. Pėr kėtė duhet njė punė e koordinuar dhe e programuar nė kohė, me ritme tė vrullshme. Nevojitet gjithashtu qė tė vazhdojmė bashkėpunimin e ngushtė me partnerėt ndėrkombėtarė. Nuk duhet tė ngurrojmė tė kėrkojmė ndihmėn dhe asistencėn e tyre, me mjete apo me ekspertė. Pėrvoja e tyre ėshtė shumė e vyer nė kushtet tona, ashtu sikundėr ishte dhe ndihma e tyre gjatė ditėve tė krizės.

Ne do tė bashkėpunojmė me ēdo organizatė apo agjenci tė Kombeve tė Bashkuara apo dhe ēfarėdo organizmi tjetėr tė specializuar. Pėr kėtė duhet tė mendojmė tė gjithė, jo vetėm Ministria e Mbrojtjes, por edhe institucionet e tjera tė shtetit.

Duhet tė marrė fund njėherė e mirė puna e zezė nė vend, nė mėnyrė tė veēantė nė aktivitete kaq delikate. Nuk mund tė ketė mė tolerancė mbi ata qė duan tė pasurohen mbi kurrizin e fėmijėve. Zero tolerancė pėr cilindo qė mendon se mund tė rikthejė marrėdhėniet poshtėruese tė punės nė Shqipėri. Pres nga Shėrbimet Informative, nga policia dhe nga inspektoriatet e ndryshme shtetėrore, tė godasin pa mėshirė kėdo qė shfrytėzon njė njeri tjetėr, pėr tė pasuruar veten.

Duhet tė zhdėmtojmė ekonomikisht viktimat e tragjedisė dhe familjet e tyre. Gjithashtu, duhet tė punohet pėr sekuestrimin e ēdo pasurie tė paligjshme tė vėnė nga aventurierė, tė cilėt mendojnė se janė mė tė fortė nga ligji dhe shteti.

Nė pėrfundim, kėrkoj njė impenjim mė tė madh tė tė gjithėve pėr rikthimin e besimit nė sytė e publikut nė vend dhe atij ndėrkombėtar. Shtetasit na kanė dhėnė besimin pėr t’i drejtuar ata. Partnerėt na kanė dhėnė besimin dhe po na ndihmojnė tė integrohemi. Karshi kėtij besimi, duhet tė jemi mė tė pėrgjegjshėm dhe mė bashkėpunues tė gjithė bashkė. Besoj qė me kėtė dozė pėrgjegjshmėrie dhe bashkėpunimi do tė vazhdojmė kėtė mbledhje, tė cilėn e konsideroj tashmė tė hapur, duke shpresuar se nga kėtu do tė dalim me propozime konkrete dhe masa efektive, nė ndihmė tė qytetarėve tė prekur nga tragjedia e Gėrdecit, por edhe qė situata tė tilla tė mos pėrsėriten mė nė Shqipėri.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.