Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Pasurimi” i gjuhės shqipe nė mediat (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1586)


Postuar nga Endri datė 31 Korrik 2003 - 23:59:

Pasurimi” i gjuhės shqipe nė mediat

“Pasurimi” i gjuhės shqipe nė mediat
Nga Prof. Robert Shvarc
* * *

Unė, qė jam ulur t’i hedh nė letėr kėto radhė, jam shumė i mllefosur. Jam i mllefosur, i mėrzitur dhe me gjak tė prishur, ndonėse kėto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rėnduar shėndetėsore, sepse prej kohėsh prisja qė tė binin kambanat e alarmit pėr kėtė krim ndaj gjuhės sonė. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhėsisė, nga katedrat filologjike tė universiteteve tona tė shumtė, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturės, nga mėsuesit shembullorė dhe vetėmohues tė gjuhės shqipe nė shkollat e tė gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranė dhe ende nuk po bien… Dhe, nė qoftė se unė po i bie tani kėsaj kambane, dėshiroj qė zėri im tė mos mbetet njė zė nė shkretėtirė. Mendoj se pėr kėtė kam njėfarė tė drejte, pėr njė gjysmė shekulli kam dhėnė ndihmesėn time pėr gjuhėn tonė amtare, e cila ishte dhe ėshtė dashuria ime mė e flaktė.
Pra, qė tė kthehem te thelbi i ēėshtjes: A e ka dėgjuar ndonjėherė ky brez i ri i “njerėzve tė penės”, se nė vitin 1972 ėshtė mbajtur nė Tiranė “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhės sė njėsuar letrare shqipe”, kongres nė tė cilin kanė marrė pjesė dhe e kanė miratuar edhe vėllezėrit kosovarė, madje duke qenė nėn thundrėn e rėndė tė serbėve?! Fakti qė ata, ndoshta nuk kishin lindur ende nė atė kohė, nuk do tė thotė kurrėsesi se historia e Shqipėrisė fillon pas lindjes sė tyre, nuk do tė thotė kurrėsesi qė ata tė lejohen tė bėjnė diellin dhe shiun dhe tė fshijnė, madje, veprėn e lavdishme dhe plot sakrifica tė Rilindasve tanė tė mėdhenj dhe veprėn e pėrkushtuar tė njė Kristoforidhi, Xhuvani, Ēabej, Kostallari, Shuteriqi, Cipo, Dodbiba, Domi, Riza etj.etj.!
Nė emėr tė cilit “mision iluminist” veprojnė kėshtu? Nė emėr tė modernizmit, tė snobizmit, tė dritėshkurtėsisė! Apo (siē dėgjojmė shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkėj mbajtur nė epokėn e PPSH dhe tani duhet tė konsiderohet i paqenė, tani gjuha duhet t’u pėrshtatet kohėrave moderne, duhet varrosur pėrgjithmonė parimi fonetik i shqiptimit tė emrave, duhet tė mos respektohet fare lakimi i emrave nė rasat emėrore, gjinore, kallėzore, dhanore etj., duhet tė huazohen modelet e anglishtes apo tė italishtes, sepse janė gjuhė mė dinamike, mė elastike, mė praktike se ajo jona?! Me sa di unė, as Rilindasit tanė, patriotė tė kulluar, as Naim Frashėri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, pra, e gjithė ajo plejadė qė i vuri themelet e shėndosha gjuhės shqipe, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė lavdishme?
Duket sikur dikush aty nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare ka marrė pėrsipėr atributet e Institutit tė Gjuhėsisė. Kėtė e them, ngaqė po vė re pėrditė se tė gjitha buletinet e lajmeve qė kjo Agjenci u shpėrndan mediave tė shkruara dhe elektronike, pėrmbajnė tė njėjtat gabime tė rėnda gjuhėsore, dhe ato lajme fliten nga spikeret ose shkruhen nga gazetarėt papagallēe, pa marrė as mundimin mė tė vogėl tė reflektojnė pėr ato gabime tė panumėrta, duke tė krijuar kėshtu pėrshtypjen sikur janė njerėz me katėr klasė fillore - gjė qė nuk ėshtė e mundur! Nė qoftė se ky dikushi nė ATSH apo nė cilindo gazetė ose stacion televiziv, i urdhėron punonjėsit e vet: “Do tė bėni siē ju them unė!”, atėherė do tė ishte e udhės qė kėta njerėz me kaq shumė “pushtet” t’i anullonin zyrtarisht vendimet e “Kongresit tė drejtshkrimit dhe tė gjuhės sė njėsuar letrare shqipe tė vitit 1972 dhe tė mbanin njė kongres tjetėr, nė tė cilin t’ia argumentonin popullit shqiptar “shpikjet” e tyre tė fundit dhe pėrse donin t’ia vinin kazmėn gjuhės sonė tė trashėguar e tė kristalizuar brez pas brezi. Pėr tė mos e zgjatur sė tepėrmi (sepse materiali ėshtė shumė, shumė i bollshėm), dėshiroj tė jap vetėm disa shembuj tė masakrimit tė gjuhės sonė. Ata, ndoshta, janė vetėm disa pika nė detin e paanė tė marrėzisė sė pėrditshme nė mediat
* * *

Dėgjojmė, pėr shembull, spikerėt e TV-ve dhe tė radiove si edhe gazetarėt e medias sė shkruar tė thonė apo tė shkruajnė pa tė keq: DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJĖ GRUSHT i RĖNDĖ PĖR BIN LADEN (dhe jo: NJĖ GRUSHT i RĖNDĖ PĖR BIN LADENIN); PAUELL DO TĖ TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TĖ TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund tė vazhdoja me qindra e qindra shembuj tė tjerė, por besoj qė edhe me kaq kuptohet se ē’dua tė them. Pra, sipas kėsaj logjike brilante, gjoja pėr hir tė ruajtjes sė origjinalitetit tė emrave, na u dashka tė themi e tė shkruajmė, pėr shembull: KAM NJĖ TAKIM ME SKĖNDER (dhe jo: KAM NJĖ TAKIM ME SKĖNDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANĖN)! Nuk kam si tė mos ndalem edhe te pėrkthimet e filmave tė huaj, subtitrat e tė cilėve kullojnė nga idiotizma tė pashembullta: ata janė tė mbushur me konstrukte krejt tė huaja pėr shqipen; dialogjet pėrkthehen mekanikisht fjalė pėr fjalė, duke mos e dhėnė forcėn qė duhet tė ketė njė dialog dhe, thuajse githmonė, ndėr ta gjen gafa tė tilla, si: TI E DI SE ĒFARĖ NDIEJ PĖR TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PĖR DARKĖ? Pra, i njėjti personazh kalon nė tė njėjtėn frazė nga njejėsi nė shumės. Po emrat e personazheve? Ata jepen herė nė origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herė me parimin fonetik tė shqipes. Nuk dua tė ndalem fort gjatė as me zėvendėsimin pėrmbytės tė fjalėve tė shqipes me fjalė tė huaja, sepse pėr kėtė problem ka vite qė bien daullet, por askush nuk do t’i dėgjojė. Kėto fjalė janė p.sh tė tipit MOMENTI (nė vend tė: ĒAST); EVENIMENT (nė vend tė: NGJARJE); GJENERATĖ (nė vend tė: BREZ); AGRAVIM (nė vend tė: RĖNDIM); APERTURĖ (nė vend tė: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikė se, nė vazhdofsha t’i rendis kėta xhevahire, do tė mbushej njė fjalor i tėrė me titull: “Fjalor i gjuhės moderne shqipe, i pasuruar me rreth 20.000 fjalė tė gjuhėve anglisht, frėngjisht, italisht, rusisht etj.”.
Jam i bindur se gjuha jonė shqipe nuk ka as mė tė voglėn nevojė pėr kėsilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vėrtetuar shumė e shumė herė se ėshtė nė po atė lartėsi tė gjuhėve tė huaja tė ashtuquajtura “tė mėdha”. Shikojini veprat e Kadaresė apo tė prof. Qoses! Shikojini pėrkthimet letrare nga autorė tė shquar tė tė gjithė shekujve! Mos, vallė, duhet tė kėrkojmė nga Kadareja qė tė heqė dorė nga gjuha e tij e kulluar dhe e pasur letrare dhe tė shkruajė vetėm nė dialektin gjirokastrit?! Apo prof.Qoses tė shkruajė nė dialektet e katundeve kosovare?! Shtetet e mėdhenj mund tė kenė me dhjetėra e dhjetėra dialekte, por kur vjen puna pėr gjuhėn zyrtare, pėrdorin vetėm njė gjuhė tė njėsuar. Atje, ēdo fėmijė i fillores e di fort mirė se ku duhet ta verė edhe presjen, pale t’i lejohet tė bėjė gabime trashanike gramatikore…. Shqiptarėt pak se i ka zėnė e keqja e madhe qė fėmijėt e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė, tė moshės shkollore apo tė porsalindur, nuk do ta mėsojnė ndoshta kurrė gjuhėn amtare – por tani i kėrcėnon edhe rreziku qė, nė vetė vendin e tyre, tė flasin njė gjuhė tė bastarduar!
* * *

Sė fundi desha tė theksoj qė, edhe nėse gjuhėtarėt tanė tė shquar nuk janė nė mes nesh, nxėnėsit e tyre tė denjė janė ende gjallė. Prandaj dėshiroj t’u drejtoj njė apel tė gjithė mėsuesve tė tė gjitha kategorive tė shkollave, tė gjithė trupit pedagogjik tė universiteteve tona, Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjuhėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės qė tė japin kushtrimin dhe tė mos e lejojnė mė tej masakrimin e gjuhės shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, pėrpara se tė jetė tepėr vonė, pėrpara se ky masakrim tė sjellė me vetė pasoja tė paparashikueshme! Nė qoftė nevoja, mund t’i drejtohet njė peticion edhe Presidentit tė Republikės apo Kryeministrit pėr ndėrmarrjen e sanksioneve – sepse, fatkeqėsisht, nė kėtė vend tė bekuar, ku demokracinė ende e ngatėrrojnė me anarshinė totale, vetėm gjobat i sjellin nė vete disa kokėbetonė, qė mė kujtojnė tri vargjet e paharruara tė Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda tė shpėtoj,/ Me gjakun tim ushqeva ēimkat,/ Por kokėn ma hėngrėn mediokrėt!


Postuar nga Endri datė 01 Gusht 2003 - 00:03:

Rrofsh o I Madhi Robet Shvarc per ndihmen qe dhe per gjuhen shqipe.
Ndaj Zemrave tona ti do kujtohesh...


Postuar nga shelgu datė 13 Gusht 2009 - 00:47:

Edhe tani si e pasurojne mediat gjuhen shqipe?


Postuar nga Piktor datė 15 Gusht 2009 - 07:48:

Ja psh sot ne mengjes ne nje Tv shkruhej:
Ne triangolaren ... . As shqip as turqisht.


Postuar nga Fajtori datė 02 Gusht 2010 - 08:02:

Shqip sh'qi-p shq-ip sqihip

Unė haj definishėn
Ti han deifinishėn
Ai/ajo han definishėn


 
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.