Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 25 Qershor 2008 - 15:39:

Cafč express (1980)

Regjia: Nani Loy
Skenari: Elvio Porta, Nanni Loy
Aktor: Nino Manfredi

Tani i erdhi rradha nje nga filmave me te bukur te Nino Manfredit. Historia tregon nje shites kafesh ne tren, i cili ofron nje sherbim te vecante dhe pa license. Akterimi i Manfredit eshte spektakolar ndersa sensibiliteti i skenarit nuk le vend per gjykime absolute pozitive ose negative mbi personazhin. Filmi fillon me udhetimin e nje treni dhe mbaron me mberritjen e tij ne destinacion. Genjeshtrat dhe truqet e vogla te personazhit perballen rruges me hajdute profesioniste, te cilet i ofrojne te bashkepunoje me ta ne vjedhjen e portofolave. Refuzimi i ofertes dhe veshtiresia per ti qendruar larg krimit serioz e ben personazhin te ndershem dhe na hap syte sa e gjere eshte sfera e krimit. Shikimi i filmit tregon psene e ilegalitetit dhe normalitetin e nje njeriu qe mundohet ti ofroje djalit nje te ardhme te ligjshme.

Nino Manfredi ka krijuar personazhet me te forta te injorances ne shoqerine italiane (ashtu si ne Brutti, sporchi e cattivi). Jane filma si keto qe e kane cuar para shoqerine duke i hapur syte per nivelin ku eshte. Dhe cuditerisht jugu i Italise mban edhe sot shume personazhe si shitesi i kafeve ne kete film.

Nje fragment:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.