Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Cfare mendoni per gjoben e News24? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16333)


Postuar nga IQVLORA datė 06 Shtator 2008 - 11:55:

Pavaresisht se cfare ngjyrimi i jep NEWS 24 ,KKRT eshte mbeshtetur ne nje ligj te shkruar dhe te votuar ne parlamentin tone ''te menderosur''.Une e kam denuar tentativen e qeverise per heqjen e antenes se Vizion+ ne Dajt,por ky pipinua qe ka keto dy kanale televizive,po abuzon me ligjin.Hakce -hakce ajo antene duhej rrezuar sepse ishte vendosur pa leje.Le te behej shembulli i pare i zbatimit te ligjit ne menyre qe te nxinin mend te gjithe shkelsit e ligjit.
Kundershtaret politike te qeverise e shfrytezojne kete moment per te goditur qeverine,por jo se ju plasi per pipinon Karlo,pronarin e NEWS 24 dhe Vizion+-it.Ai nuk duhet lene te abuzoje me ligjin,sepse ne vendin e tij t'i presin duart po abuzove me ligjin.Fundi i fundit kontributi i tij ne fushen mediatike nuk i sjell ndonje te mire kushedi vendit tone.
PS dhe gjithe opozita te kujtojne c'kane bere vet kur ishin ne pushtet.Ata ne luften per te ardhur ne pushtet e quajne gjoja fushate elektorale te PD dhe te Saliut,te filluar para kohe.Mund te jete edhe ashtu,por pa me thoni perse flet spoti televiziv i qeverise?Per luften kunder korrupsionit e dhenies se rryshfeteve.Nqse nuk i pelqen kundershtarve te nje qeverie i pelqen shumices se popullit,qe e kerkon kete kurajo.Ne bisedat me njerzit ,flas per ne Vlore thuhej nje e vertete nga populli i thjesht edhe pse shumica te majte,se S Berisha pavaresisht kusureve na ka furnizuar rregullisht me drita.Kjo eshte nje plus i madh per kete qeveri.Qente le te lehin thote qeveria se ate pune kane,karvani le te eci para.(thenie popullore kjo)E rendesishme eshte qe ne jeten e shqiptarve ndihej nje ndryshim.Opozita ate detyre ka,te korigjoje qeverine ose te mohoje gjithcka pozitive qe behet nga ajo.Kjo eshte lufte midis dy ideve e koncepteve te ndryshme qe patjeter do te perplasen.Kete qe po bene opozita e sotme, ka bere per 8 vjet edhe Saliu,prandaj kjo eshte mese normale.Popullit nuk i plas shume per karlo Bolinon ,per politikanet qe duan karrike dhe per ata qe lepihen pas ndonje force politike,sigurisht per te zene ndonje qoshe te ngrohte per te vjedhur.

Nqse kane fakte ata qe derdellisin per femijet e Saliut le te bejne padi penale,sepse kryeprokurorja nuk eshte ne krahun e Berishes.Gjithe kjo tymnaje ka te beje me fushaten elektorale te opozites ,sepse dihet qe eshte pragzgjedhjesh.Ti lene kuisjet e le t'i drejtohen prokurorise.
Perseri ngelem i mendimit se S Berisha duhet te largohet nga drejtimi i PD,por jo PD nga pushteti.
Per fat te keq te kundershtarve edhe timin ka shume gjasa qe ky njeri me ide bajraktariste te ngelet ne pushtet,sepse opozita reale eshte e percare.S Qenushi,Milo e Ceka jane askushi per te ndihmuar PS-n.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.