Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga NS-6 datė 18 Tetor 2008 - 00:06:

pershendetje Piktor
te mesosh dicka jasht profesionit (ose fakultetit qe ndjekim) vjen kryesisht nga kurioziteti. normalisht qe per ceshtjet qe kemi folur me siper,eshte deshira per te ditur dicka me teper qe te ben te kerkosh. personalisht jam larg fushes se fizikes duke qene se merrem kryesisht me mjeksine por prap, cdo gje me teper nga fushat e tjera, fitimprurese eshte

qellimi i kesaj zone eshte pikerisht shtrimi i ketyre dijeve (qe do kishte qene shume e bukur po te behej nga persona qe studjojne fizike dhe shkencat qe kane lidhje me te sepse do jepnin info edhe me te gjera) ne menyre qe cdokush prej nesh te mund te perfitoje dicka...fundja edhe te korrigjoje dicka qe mund ta kete ditur me pare gabim. do kishte qene gje e bukur qe jo vetem kjo teme por edhe shume tema te tjera qe jane hapur ne kete zone te kishin te njejten ecuri me nje diskutim qe do tu shkonte per shtat dikujt qe ka dije dhe di te diskutoje

per sa i perket pyetjes tende, mund te ecim pak a shume me logjike, duke marre parasysh edhe ato qe permendi hyperborea me para. nese kometa duket cdo 72 vjet do te thote qe ben nje rrotullim te tille qe ne fund do formoje nje rreth (ndoshta duhet te them me mire nje elips sepse te shohesh nje orbite rrethore nuk te bie shpesh :p) keshtu qe ne ndonje pike gjate udhetimit te vet kjo komete devijon trajektoren e saj dhe ben xhiron e kthimit...si mund te devijohet nje trajektore e nje trupi? kalojme tek ajo qe permendi hyperborea mbi gravitetin qe shpjegon teoria e relativitetit:
marrim hapesiren ku ecen kjo komete si hapesire te sheshte (nese do beja nje analogji shum shum te varfer, mund ta konsiderojme hapesiren si nje rrjete te tendosur) ne pozicione te ndryshme ka disa sfera qe formojne nga nje perthyerje rreth e qark ndersa ne qender eshte nje sfere me e madhe qe e perthyen edhe me teper kete rrjete te tendosur. kur kometa kalon ne afersi te ketyre sferave do hase me perthyerjen qe keto sferat kane mbi hapesiren rreth e qark (fusha gravitacionale e sferes) dhe do jete ne nje fare menyre e detyruar te ndjeke deri diku kete trajektore qe sfera e detyron te beje...ne nje pike tjeter devijohet serish e keshtu me rradhe derisa kthehet serish ne pozicionin qe e ke pare ti pas 72 vjetesh ...dicka e tille ndodh me token rreth diellit cdo 365 dite (ne nje orbite eliptike),gje qe kishin vene re edhe te vjetrit, ndodh me henen, ndodh me te gjithe planetet e sistemit diellor dhe me satelitet e tyre...sfera e madhe ne qender eshte dielli, qe e perthyen me teper hapesiren por si kjo sfere edhe planetet e perthyejne ne perafersi te tyre...asnje nga keto nuk perplaset me njeri tjetrin sepse pertej nje distance nuk ka me terheqje por ka shtyerje (nese hyperborea me korregjon,kjo distance varet nga masa e objekteve qe nderveprojne)...dmth ekzistojne ne nje orbite te caktuar sepse aty eshte pika e ekuilibrit
pse nuk perfundon kometa ne nje vrime te zeze? ne kete pike besoj se pergjigjen e kemi te dy dhe eshte e thjeshte...sepse ne trajektoren qe ajo pershkon nuk ka vrima te zeza,pika e pare. edhe nese do kishte,ekziston nje distance qe mund ta quajme distance shpetimi,poshte se ciles do futej ne hapesiren gravitacionale te vrimes se zeze dhe atehere nuk do mund ti shpetonte me (gje qe nuk e bejne dot as fotonet e drites) ndersa jasht asaj distance mund edhe ti shpetoje por duke pesuar serish nje devijim te trajektores qe pershkon (dicka e tille ndodh me driten qe vjen nga nje galaksi e larget kur ne mes tokes dhe asaj galaksie futet ne nje vrime e zeze...drita peson perthyerje ne anet e vrimes se zeze
une kete shpjegim mund te jap e nese kam bere ndonje gabim ne kete shpjegim,mund te me korrigjoni

ndersa per sa i perket ceshtjes se kuarkeve qe po permend hyperborea : besoj se eshte normale qe provat te gjehen ne menyre indirekte sepse vezhgimi direkt do te ishte i veshtire...hasim veshtiresi me pare nje elektron e jo me me tentuar me pare kuarket...por duke pershkruajtur disa karakteristika te tyre dhe duke bere matjet mund te parashikojme sjelljen e tyre dhe nese matjet perkojne atehere mund te themi qe ekziston.
permenda elektronin me siper sepse neper libra shkollore shume here e permendim neper orbita dhe i bejme konfigurimet (fiksim fare jane konfigurimet elektronike ) por me sa di une nuk ka siguri nese gjenden ne ato orbita...kjo gje behet edhe me te veshtire kur mendojme qe nuk kemi as se si ta percaktojme me saktesi sepse eshte eshte nje princip (sem kujtohet emri) por qe nese ti tentoje ti ndryshoje shpejtesine do ndryshonte orbiten dhe nuk mund ti gjesh kurre shpejtesine dhe pozicionin e sakte....keshtu qe mesojme si praktike ato qe jane teorike! por duhet thene qe ana teorike punon mire (edhe pse nuk i shohim keto elektrone) sepse fundja duke u bazuar ne te mund te percaktojme hibridizimet elektronike, substancat qe nje element mund te formoje,sa te tilla mund te formoje (thjesht duke menduar qe nje shtrese elektronike ka nje numer te caktuar elektronesh,edhe pse nuk i shohim).

pra,ne disa pika,te gjesh dicka ne menyre te terthorte vlen si te gjesh dicka ne menyre direkte. une do i kthehesha serish reaksioneve berthamore duke qene se gjithmone jane nje shembull i lehte per kete pike...shnderrimet e grimcave tregojne qe prej tyre shkeputen "copeza"...emertimin mund tia japim si te duam...dhe shtoj edhe dicka tjeter qe e ben me interesante...largimi i "copezave" vendos edhe ngarkesen e grimces se re. pyetja shtrohet "nga vjen ngarkesa? cila copez qe vjen ose iken e ben kete diference?" :p

dokumentari qe thua duhet te kete qene "The Elegant Universe" pjesa e pare (shume shume i lezetshem sepse te jep shpjegim mjaft te qarte te ecurise se fizikes ne rrugen per te bashkuar te gjitha forcat ), sepse aty e shpjegon shume mire gravitetin (perfshi gabimin e Newton-it ne rast te nje katastrofe ku zhdukej dielli dhe idene e sakte te Ainshtajnit me teorine e relativitetit po per te njejtin fenomen :p).

nxitimi i nje trupi eshte 0 deri ne momentin qe nje force e jashtme vepron mbi te dhe e ben te shpejtoje ose te ngadalsoje. forca nuk mund te jete e njejte ne nivelin makroskopik dhe ate mikroskopik. kur kemi nderveprim mes 2 trupave nje ai me fushe graviteti me te ulet i afrohet atij me gravitet me te madh, shpejton levizjen e tij dhe kjo eshte nje pasoje e gravitetit apo jo? ne hapesiren mikro, graviteti eshte i neglizhueshem.

fusha ime ne fakt eshte mjeksia,megjithse mjek nuk jam akoma por ishallah ne ate rruge jam...po deshe te diskutosh per klonimin asnje problem...thjesht duhet te nderrosh zone


  Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.