Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- A mendoni se eksistojne qenie jashtokesore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1662)


Postuar nga Player69 datė 08 Gusht 2003 - 00:14:

A mendoni se eksistojne qenie jashtokesore?

A mendoni se eksistojne qenie te tjera njerezore ne hapesiren e pafund qiellore? Une mendoje se JAshtetokesoret eksistojne me vertet. Ka pasur shume raste ku UFO pretendohen te jene pare nga persona tokesore
madje edhe ka disa qe pretendojne se jan rembyer nga UFO-t po megjithate asgje nuk eshte konkrete dhe e sigurt!

Dicka e cuditshme ndodhi ne vitin 1986 kur me ane te nje fotografie tere botes i doli nje pamje e cuditshme e nje koke njeriu ne siperfaqen e planetit te Marsit.




Me vone u vertetua qe pamja qe nje mirazh i bere nga mbledhja e reres me ane te eres dhe nje hije e cuditshme e njere prej sateliteve natyral te Marsit (henat e tij) qe i jepte asaj formen e kokes. Ajo koke bere qe njerezit te keni nje interes shume te madh dhe pati nje fame te madhe duke u perfshir ne faqet e revistave, gazetave bluzeve, madje jane bere dhe filma dhe libra humori (comics). po meghithate qe nje zhgenjim tjeter per astronautet dhe NASA.

Po megjithate ajo drite shprese per te gjetur qenie jasht tokesore te inteligjences sone apo siperiore eshte akoma e ndezur dhe shpresojme ne nje te ardhme ti japin nje pergjigje pyetjes
[COLOR=red]Jasht tokesoret eksistojne me vertet apo jane nje krijim i imagjinates sone?

Me respekt indriti!


Postuar nga ADELAIDA datė 21 Shtator 2003 - 14:35:

Jam e mendimit se UFO-t nuk ekzistojne.Ata jane thjesht pjelle e imagjinates se njeriut,jane objekt perfitimi i gazetave,revistave,televizioneve ,njerezve te ndryshem.Jam dakort me ty qe shume thone se i kane pare por nuk eshte aspak e veshtire qe me anan e kompjuterave,imagjinates dhe aftesise krijuese te njeriut te krijohen ngjarje dhe mashtrime te tille.Ka shume qe besoj ne keto fenomene por mendoj se eshte thjesht deshira e njeriut per te besuar ne dicka te jashezakonshme,ne dicka jo reale,ashtu si ne fund te fundit mund te jet edhe besimi tek Zoti.

Thone qe beso dhe kontrollo dhe nqs dicka nuk e shikoj vete me duket absurde te besoj se ekziston ,ashtu si ne fund te fundit me duken absurde edhe keto histori.
Mos me keqkupto eshte thjesht mendimi im
Me respekt ADELAIDA


Postuar nga atdheuyne datė 11 Tetor 2003 - 17:55:

adelaida...

moj leri UFO't ...se as existojne dhe as do existojne...i vetmi UFO qe existon eshte aroplani i kohes te fundit te ushtris...po dil andej nga tema jone se na u than syte.

atdheu.


Postuar nga Zinart datė 18 Tetor 2003 - 02:06:

Ndoshta!

Nuk besoj se me te vertet jane pare UFO ketu ne toke. Shume njerez thone qe kane pare UFO por ato jane thjesht shpifje ose ka pasur raste ku njerezit kane gabuar. Por une besoj se ne kete univers te pafundshem duhet te kete pa dyshim jete pervec qenieve njerezore. Por universi eshte shume i madh dhe planet ku mund te kete jete jane teper large tokes. Me teknologjine e tanishme ne toke ato planete jane te paaritshme.
Shpresoj qe ne te ardhmen pyejtja e madhe e jashtetoksorve te marri nje pergjgje.


Postuar nga Mbreti luan datė 20 Tetor 2003 - 19:01:

Angry Kush tha qe ajo qe nuk duket nuk ekziston????

Per ADELAIDEN..... (dhe per ndonje tjeter)

Do ta filloj per gjigjen time nga mbrapa qe te hyj me pare ne temen qe me duket me e rendesishme. E krahasuat ekzistencen e Zotit me ekzistencen e UFO-ve. Ky nuk eshte aspak nje krahasim serioz dhe do te thoja qe edhe logjika qe eshte perdorur per te nxjerre perfundime nuk eshte aspak dinjitoze. Thoni qe nuk mund te ekzistoje dicka qe nuk mund ta shikojme dhe mbase e zgjeroni kuptimin tuaj deri te perceptimi. E kam fjalen per te 5 shqisat. Ne fakt eshte komplet nje brockull qe te mendosh se ajo qe nuk kapet nga shqisat tona nuk ekziston se te gjithe e dime se njeriu dhe shqisat e tij jane te kufizuara. E imagjinoni dot se s a e vogel eshte gama e gjatesive te valeve qe njeriu mund te shikoje si drite dhe ngjyra dhe te njejten gje do te thosha edhe per zerin dhe ndijimet e tjera. Pra njeriu nuk mund te perceptoje cdo gje ashtu sic nuk mund te degjoje infratingujt dhe nuk mund te shikoje rrezet ultravjolete. Por ky perkufizim do te shkonte edhe me tej; deri tek ajo qe nuk mund te identifikohet absolutisht se ekziston materialisht, fusha. Fusha merret si gje qe ekziston vetem duke pare efektet e kesaj dhe duke perdour induksionin mund te pohojme se zoti ekziston vetem duke pare efektet e tij. Kjo gje nuk mund te perdoret per te vertetuar ekzistencen e UFO-ve gje qe mund ta shpjegoj me qarte ne ndonje mesazh tjeter.
Ciao a tutti!

Vizitoni faqen www.harunyahya.com dhe gjeni artikuj dhe libra.


Postuar nga i_pafajshem datė 21 Tetor 2003 - 01:00:

Po kush ju tha mor te uruar?

E kush tha qe nuk ekzistojne, une per vete kam pare dhe kam folur me ta. Dhe nje dite sikur te mos kisha hapur syte do te me kishin rrembyer ne ate diskun e tyre.

Me respekt (nga frika e UFO_ve)


Postuar nga ADELAIDA datė 21 Tetor 2003 - 01:07:

Mbreti Luan

Krahasimi qe bera midis ekzistences se zotit dhe UFO-ve nuk i kalon kufijte e krahasimit....te krahasosh nuk do te thote te vesh shenjen e = midis ketyre 2 gjerave...eshte tjeter ceshtje nqs mendimi im per ekzistencen e tyre nuk perputhet me tuajin...

Une jetoj ne kete bote realisht,fizikisht dhe jam ne djeni qe shqisat tona jane te kufizuara...gama e veprimeve te tyre eshte e kufizuar....
Por ceshtja mbi te cilen diskutojme ka te beje me nje send real ,te cilin mund ta prekesh,ta shikosh dhe tek kjo referohej edhe ideja ime mbi besimin....Perceptimi i ketij sendi qendron brenda kufijeve dhe mundesive te perceptimit qe kane shqisat tona....dhe brenda kesaj tablloje,per te cilen e ka kuptuar cdo qenie njerezore qe nuk eshte shume e gjere,bazohet edhe mendimi im mbi besimin nqs dicka ekziston apo eshte thjeshte nje iluzion i krijuar nga imagjinata e njeriut...
Me respekt


Postuar nga Mbreti luan datė 21 Tetor 2003 - 17:51:

Smile Adelaides

E prita me kenaqesi pergjigjen tende dhe me po kaq kenaqesi do te pergjigjesha por puna shte se nuk kuptova asgje. Ti ke folur tamam si ish profesorja ime e filozofise dhe duhet ta dish se une filozofet nuk i marr shume seriozisht sepse ajo qe shprehin eshte thjesht mendimi i tyre ashtu sic eshte mendimi i secilit filozofia e cdokujt. Duhet ta pranoj qe kur lexova mesazhin tuaj u lodha me shume sesa kur mesova mesimin fundit te filozofise.
Une mund te pergjigjem por me fal nese nuk do te kete lidhje me pergjigjen tende sepse kjo do te jete vetem per shkak se nuk e kam kuptuar ate. Me duket se ti thote se merr si ekzistenciale vetem ate qe percepton ndersa une thash dhe ti e pranove se nuk ekziston vetem ajo qe perceptohet. Ketu po flas per Zotin per te mos u keqkuptuar se sic e thash me pare mendoj se UFO't nuk ekzistojne dhe per kete mund te jap argumente. Nese do te merrej si ekzistenciale vetem ajo qe perceptohet atehere shkencetaret do te benin gabime gjiganteske ashtu sic do te benin dhe bejne gabim trashanik te gjithe njerezit qe mendojne se Zoti nuk ekziston. Kjo persa i perket asaj qe kemi folur. Here tjeter do te doja te perqendroheshim me shume ne argumentat e ekzistences se Zotit dhe mosekzistences se UFO-ve dhe te mos rrime me dhe te diskutojme se cfare eshte ekzistenca apo mosekzistenca.
Gjitahshtu me respekt


Postuar nga ADELAIDA datė 22 Tetor 2003 - 21:42:

Mbreti Luan

Ekzistenca ose jo e UFO-ve eshte nje teme qe nuk i perket kuadrit fetar...Prandaj eshte e kot te diskutojme ne kete teme per Zotin...
Pastaj se kuptoj pse duhet te besosh me shume ne dicka qe askush se ka pare ,se ka prekur (Zoti) ,sesa ne dicka qe shume njerez pranojne se i kane pare (sic mund te jet shembulli i UFO-ve)
Persa i perket mendimit tim ne lidhje me kete teme qe po diskutojme,po mundohem ta thjeshtezoj mendimin,duke pranuar se as une nuk besoj ne ekzistencen e UFO-ve ....
Arsyet dhe argumentet per ta mbrojtur kete i permenda edhe ne postimet me pare,do isha shume kurioze te mesoja argumentet tuaja.....

PS:Shpresoj mos te kem lodhur shume per ta deshifruar kete mesazh bera cmunda per ta thjeshtuar,me erdhi keq qe me krahasuat me nje zysh ,me teper per faktin qe ka nje moshe me te madhe se e imja,per asgje tjeter


Postuar nga Mbreti luan datė 23 Tetor 2003 - 19:47:

Une i besoj argumentave me shume sesa publicitetit dhe propagandes. Eshte e vertete se per UFOt eshte bere shume propagande dhe njerezit ne shume raste influencohen por kjo nuk do te thote se kane te drejte. Ne te shumten e rasteve publiciteti behet per perfitime. Po jap rastin e Roswell ku UFOt jane kthyer ne nje industri te vertete perfitimi. Nepermjet UFOve Roswelli, nje qyteze per te cilen nuk ishte degjuar ndonjehere te flitej arriti te rriste fluksin e turisteve sikur te ishte Walt Disney ose sikur te kishte ne territorin e saj Niagara falls. E pra cfare te vecante kishte Roswell pervec reklames se ishin shfaqur UFOt. Mos te harrojme se ne epoken qe rrojme behet cdo gje per te fituar dhe nuk kushton shume te hapesh fjale se ketej ka kaluar nje UFO dhe me kete rast te hapesh muzeume fallco te besh filma fantastiko-shkencor, te shessh revista dhe gazeta dhe te krijosh nje luk te ri ne ambjentet publike. I gjithe nje biznes qe mbeshtetet vetem ne imagjinate. E cfare duhet te me bej mua te besoj? Montazhet apo personat qe paguhen per te treguar perralla ose jane te semure dhe vuajne nga histeria, sepse pervec ketyre nuk ofrohet asnje argument tjeter.
Imagjinoni nje race qe shkel per here te pare nje planet te ri. Kur njeriu shkoi per here te pare ne hene u be reklame, te gjithe e pane ne televizor, u be buje. U ngrit pa piken e hezitimit flamuri Amerikan dhe asgje nuk u be ne fshehtesi.
Alienet perpiqen te na i shfaqin si qenie shume inteligjente por nuk mund te ekzistoj qenie inteligjente qe te qendroje vetem sic shfaqen shume here neper emisione alienet, sepse zhvillimi vjen si pasoje e bashkepunimit. Nese alienet do te shkelnin ne toke ata do ta benin kete gje publike ashtu sic kemi ne deshire te behemi publik tek jashtetokesoret nepermjet ekspeditave hapsinore.
Pra sias meje nuk ekziston asnje argument qe te mbeshtesi se alienet kane ardhur ne toke dhe nuk me detyron ndonje argument qe te pranoj qe ata ekzistojne. Ne anen tjeter mua me detyrojne argumentet te besoj se Zoti ekziston dhe ketu qendron ndryshimi thelbesor qe e dallon besimin tek UFOt dhe besimin tek Zoti.
Duke e pare se c'do gje ne bote eshte e ndertuar ne menyre te perkryer, duke filluar nga atomi deri tek universi dhe nga qeliza deri tek njeriu duke mos harruar ato qe jane ndermjet ketyre qe do ti cilesoja pa ndonje teprim si infinit, une jam i detyruar te mendoje per nje projektues sa origjinal aq edhe te ditur, pra te perkryer. Ky eshte Zoti dhe te gjitha faktet flasin per te.
Debati ku duhet te perqendrohet ceshtja e aljeneve eshte pika qe shumica e njerezve e kapin ne pergjithesi. Ne kete univers kaq gjigantesk nuk ka ndonje qenie tjeter inteligjente???
Ne pamje te pare duket shume e thjeshte pergjigjia por duhet ti futesh me thelle per te pare gafen qe behet. Duket sikur eshte thjesht ceshtje rastesie por ne fakt eshte ceshtje inteligjence.
Do ta vazhdoje ndonje here tjeter se tani edhe kohe s'kam shume por kam edhe hall se mos po e bej te merzitshem mesazhin.


Postuar nga atdheuyne datė 24 Tetor 2003 - 00:36:

Thumbs up pash nje ufo...

posi nuk existojne UFO.....

doni tju them qe sa her dal jashte naten ne oren dy e gjysem shikoj shume yje dhe nje yll te madh qe leviz larte ne zonen tone. vjen verdall dhe verdall dhe une e shikoj dhe me vjen afer e afer deri sa une bie ne toke. e cuditcme apo jo....edhe ndodh c'do here qe dal ne oren dy e gjysem te nates kur mbyllen club's dhe bar's...ha..ha.


Postuar nga Mbreti luan datė 24 Tetor 2003 - 10:40:

Atdheuyne

Po pra kjo na tregon me se miri te gjitha evidencat e ekzistences se UFOve. Vellai im te keshilloj ta publikosh ne ndonje gazete eksperiencen tende me UFOt. Por me pare duhet te besh edhe ndonje montazh ne kompjuter. Njoh nje ekspert grafike qe do ta realizonte aq mire qe edhe ti te dyshoje nese jane te verteta apo fallco. Te siguroj qe shume njerez do ti vesh ne dyshime dhe mbase na hap ndonje der ne europe si vendi qe vizitohet shpesh nga UFOt se ne deget e tjera te turizmit s'po na ecen.


Postuar nga ADELAIDA datė 25 Tetor 2003 - 00:57:

Mbreti Luan

.
Duke e pare se c'do gje ne bote eshte e ndertuar ne menyre te perkryer, duke filluar nga atomi deri tek universi dhe nga qeliza deri tek njeriu duke mos harruar ato qe jane ndermjet ketyre qe do ti cilesoja pa ndonje teprim si infinit, une jam i detyruar te mendoje per nje projektues sa origjinal aq edhe te ditur, pra te perkryer. Ky eshte Zoti dhe te gjitha faktet flasin per te.

--------------------------------------------------------------------------
Cfare quani fakte ju???
Une fakte quaj ato qe vertetohen nga eksperiemente dhe ekspert te ndryshem....Fakte quaj dicka qe e shoh dhe e perceptoj vet....dhe nuk mund te quaj kurre fakt dicka qe eshte e lidhur me gjera spirituale...mund te besoj ne dicka te tille,por thjesht nga deshira dhe nevoja per te besuar ne dicka me superiore,ose pse jo???Edhe ne dicka per ti dhene pergjigje pyetjes tuaj...Kush ishte kaq i perktyer sa te krijonte perfeksionin,pra njeriun...???
Cilat jane keto fakte qe ti i rreferohesh ,te cilat te vertetojne ekzistencen e Zotit???Nuk do te ishte me i thjeshte dhe me i besueshme fakti i EVOLUCIONIT???Qe nga ana tjeter ka menyra se si te vertetohet.....

Kurse persa i perket ekzistences se alienve e perserise qe jam shume dakort me ju....Ndoshta ajo periudhe kur ``jane shfaqur UFO-t`` ka qene nje periudhe me mungese lajmesh e ndodhish per te mbushur faqet e gazetave dhe pse jo???Edhe xhepat...
Me respekt....


Postuar nga ADELAIDA datė 25 Tetor 2003 - 00:59:

atdheuyne

Na njofto kur te zgjohesh nga enderra...se na duhesh per ca pune te rendesishme jo per gje...Po po te ishte per mua do te lija te flije sa te doje...por puna na therret!!!
Te pershendes shume shume shume


Postuar nga botaed datė 06 Nëntor 2003 - 15:15:

VETEM NJE PYETJE PER SKEPTIKET

ATA QE BESOJNE NUK KANE NEVOJE PER PROVA KURSE ATA QE NUK BESOJNE NUK BINDEN ME ASNJELLOJ PROVE SEPSE SHKENCA TE LEJON TE PROVOSH TE KUNDERTEN POR nje pyetje per skeptiket.






PERSE DUHET QE JETA TE JETE VETEM PRIVILEGJ I TOKES
NE GJITHESINE E PAFUNDME?


KA NDONJE PERGJIGJE?


Postuar nga ADELAIDA datė 06 Nëntor 2003 - 17:08:

botaed

Kurse une do ti prgj pyetjes tende me nje pyetje tjeter.... PSE NUK BESONI QE JETA ESHTE VETEM PRIVILEGJ I TOKESOREVE NE PO KETE GJITHESI TE PAFUNDME???

Me aq sa di une ka aq prova qe provojne qe UFO-t ekzistojne aq sa ka edhe per te vertetuar te kunderten...
Dhe nuk jam aspak dakort me shprehjen tende ne fillim te mesazhit ,te besosh te duhen po aq prova sa edhe te mos besosh....E sheh cdo gje eshte reciproke???Qenia njerezore prandaj dallohet edhe nga qeniet e tjera ne kete gjithesi sepse di te arsyetoj....Di te bej dallimin midis reales dhe iluzionit dhe per te bere kete dallim i duhet te vertetoje dicka tjeter,nqs duhet te besoj apo jo dhe per te besuar i duhen prova....Prova per te besuar ne ate qe pohet ose te kunderten....

Cilat jane provat e tua ne te cilat ti je bazuar per te besuar kete teori....qe UFO-t ekzistojne????


Postuar nga Mbreti luan datė 07 Nëntor 2003 - 20:19:

Cool >><< :-)

OK, ju gjithmon doni prova por nga ana tjeter thoni se provat nuk ekzistojne se gjithmone gjerat jane relative. Megjithate eshte nje loje femijesh te dallosh te verteten nga genjeshtra ose dogma. Kjo ndodh sepse ajo ndricon, dallohet vete, pra ben mu.
Kjo jo sepse e them une i dehur nga deshira per ta quajtur teorine time te vertete por sepse ajo mbeshtetet ne menyre te pakundershtueshme nga faktet shkencore. Nuk po flas per fakte difektoze deri ne shkaterrim si ato te evolucionit por per fakte vertet shkencore.
E verteta eshte se doni apo s'doni ju ekziston dicka qe quhet probabilitet dhe ne disa kufij te caktuar quhet shkence. Kur behet fjale per shifra te rendit te pare mund ta quajm loje, kur behet fjale per shifra te rendit te 15 mund ta quajme si gjysem te vertete por kur behet fjale per shifra te rendit mbi 50 e quajme fakt shkencor. E pra per tu formuar proteina ne menyre te rastesishme mundesia eshte 1 ne 10^250. Pra do te ishte njesoj sikur nje uragan te kalonte neper hekurishtet e nje varreze makinash dhe te ndertonte nje BOING 704. Por a e dini se sa proteina dhe jo vetem proteina por shume me shume struktura edhe me komplekse permban nje qelize? Dhe kur themi qe mundesia per tu formuar nje qelize rastesisht eshte 1 ne 10^250 nenkuptojme se per tu formuar ne menyre jo te rastesishme, pra me ane te projektimit inteligjent, eshte (10^250-1) ne 10^250. Dhe duhet te dini se Darvini thote se qeliza eshte formuar ne menyre te rastesishme. Me thoni pra se kush eshte shkenca dhe kush eshte dogma. E dinit se per tu formuar ADN duhet nje lloj enzime por kjo enzime nuk mund te kodohet nese nuk eshte ADN. Pra keto te dyja me ane te rastesise duhet te krijohen ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe dhe te bashkohen ne menyre te magjishme. Pra eshte evolucioni ai te cilit duhet ti referohemi si magji apo perralle per te qetesuar shpirtrat e materialisteve sepse evolucioni eshte feja e materialisteve dha materialistet nuk jane me te ndryshem sesa idhujtaret e antikitetit qe adhuronin statujat, pasi ata adhurojne materien. Kur them e adhurojne kam parasysh atributet qe i veshin duke e bere te vetmen gje absolute.

Persa i perket UFO-ve do te thoja se mundesia per te nisur jeta rastesisht (pa marre parasysh probabilitetin qe te ekzistoj nje sistem djalllor ku te jete nje planet ne largesi precize nga ai dhe ku te kete oksigjen, uje dhe te gjitha faktoret e jetes pa permendur fushen magnetike, qe jo shume kohe me pare na mbrojti nga rrezatimet djellore, qe eshte unike ne llojin e saj) eshte 1 ne nje numer shume me te madh se sa ai i yjeve, madje i grimcave te universit dhe kete mund tua jap me shifra nese doni.

Pra UFOt do te ekzistonin vetem nese projektuesi i gjithe universit do te donte qe te ekzistonin, pra vetem nese ky do te ishte vullneti i Zotit.


Postuar nga Fizikanti datė 08 Nëntor 2003 - 05:29:

ne lidhje me temen

idera dhe mendime interesante ne ledhje me temen. Nuk e kuptoj se cfare i referoheni kur thoni UFO(unidentified flying object)?!
Nese fjala behet per keto objektet fluturuese qe jane kapur neper kamera, apo jo, dhe ne nuk mund ti shpjegojme dot, une nuk mendoj qe jane qenie jashtetokesore.
Kur behet fjale nese ekziston jete ne planete te tjere perpara se te jepet nje mendim apo te diskutohet mendoj qe duhet ta percaktojme se cfare ne perkufizojme me jete. Kur flasim per jeten atehere nuk do te thote qe jane qenie qe duan uje apo oksigjen, temperature si ketu apo gravitet. Ato mund te jene qenie qe jetojne ne gravitet 10 here me te forte dhe pa oksigjen apo uje....mund te kene asnje gje te perbashket me ne...po prape se prape eshte jete....
Qenie te tjera ka shume mundesi te jetojne ne planete te tjere, mund te jene nga algat njeqelizore deri tek qenie qe jane shume me te avancuara nga ne. Probabiliteti eshte shume i madh qe qenie te tjera(si ne toke apo te ndryshme) te ekzistojne duke pasur parasysh sa shume yje ka.
Luan, probabiliteti i krijimit te jetes ketu eshte nje arsyetim i drejte(per factoret qe varet) por krahasimi qe ben me jeten ne planete te tjera nuk mendoj se eshte i vlefshem per arsyen e mesiperme se jeta nuk mund te ekzistoje vetem me formen qe ne e njohim ketu, njohuria jone nuk eshte shume e madhe por shume lehte mund te kete menyra te tjera qe jeta mund te filloje apo te shkoje ne nje planet nga nje planet tjeter.
Cheers.


Postuar nga botaed datė 09 Nëntor 2003 - 15:26:

ADELAIDA

As une nuk jam i bindur per ekzistencen e nje inteligjence jashtetokesore por ajo qe nuk me pelqen eshte qe te denoj kategorikisht ekzistencen e tyre me nje skepticizem te gabuar.Sa per realen dhe iluzzionin as une dhe as ti nuk e dime se ke jetojme sepse po te analizosh ndertimin e materies apo cdo gjeje konkrete ne ligjet e ciles bazohet shkenca e shikon qe ka dicka qe nuk shkone mire me trurin tone ose le te themi nje programim me qellim.Ajo qe dua te them eshte qe atomi eshte i krijuar nga protone , elektrone dhe neutrone dhe ato jane te krijuara nga dicka tjeter dhe pastaj ato te krijuara prej dickaje tjeter dhe pastaj ngelen vetem vale ose asgje gje e ben nje objekt te duket sepse ne jemi te programuar ta shikojme.Kjo nuk do te thote qe une nuk te degjoj ty dhe nuk mesoj nga ty sepse as une nuk i di te gjitha. me respekt


Postuar nga anteli datė 02 Shkurt 2004 - 03:29:

Thumbs up

Per adeleiden,Mbretin luan Fizikantin e te tjere
Mu duk teme sh. interesante dhe argumentet gjithashtu.
Mu kujtua nje vizite qe kam bere para ca kohesh ne muzeun e Qemal Ataturkut ne Ankara.. MES TJERASH REKLAMOHESHIN DISA IMAZHE TE NJE HIJEJE TE NJE MALI NE NJE ORE TE CAKTUAR TE DITES SIKUR FORMOHEJ FYTYRA E Qemal Ataturkut...Kjo me kujtoi lloji lloji fantazish por mos e zgjasim.
Ajo qe une desha te percjell tek ju eshte se te gjithe ne e pranojme se e verteta eshte relative dhe madje kete po e ēojme deri dhe ne shkencat ekzakte si matematike (lexo keto tema te anetareve)
Ne keto kushte ē'mund te mendojme per te vertetat qe duam t`i reklamojme per gjera qe nuk i dime mire madje kemi shume pak informacion??????????!!!!!!!!!!!!!!!
Mos te harrojme se FUNDI I BOTES ESHTE ATU KU PER MOMENTIN ESHTE FUNDI I DIJEVE TONA Ne kete kend veshtrim per mendje te ndryshme fundi i botes ndryshon . Mos valle kjo nuk eshte e vertet?????!!!!!
Ne kete plan une absolutisht nuk mund te mohoj ekzistencen e jetes ne sisteme te tjera te galaktikes sone apo galaktika te tjera por, me teper bashkohem me mendimin e Fizikantit pasi nuk mund te flasim per forma te njejta jete etj.
Desha te flas dhe diēka ne lidhje me besimin tek Zoti por njehere tjeter pasi mendoj mos behem i bezdishem.


Postuar nga VLonjatja2003 datė 04 Qershor 2004 - 21:34:

Po ata Aliens ekzistojne mo une i besoj shume keto...
Ne nje qytet ketu ne USA qe quhet Roswell shume kohe me perpara kane jetuar UFo edhe ai vendi atje vetem me keto museumet e ketyre jane edhe thone akoma qe ekzistojne UFO atje biles atje kane gjetur edhe turpat e disa nga keta UFOT biles eshte bere edhe nje filem po e keni pare tiullohet Roswell eshte emri i atij qytetit ku kane jetuar ata......
Nijera vizitore shkojne ne Roswell per te pare keto museumet edhe atje i gjithe vendi like dyqanet edhe cdo gje kane nje simbol te ketyre UFO-ve..

Eshte shume vendi bukur Roswell kush eshte i interesuar per keto UFO jua sugjeroj te shkoni edhe vizitojeni.....


pacim


Postuar nga jimmy84 datė 04 Qershor 2004 - 22:39:

Ekzistojne, si nuk ekzistojne. Doni t`i takoni? Pa problem fare. Futini nja 2 doza "miell te bardhe" dhe do beni nje muhabet te embel qe c`tju them.
Une nuk them qe eshte e pamundur qe te ekzistojne. Universi ka miliarda galaktika. Po ju e beni qe UFO-t vijne e ikim ne Toke cdo gjysem ore. Te shikojme se mos kane ngritur ndonje linje tramvaji apo teleferik. (Kur t`a gjeni me blini edhe mua nje abone mujore)


Kujdes, edhe ne kete moment ata po ju shohin. Ata jane gjithmone aty. Vezhgojne gjithshka. Dhe kur te vijne per ty nuk mund t`u shpetosh.


Postuar nga DanielE datė 05 Qershor 2004 - 19:59:

Arrow

Te gjitha keto jane hipoteza dhe jo vertetime,nasa dhe shkenca po i zbulon vete koto gjer dhe me gjithe vertetimet e tyre..
Njerzimi do e kuptoj se nuk eshte me vetem ne galaktiken ton te madhe.................................................................


Postuar nga unforgiven datė 05 Qershor 2004 - 21:34:

Une kam pare Ufo per here te pare, diten qe u zgjodh I.Meta kryeminister. Nuk e dija qe Skrapari ishte fole ufosh..


Postuar nga volter datė 15 Qershor 2004 - 09:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha jimmy84
Ekzistojne, si nuk ekzistojne. Doni t`i takoni? Pa problem fare. Futini nja 2 doza "miell te bardhe" dhe do beni nje muhabet te embel qe c`tju them.
Une nuk them qe eshte e pamundur qe te ekzistojne. Universi ka miliarda galaktika. Po ju e beni qe UFO-t vijne e ikim ne Toke cdo gjysem ore. Te shikojme se mos kane ngritur ndonje linje tramvaji apo teleferik. (Kur t`a gjeni me blini edhe mua nje abone mujore)


Kujdes, edhe ne kete moment ata po ju shohin. Ata jane gjithmone aty. Vezhgojne gjithshka. Dhe kur te vijne per ty nuk mund t`u shpetosh.



Aty pra jimmo...Sa bukur e the kete shembull, te kam bandill xhaxhi ty...Ke pjellje te imagjinueshme...
Hajt tung


Postuar nga trojani datė 15 Qershor 2004 - 11:38:

Kush tha qe s`ka UFO ne Toke?
Ka ore qe c`ke mete. Shkoni nje xhiro andej nga parlamenti shqiptar dhe pastaj ec dhe flasim bashke.


Postuar nga SUNBELOVED datė 15 Qershor 2004 - 12:33:

Wink

Plloshtani kjo eshte tema jote me duket ....


Postuar nga volter datė 15 Qershor 2004 - 12:55:

Talking

Zotrote po perse ke ndonje hidherim me veten!!!???Ups... apo ia kepute kot fare, si e ke zakon ti sunbeloved !!! ups

Pershendetje per ty...


Postuar nga SUNBELOVED datė 16 Qershor 2004 - 00:10:

Citim:
Po citoj ato qė tha plloshtani
Zotrote po perse ke ndonje hidherim me veten!!!???
Pershendetje per ty...



Plloshtani une kur te shoh ty me iken hidherimi me veten, tani do shkruash ketu, tek tema e alkolisteve anonime, apo te presim kur te hapet ndonje teme per bronozauret, si dinozaur i forumit qe te kemi ?


Postuar nga volter datė 16 Qershor 2004 - 00:32:

Talking

Citim:
Po citoj ato qė tha SUNBELOVED


Plloshtani une kur te shoh ty me iken hidherimi me veten, tani do shkruash ketu, tek tema e alkolisteve anonime, apo te presim kur te hapet ndonje teme per bronozauret, si dinozaur i forumit qe te kemi ?



P.s Alo, nese e ke me mua e ke "kopil".!..papapa


Postuar nga teri datė 18 Qershor 2004 - 15:59:

UFOT

Per mendimin tim jashtetokesoret jane dhe egzistojne eshte me te vertete nje ironi dhe nje mendjemadhesi te mendosh qe je e vetmja gjallese qe ka aftesi te mendoje dhe te gjykoje ne kete univers.

Une nuk e di ne care besoni por ne te gjithe universin e di qe sjemi te vetmuar pasi eshte e pa mundur te jemi te vetmuar........... Nuk ka shpegim shkencor qe te jemi te vetmuar


Postuar nga Fizikanti datė 19 Qershor 2004 - 05:43:

ju lutemi mos e ktheni kete teme ne drejtime te tjera (psh, per te share jeri tjetrin, e kemi per zakon ne shqipetaret)

VLonjatja2003:
Ne lidhje me Roswellin kam pare nja 2-3 dokumentare ne lidhje me ufot dhe para nja 2 javesh pashe nje te ri. Shume histori dhe shume persona kane deshmuar se kane pare kete ngjarje...(sikur nje ufo u perplas dhe qeveria amerikane rikuperoi disa trupa alienesh dhe i mbuloi faktet per te mbrojtur informacionin e rendesishem)
te them te drejten une nuk besoj ne kete per arsye te ndryshme, e para qe nuk ka prova, e dyta eshte zhvillimi i technologjise ne udhetimet ne orbite etj. nese amerika kishte kete teknologji te avancuar ndonje shenje do ta kishin treguar gjate gjithe ketyre viteve me ndonje "space vehicle" shume te avancuar...nje mundesi tjeter exsiston, ndoshta kjo gje ndodhi dhe gjate gjithe ketyre viteve(afersisht 40 vjet) asnje nuk mund te kuptoje si funksionon. Per mendimin tim kjo ka probabilitet shume te vogel te kete ndodhur, dhe qe "Aliens" te kene ardhur ketu. Ky eshte thjeshte mendimi im.

teri:
bashkohem me mendimin tend qe probabiliteti qe te ekzistoj jete ne planete te tjere eshte shume i madh, dhe une mendoj qe toka nuk eshte i vetmi planet ku ekziston jeta.
Njekohesisht argumenti qe ti ke paraqitur nuk me duket i vlefshem kur thua se: "Nuk ka shpegim shkencor qe te jemi te vetmuar".
Kur flet me emrin e shkences ne lidhje me kete teme une mendoj qe e vetmi argument eshte probabiliteti, dhe ky nuk eshte fakt definitiv qe e verteton qe jeta ekziston ne planete te tjere. Tani per tani ne nuk kemi prova per kete, dhe shkenca nuk e verteton dot. Por duke perdorur matematiken shumica e njerezve "kane mendimin" se jeta ne planete te tjere ekziston.
Ndoshta une te kam keqkuptuar ate fjaline e fundit, mund te shjegosh se cfare doje te thoshe nese mendon cfare une kam shkruar nuk i perket asaj qe ti doje te thoje.

pershendetje


Postuar nga teri datė 23 Qershor 2004 - 15:03:

tek e kut e ke kuptuar

Degjo do te them dy gjera dhe mbase e kupton se cfare desha te thesha a nuk eshte Shkenca ajo qe thote Zinxhiri i jetes. cdo gje eshte e lidhur me njera tjetren po ashtu dhe ne jemi te lidhur me jashte tokesoret por vetem se dime tani per tani une fakte nuk kam por kam dokumentare personale kam lexuar genjeshtra dhe te verteta te cilat dalin ne nje konkluzion ne se dime qe kemi jashte tokesore por qe sjemi vete ne kete univers dhe kete e dime .


Postuar nga Fizikanti datė 29 Qershor 2004 - 03:17:

Thumbs up

teri,
tani te kuptova


Postuar nga Luarasi datė 27 Korrik 2004 - 07:08:

Sa ka grimca zalli ne tere plazhet e tokes, aq ka yje ne univers. Statistikisht do te ishte e pa munur mos te kete jete neper planete te tjera. Astronomet, per ēdo muaj zbulojne nga nga 10 planete ne sistemet e tjera diellore. Edhe pse eshte e pa mundur qe ti shohish planetet me teleskop, ka metoda te tjera qe pohojne egzistencen e tyre. Njera nder ato eshte kur ylli tundet, gje qe tregon se gravitacioni i planeteve qe e rotullojne, e shkakton kete fenomen. Kur planeti kalon para yllit, ai e dobeson driten e yllit per nje perqindje shum te vogel, por mjafton te tregoje se ka nje trup kozmik para tij. Ne te ardhmen do te lidhen kater ose me teper teleskope qe do jene te vendosur ne hapsire, dhe ata do te kombinohen qe te funksionojne si super teleskop. Atehere shkencetaret shpresojne se do te jene ne gjendje te dijne saktesisht se nga ēfare gazra perbehen atmosferat e planeteve, kjo do te dihet nga spektrumi i ndrites qe emitohet nga ato planete. Shembull qielli jone eshte i kaltert pershkak te ozonit. Qoftese ka jete ne planetet e tjera do te ishte mrekulli, qe do te thoshte se ne nuk jemi te vetmit ne Univers, po qe se Toka kishte qene planeti i vetem me jete ne tere Univerzin, atehre edhe kjo eshte mrekulli.


Postuar nga Isra datė 29 Dhjetor 2004 - 09:17:

Thumbs up

pershendetje te gjitheve...
teme me se interesante....nuk jam futur ndonjehere ne tema te tilla, por ngaqe me pelqen astronomia dhe i shikoj mjaft dokumentaret qe jepen ne lidhje me to, mendova te them dhe une mendimin tim.

UFOT-, shume polemika jane bere dhe po behen dhe do vazhdojne te behen deri sa ti vije fundi kesaj bote.
Perderisa nuk kemi dijeni te mjaftueshme per ate qe nuk shohim apo prekin shqisat tona do vazhdojme te hulumtojme ne te tilla fenomene, dhe nuk mund te tregohemi absolut me idene se ate qe s'shohim smund te ekzistoj..
Ufot mund te ekzistojne, pse mund te mos ekzistojne qenie te tjera me te zhvilluara se ne? Ku i dihet?
Mos valle jemi ne krijues te vetes sone dhe gjithckaje qe na rrethon????

Motoja eshte: Move your mind, mankind!!


Postuar nga eng_girl datė 29 Dhjetor 2004 - 18:31:

edhe kjo ka ca lidhje me temen

http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=5470


Postuar nga Dionis datė 13 Janar 2005 - 17:52:

Un mendoj qe nuk ekzistojn qenie te tilla, si jashtoksoret..

un si shof ato fare?!


Postuar nga Jashtoksori datė 13 Janar 2005 - 17:55:

Thumbs up EDHE NE PER DIKE NE UNIVERS JEMI JASHTOKSOR.......

QE TE JEPIM MENDIME SE A EKZISTON JETA NE HAPSIREN TJETER QE NEVE NA RRETHON ,DUHET TE BAZOHEMI NE LOGJIKEN E THJESHTE TE CILEN E KEMI REALITET E AJO ESHTE JETA JONE NJERZORE,JETA JONE NE PLANETIN BLU.PRA JETA ESHTE E MUNDUR TE EKZISTOJ APO DO TE EKZISTOJ DIKU NE KETE UNIVERS,ANDEJ UNE E KAME NJE FORMUL TE THJESHTE ,SA E THJESHTE AQ E NDRERLIKUAR DHE DUHET TE ZBERTHEHET GJATE E GJATE E AJO ESHTE ;
HAPSIRA-MATERJA-KOHA.
PRA H +M+K=GJDO GJE ESHTE E MUNDUR.....
JU PERSHENDET ARSIMI NGA DRENICA....


Postuar nga kontinenti datė 23 Janar 2005 - 18:48:

UFO-t

Isha ne nje anije crociere. Miku im Oscar zakonisht ne rreth ores 2 te nates shkonte te kici i anijes dhe pinte nje cigare apo me shume.Rrinte aty dhe kenaqej duke pare yjet .
Nje nate Oscar, me vjen i trembur dhe me thote:
- Pashe UFO !
U tremba edhe une.
Me nje here shkuam tek kici dhe,Oscar me shpjegonte ate qe kishte pare.
Cfar kishte pare Oscar ?
Oscar kishte pare nje trekendesh prej drite natyrisht,po qendronte i pa levizur.
Me pas ky trekendesh kishte levizur me nje shpejtesi te madhe dhe nga njera ane e qiellit kishte shkuar brenda sekondit ne anen tjeter,gje e cila aeroplanit do t'i duheshin me shume se 10 minuta.
Perseri kishte ndaluar.
Me pas ishte ndare ne tre trekendesha te tjere.
Perseri kishte levizur shpejt,por,kesaj here kishte levizur si treshe.
Dhe me pas ishte zhdukur.
---------------------------------------------------
Une e besoj qe Oscar ka pare ate qe tha sepse nuk kishte arsye te me genjente.
Por mendimi im eshte se UFO-t nuk egzistojne.
Po atehere si eshte e mundur qe une pohova se, besoj ate qe pa Oscar ?
Per mua, Oscar vertet pa ate qe pa, por ajo nuk ka qene hic nje UFO.
Zhvillimi i teknologjise eshte shume i larte ne kete fushe.Miliarda dollare derdhen pa kursim per persosjen e shpejtesise se mjeteve fluturuese.
Sot , pika me delikate e NASAS eshte STUDIMI I FORCES SHTYTESE,gje e cila vlen per te ardhmen e saj.
Ne gazete kam lexuar nje here artikullin me titull: UFO ne Vaqarr !
Por orbita jone eshte e mbushur me sa..e sa...satelite qe mund te fotografojne edhe topin e ping-pongut me qartesi shume te madhe qe atje larg ku jane.
Atehere si ka mundesi qe Oscar mund ta shikoje me sy te cveshur,ose ai ne Vaqarr mund ta shikoje me sy te cveshur dhe, satelitet jane kaq te verber?????
Kryesisht,pamjet filmike apo fotot e UFO-ve i kemi nga amatore e turiste,por,kurre nga nje satelit serioz qe punon per shkencen.
Shkurt puna....UFO-t jane nje farse !
Sa per egzistencen e qenieve te tjera ne planete, une per vete e besoj,por,ata nuk mund te vine kurre tek ne.
Sa per planete te tjere te pershtatshem per jetese si Toka jone,une e besoj qe ka. Jo vetem nje te tille ,por,mijera e mijera (nuk dua te them miliona)dhe keto mijera jane vetem ne galaksine tone, te mbushura me gjelberim dhe kafshe.


Postuar nga freespirit datė 20 Dhjetor 2005 - 07:18:

Besoj se po. Logjkisht them se duhet te egzistojne qenie jashtetokesore pasi universi eshte shume i madh. Persa i perket faktit se toka eshte vizituar nga ata nuk e besoj. Kam pare shume emisione ne te cilat duket qart se shkencetaret po mundohen shume qe cojne sinjale ne galaksi me shpresen se do te marrin ndonje pergjigje. Gjithcka qe ne kemi degjuar rreth UFO-ve jane vetem thashetheme te krijuara nga njeriu per efekte fitimi. Gjithashtu edhe imaxhet jane falso dhe te kompjuterizuar te krijuar nga vete njeriu.
pershendetje


Postuar nga cronos datė 20 Dhjetor 2005 - 11:45:

te tereve

do doja te jepja dhe une mendimin tim pasi lexova mesazhet e anetareve te tjere.sipas meje jete ne jashtetoksore eksizton.nuk jam dakort me disa nga ju qe krahasojn zotin me qenie jashtetoksore.
ne sistemin ton diellor toka esht i vetmi planet me kushtet e nevojshme per tu zhvilluar jete ne te.ne ckuptim.
toka ka koordinatat e duhura per favorizimin e jetes.distanca nga dielli diametri dhe masa.ne keto proporcione i vetmi planet qe esht ne te njejten kategori me token esht marsi.edhe pse esht nje planet ku supozohet te kete jete.por imagjinoni sa yje dhe sa galaktika ka.nuk kane fund.mund te jete banale.por mendoni sikur te njejten pyetje qe bejm ne te njejtat kerkime qe bejme ne mbi jeten aliene mund ta bej ne te njejten koh edhe nje civilizim tjeter miliarda vjet drite nga ne.
pra,kto nuk jan fantazi ,nuk jan filma te steven spielberg apo ndonje tjeter jan gjera qe mund te eksistojn.mgjth ne fund te fundit asnje argument smunt te qendroj ne kemb.
sic thoshte dikush....gjithcka esht relative.me shum respekt...


Postuar nga freespirit datė 09 Janar 2006 - 23:03:

Me vjen cudi vetem me nje gje. Si ka mundesi qe gjate gjithe ketyre viteve jete mijera a miliona vjecare qe eshte toka si eshte e mundur qe nuk eshte zbuluar nga ufo? Di ndonje te me japi pergjigje?


Postuar nga naimi datė 15 Janar 2006 - 00:02:

jo nuk besoj

se ligjet e fizikes te universit ashtu edhe pzicioni i tokes ne hapsire, permbledhin argumente,te cilat tregojne se ky univers eshte projektuar posaqerisht per njeriun.


Jeta mund te ekzistoj vetem nese i sigurohen elementet dhe kushte te caktuar . Modeli i jetes reale shkencore eshte nje jete me baze karboni dhe shkencetaret kan arritur ne perfundimin e perbashket se ne asnje pike tjeter te univerzit nuk mundet te kete jete fizike.

Per kete arsye as ne toke as ndonje planet tjeter nuk mund te ekzistojn qenie te shembullit te specieve te gjelberte qe permenden.

Jeta eshte e mundur vetem ne nje interval shume te kufizuar te temperatures..... dhe keto kufinj formojn pothuajse nje pjese perj vetem 1% midis temperatures se diellit dhe zeros absolute. Edhe temperatures e Tokes eshte pikrishte ne kete interval te ngushte .


Postuar nga Jashtoksori datė 02 Qershor 2006 - 16:39:

Ekzistojne,ekzistojne...

Une kame nje bindje o njerez po po po ekzistojne jashtokesoret si jo more.Pse valle ju nuk i beni pytje njeher mendjes suaj ,po valle pertej yjesise te cilen e shohim qka ka pas, a ka fund a jo?kurr kurr nuk ka fund e nuk do te kete...Ashtu pra ka jete ne tjeter pjese te gjithesise apo do te kete jete o njerez pse jo,kurr as 0.02 perqind per mendimin tim nuk e njohim gjithesine...Ufo-te ekzistone,sepse ne per qenjet e tjera ne gjithesi jemi Jashtokesor,e ajroplanet tane jane Ufo per ata.....Flm nga Arsimi


Postuar nga lost_soul datė 13 Qershor 2006 - 04:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha freespirit
Me vjen cudi vetem me nje gje. Si ka mundesi qe gjate gjithe ketyre viteve jete mijera a miliona vjecare qe eshte toka si eshte e mundur qe nuk eshte zbuluar nga ufo? Di ndonje te me japi pergjigje?

si miliona vite?? per vitet e maleve dhe fushave e ke fjalen?? se ufo-t mund te kuptohen nga njerezit dhe jo toka... dhe njerezit kane vetem shume shume pak vite qe kuptojne...

qe te arrijme te detektojme ufo-t duhet pak a shume te bejme bingo... sepse hapesira dhe koha jane infinitisht te medha ne krahasim me hapesiren dhe kohen qe eshte ne gjendje te vrojtoje njeriu.... ajo qe vrojtojme ne tani eshte vetem nje fotografi e hapesire-kohes... civilizime mund te jene formuar dhe zhdukur miliona vite me pare diku ne hapesire.. ose mund te ndodhi pas miliona vjetesh atehere, kur njeriu mund te jete zhdukur...

ceshtja nuk shtrohet a do gjejme dot ufo ne.. sepse ne sapo kemi filluar ne kozmologji o njerez.. disa dhjetra vite, ja po them nje shekull... neve vetem po na gjeten.. ndoshta ndonje civilizim ose konglomerat civilizimesh..

ne vetem mund ta shtrojme ceshtjen filozofikisht ne kete stad.. A JEMI VETEM???? qofte tani qofte gjithmone??? a eshte e mundur qe ne miliardad a miliarda vjeteve, e shtrire ne miliarda e miliarda vite-drite hapesire te mos ekzistoje qofte edhe nje mikrob, ose cfaredo entiteti qe te quhet i gjalle???? ne si njerez duhet te jemi shume shume arrogante te themi qe jo...


Postuar nga freespirit datė 20 Gusht 2006 - 22:14:

Jo ajo qe kam dashur te them eshte se ok ne nuk kemi qene dhe nuk jemi ne gjendje te bejme zbulim te tilla. Po ufo nga ana tjeter po te jen aq te zhvilluar teknologjikisht sic i mendojme ne duhet te na kene zbuluar me kohe me vakt. Po mendoja tani ok, kjo eshte thjesht imagjinate. Po mendo sikur vertet ufo te jene midis nesh ne formen e njeriut duke u shtuar dita - dites dhe duke manipuluar dhe shkaterruar njeriun me ane te politikes apo lufrave apo semundjeve. Po sikur te ishte e vertet. Fundi i njerezimit do te ishte shume i afert.


Postuar nga Equis datė 14 Shtator 2006 - 16:21:

Besoj se ekzistojne forma te ndryshme jete ,duke filluar nga disa qelizor dhe deri ndoshta ne qenie inteligjente,apo edhe qyteterime.Vetem se jam i bindur qe eshte shkencerisht e pamundur kontakti me to,apo ndonje vizite nga ana e tyre.Per faktin se nese do ta marrim shpejtesine drites si shpejtesine absolute,me te madhe qe existon,prap do te duheshin qindra vite duke udhetuar me ate shpejtesi apo ndoshta mijra vite per te vizituar Te gjuithe Galaktiken tone e jome te vizitojme ndonje galaktike tjeter.Po perseri eshte e pamundur te udhetosh ne nje shpejtesi te tille duke mare parasysh mbetjet kozmike,asteroidet apo trupa qiellor qe mund te ndeshesh rruges dhe qe vetem afrimi me to do te ishte fatal.Pra edhe nese do ishte e mundur qe te udhetonim me shpejtesine e drites perseri nuk do te mund ta zbatonim ate,sepse nuk do te mund te shmangnim keto mbetje kozmike.

Megjithate,vetem ne galaktiken tone ka miljona yje,dhe sisteme te ngjashem me sistemin diellor.Probabiliteti eshte kaq i madh qe ne ndonje sistem tjeter te ngjashem me tonin,te gjendet nje planet me karakteristikat e tokes,me kushte te pershtatshme per krijimin e jetes,qofte edhe bakteriale.


Postuar nga il_padrino77 datė 19 Shtator 2006 - 08:44:

une them se ekzistojne UFO, dhe mund te them me bindje se ku jane

psh nje vend qe ekzistojn UFO prej shqiperie eshte forumi i ALBASOUL.


Postuar nga nektari datė 03 Mars 2008 - 21:33:

HĖMM

Une nuk jam ndonje njohes i madh i qeshtjeve te universit por me ka rastisur te lexoj dhe shikoj ndonje dokumentare ne tv per kete qeshtje dhe desha qe te jap nje mendim te shkurter per prezencen apo jo te gjallesave te quajtur "jashte toksore".
sipas disa Tv dhe radiove botrore "ata" padyshim ekzistojn vetem eshte qeshtje kohe se kur do te behet ky lajm "i mire" apo "i keq" publik per njerzit e thjesht si une e ti z.player, disa reporter, UFOT tani me kan baze dikund ne planetin ton dhe ata tani me lansohen dhe aterojn prej ketu, sipas nje burimi nga nje ish pilot i agjensis NASA i penzionuar tani me, ndoshta edhe i vdekur,gjat udhtimit nga toka per ne gjithsi, vazhdimisht percilleshim si nga truprojet ne te dy anet e fluturakes son nga disa gjallesa me ngjyr te gjelbert, por pa nderhyre asnjehere ne veprimet tona, gjithashtu burime te pakonfirmuar flasin per nje fluturake te NASA-s e rrezuar 1 apo 2 vite me pare e SHBA-ve tregojn se astronautet para se te zbresin kan thene "kemi informata shume te rendesishme" por ja qe sja dolen te vin ne tok pasi fluturakja eshte ndezur posa kan hy ne orbiten e tokes? ne nje rast thuhet se nje fluturake e tyre madje eshte rrezuar dhe nje nga keta trupa eshte marrur nga qeveria amerikan dhe ruhet si trup i "paprishur" dhe se deshmitaret kan qen te gateshem qe te flasin per Tv per kete por pas disa telefonatave nga sherbimi informativ i vendit ata kan terhequr fjalet e tyre. Por nese ekzistojn ata pse do te duhje te mos paraqiteshin mendoj ne menyr te hapet per te gjith ne, pse asnje shqiptar, po them kushtimisht, nuk e pa asnje prej tyre,meqe ata kan aq aftesi sa per ta vizituar token, pse nuk vin dhe ta pushtojn kete planet, pse neve te mos na kthejn ne skllever te tyre, nese ata kan nje fe te tyre pse nuk dot pretendonin qe edhe neve te na konvertonin ne fen e tyre, a jna ata miqsor per neve apo armiq, nese miq do te na merrnin dhe te na benin ndonje shetitje neper univers, nese armiq dot na pushtonin, pse, pse, pse?
Por ti kthehemi bazes se njerzimit , Zotit. Sipas Fese Islame, te ciles edhe i takoj, ne librin e Allahut ne Kuran ne menyre direkte as nuk pohohet as nuk mohohet ekzistenca e e krijesave te tilla qfar ne i paramendojm, por sipas komentimeve te haditheve te pejgamberit a.s Zoti ka krijuar perveq Engjujve nga drita, njeriun dhe disa krijesa te quajtur Exhinet te cilat jetojn per rreth nesh dhe pothuajse sikur ne, kan fen e tyre, ndahen ne popuj por jetojn shume gjat. Pra sipas kesaj nuk ekzistojn krijessa te tjera "intelegjente", dhe kjo do te duhej ta mbylle temen e ekzistimit te ufove. Per ate qe do te thonit se jane pare imazhe te fluturakeve te ndryshme, pergjigjeja eshte mos harroni se jetojm ne nje kohe te garave te armatimit ndermjet shteteve dhe se krejt keto perfshire edhe nje baze e cila ruhet ne TOP SECRET nga ushtria e SHBA-ve ku pretendohet se eshte baze e ufove, jane pjese e kesaj gare dhe pjese e eksperimenteve qe bejne superfuqite per te qendruar ne "front" per nag forca.
Duhet cekur gjithashtu se libri hynjor qe i dha fund zbritjes se fjales se Zotit nga ana e tij, pra Kurani ka zbritur ne kete planet, si dhe Pejgamberi a.s ka linde, ka dhen kontributin e papershkrueshem te tij ne kete planet, dhe ne rastin e Isras dhe Miraxhit (udhtimi vertikal dhe horizontal) kur Pejgamberi a.s udhtoi per ne katin e shtate te qiellit brenda nje pjese te nates, ndodhi me deshiren e Allahute per ti plotsuar qefin qiellit qe te ket musafir Pejgamberin a.s, ndodhi nga ky planet TOKA. Andaj mendoj se perkunder qe tema per jashte toksoret eshte atraktive, botes do duhej ti interesonte, qka po ndodh ne planetin ton, dhe me veteveten ton.


wowwowowowoowo pasna shkru teper gjat por nuk pata ndermend kaq hehehe kaloni mire


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.