Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Foto nga Shqiperia dhe shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=198)
-- Skrapar / Kanionet / Shpella e Pirogoshit, etj... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16881)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 01 Mars 2009 - 18:38:

Ajo ėshtė shpella mė e gjatė nė Shqipėri. Megjithatė gjatėsia e saj ėshtė matur deri nė atė vend qė ka shkuar ekspedita e fundit, pasi dhe ata nuk arritėn dot qė ti gjenin fundin. Suat Braēellari, zv. president i shoqatės Didaktike shkencore Speleologjike shqiptare, ka kryer eksplorime nė kėtė shpellė si me grupin speleologjik tė zonės ashtu edhe nė bashkėpunim me tė huaj, por fundi i shpellės nuk ėshtė gjetur. Sipas gojėdhėnave tė zonės, kjo shpellė ka dalje nė Pogradec.

Duke lėnė mėnjanė gojėdhėnat, njė gjė ėshtė e sigurt, qė sipas shenjave dhe lėvizjes sė korenteve tė brendshme tė ajrit kjo shpellė ka me siguri njė dalje.

Deri tani folėm pėr Shpellėn e Pirrogoshit, e cila ndodhet vetėm 3 km nė VL tė qytetit tė Ēorovodės, nė faqen veriore tė kanionit madhėshtor tė Gradecit me gjatėsi 3.5 km dhe thellėsi maksimale mbi 350 m.

Shpella e Pirogoshit ka njė hyrje tė gjerė 12 m dhe me lartėsi 4-5 m. Gjatėsia e eksploruar deri mė tani nga grupi speleologjik i Skraparit me tre speleologė francezė tė shoqatės sė Grenablit nė 1993 ėshtė 1853 m.

Shpella ka dy degėzime kryesore dhe degėzimi qė ndjek drejtimin nga lindja ėshtė me gjatėsi 380 m, ndėrsa tjetri vazhdon edhe mė tej.

Korridori VP ka njė pjerrėsi tė lehtė. Fundi i tij ėshtė 40 m mė poshtė se niveli i hyrjes. Korridori i dytė ėshėt 80 m nėn nivelin e hyrjes.

Shpella ėshtė pėrgjithėsisht lehtėsisht e kalueshme, jo vetėm pėr speleologėt, por edhe pėr vizitorėt e zakonshėm. Nė brendėsi tė saj gjenden stalaktite e stalakmite. Gjithashtu ka vende, ku terreni ėshtė i mbuluar nga shtresa tė tėra mikro-organizmash, tė cilėt tė krijojnė idenė se shpella ėshtė e mbuluar nga njė “tapet” i ngurtė e i bardhė. Kėto si dhe shumė bukuri tė tjera natyrore janė ato qė kjo shpellė ende e paeksploruar plotėsisht tė ofron. Pavarėsisht se, deri tani ajo ėshtė mė e gjata nė Shqipėri, nėse eksplorohet plotėsisht dhe nėse zėrat nė lidhje me tė janė tė saktė, atėherė kjo shpellė mund tė rezultojė si njė nga mė tė rėndėsishmet e rajonit tonė. Ajo mund dhe duhet tė bėhet efiēiente. Megjithatė, vizitorėt nė kėto anė nuk tėrhiqen vetėm nga bukuritė natyrore tė shpellave e shkėmbinjve, por edhe nga njė shkak tjetėr, legjendat nė lidhje me florinj e pasuri tė fshehura nė shpellat e shumta, tė cilat jo tė gjitha janė tė eksploruara pėr shkak tė natyrės shumė tė ashpėr shkėmbore.

Njė nga dėmet mė tė mėdha qė kėta kėrkues tė papunė e tė palodhur kanė bėrė ėshtė edhe shkatėrrimi nė 1997 i hyrjes sė shpellės sė Pirrogoshit.

Janė shkatėrruar shumė stalaktite qė ndodheshin nė hyrje tė shpellės, thjesht pėr “qejf” dhe pėr tė parė nėse ka pasur tė fshehur ndonjė send me vlerė.


  Gjithsej 59 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.