Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Fajtori datė 21 Maj 2009 - 21:21:

Vonesat jane ne rendin e dites ne Shqiperi. Edhe po te lesh nje takim asnjehere nuk e gjen tjetrin ne kohen ekzakte ne vendin e takimit. Prandaj me duket pa rendesi te pretendohet nje korrektese me minuta ne dorezimin e nje liste. Nuk ndryshon zgjedhjet dhe nuk prish punen e KQZ-se 1 ore para apo 1 ore prapa.

Keto zgjedhje kane te mire faktin qe... politika eshte bere sallate. Ne te gjitha grupimet ka patur ikje, ardhje, migrime, dorehqeje, largime dhe njerezit jane me te pavendosur se kurre. Ky eshte sinjal i mire, sepse krijon nje minimum historik te mentalitetit klanor. Sa me shume njerez te jene te pavendosur, aq me shume pakesohet mundesia qe njerezit te mendojne me klane. Ose te pakten aq me shume klanet do ri-perkufizohen.

Megjithate, doja te spostoja diskutimin ne nje ane tjeter. Kam vene re se futja ne politike eshte nje proēes me sens unik. Shumica e njerezve nuk dine te dalin pa u hequr. Duket sikur personazhet politike nuk kane asnje vlere profesionale ne drejtim tjeter. Sali Berisha dikur ishte doktor (keshtu thuhet), por sa doktor mund te quhet sot Berisha? Di akoma te beje doktorin? Po Ilir Meta (per te cilin thone qe s'ka punuar kurre ne jeten e vet)?

Ekzistenca e personazheve politike pa aftesi te tjera profesionale ngjan sikur i ngjit njerezit pas politikes njehere e pergjithmone. Thua se politika eshte nje grope thithese qe terheq gjithshka brenda (njerezit, profesionalitetin, bizneset, mediat, etj.). Jam kurioz te di mendimin (jo opinionin) e te tjereve mbi kete problem. A ka ndonje liste personazhesh me profesionet qe kane? Ku kane punuar me pare? Cfare dine te bejne? Si mund te ndihmojne Shqiperine profesionalisht perveē llomotitjeve politike ne televizor?


  Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.