Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Ndahet nga jeta ish futbollisti i njohur vlonjat Petro Ruci. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17162)


Postuar nga IQVLORA datė 03 Korrik 2009 - 17:21:

Ndahet nga jeta ish futbollisti i njohur vlonjat Petro Ruci.

Nga mediat mora vesh se ish mbrojtesi i Flamurtarit dhe kombetares sone Petro Ruci ,ka ndrruar jete mbas nje semundje te rtende ne shtetin helen.Petroja ka luajtur per shume vite me ekipin e Flamurtarit dhe ate kombetar.Petroja mbrojtesi i talentuar vlonjat ishte shembull ne ekip e ne jeten jashte sportit.Djali i cili filloi te luante futboll nga fundi i viteve 70 e vazhdoi karieren e tij si futbollist edhe ne vitet e mevoneshme.Ai ishte yll i ekipit vlonjat,por edhe i futbollit shqipetar.Ne sa e sa ndeshje te ekipit kombetar ai e ka luajtur me sukses rolin e tij si nje mbrojtes i fuqishem e shume punetor.Djaloshi P Ruci gezonte respektin dhe simpatine e gjithe qytetit tone ,por edhe me gjere.Familja humbi njeriu e dashur,por edhe shoket e miqte e tij.Ai do te mbetet i pa harruar ne kujtesen e sportdashesve vlonjat.Ndarja e tij nga jeta ndodhi ne nje moshe shume te re rreth 40 vjecare.I paharruar kujtimi i tij. I shpreh ngushellimet e mia familjes se tij!


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.