Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)


Postuar nga Mister_DXP datė 28 Shtator 2007 - 23:56:

Kritika Te Poezive Te Forumit

Ti nuk do te degjosh (1)

Doja te te tregoja une ty
Me pak fjale e ne pak ore.
Se si te shihje me te mite sy
E boten time te kishe ne dore.

Te tregoja c’gjuhe flisnin pemet
C’peshperisnin rete tek dritarja ime.
Sesi zgjateshin ne perqafime deget
Si gjethen ne parvaz krijonin qilime.

Se c’me thoshte shiu i vjeshtes
Kur tek xhami trokiste:”Dritaren ma hap!”
Edhe se si vete muret heshtes
Tregojne ngjarje kur me duar i kap.

Te te ulja diku e te te flisja
Per ndjenja qe ti as nuk i njeh
Per henen qe ndriste teksa te prisja
Per yjet qe vdisnin ne cdo fjale qe the.


Doja te te tregoja une per endrrat
Qe ti I shnderrove ne lot e ne dhimbje
E per dy a tri nga endrrat
Qe I qepa siper zemres time.

Doja te te thoja une me pak fjale
Te ktheja lotet ne shkronja qe ti t’I lexosh
E dhimbja prej meje se fundi t edale
Por ti shikon tutje,nuk do te degjosh.


Mbresa

Poezia eshte ndertuar ne nje stil te thjeshte. Vargezimet ndjekin nje ritem jo te keq, por kane rime te brendshme dhe kjo i jem poezise ate arome te kendeshme qe vetem nje dore punuar mund ta beje.

Kam vecuar nje strofe, e cila me duket si me e arrire dhe ku ndjenja vetiu ngrihet mbi strukturen apo formen.

 

..................................


Ti nuk do te degjosh (2)

Ti nuk do te degjosh
Dhe momentet humbasin
Bien pertoke dhe thyhen.

Ti nuk do te degjosh
E nje nga nje cdo rubin,
Ne balten e rruges zhgrryhet.

Ti nuk do te degjosh
Edhe dielli rrezohet
Mbyll syte edhe shkrihet.

Ti nuk do te degjosh
Edhe deti shkumezohet
Bregu mes dallgeve kridhet.

Ti nuk do te degjosh,
Shenimet ne rere rizgjohen,
Hapat tane rishfaqen.

Ti nuk do te degjosh
E yjet serish kujtohen
Perqafohen e perflaken.

Ti nuk do te degjosh
E dielli kafshon dallget
E shenimet nen hapa I rras.


Ti nuk do te degjosh
Une pertyp e mbys fjalet
Dhe me nuk te flas.
 

Nje ritem folk i bukur. Strofa me tre verse, te thjeshta ne pamje te pare, aq me teper e rreshti i pare perseritet, por brenda plot mendim dhe ndjenje

Urime


 


  Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.