Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)


Postuar nga Mister_DXP datė 29 Shtator 2007 - 17:28:

 
Do te vij... - nga - Indrit
Do te jete mengjes dhe une do te vi patjeter
Pas avullit te xhamave ti me prit
Do me kete rene pluhur mimozash ne floke
Dhe pluhur dashurie ne shpirt

Do dale dielli dhe do jete ngrohte
Avujt e enderrave do shkrijne ngadale
Ne do te presim prane tyre pa folur
Gjersa te behen te qarta si kristal

Pastaj sdo te kete me as bore
do jemi vetem une dhe ti..
Ti do me prekesh me gishta nder floke
Mbi pluhurin e mimozave dhe dashurish
.........

 
Pranvere, dhe ndjenje. Elementi bore i futur ashtu si rastesisht i jep poeise nje kntrastim teper domethenes: nxehtesia e shpirtrave e shkrin edhe deboren.
Poeti perdor nje figuracion shume te pasur, disa here te ngritur ne nivel  teper te lerte.
Poezia te terheq dhe vecanerisht ne strofen e pare ka nje linje ndjenje qe te frymezon. Strofat e tjera duket sikur i bejne jehone te pares dhe ndoshta poeti duhej qe te zgjidhte me me shume kujdes remineshencen ideore, e cila nganjehere eshte shume e rrezikshme per poezike dhe tingellon si perseritje.
 DXP

 


  Gjithsej 33 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.