Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Fajtori datė 21 Dhjetor 2009 - 10:10:

Kėshtu dhe unė, si nga mėhalla "i communi mortali" qė jam, pashė se si po kėrciste e krisej nėn peshėn e dashurive dimensioni im i katėrt. Koha. S’po kish kutpim. Nuk po bėnte “sense”, do thosh anglezi. Gjėrat mi ngatėrronte nė mėnyrė brutale. Mė sillte mrekulli syerrėta nė "wrong time", nė momentin qė s’duhej. Apo borėbardha kristale qė kohėn s’e njihnin. Qė vinin nga re polare ku stinėt kanė ngrirė nė pikė singulariteti. Everwhite. Qė kishin zbuluar sekretin e rinisė sė pėrjetshme ngaqė jetonin momentin. Tė tashmen. Qė s’bėhej kurrė e shkuar. Qė s’vinte kurrė nga e ardhmja. Sfidonin matematikėn. Shkatėrronin gardhe e limite. Pėrjetonin tė papėrjetueshmen, kohėn zero absolute. Qė donin gjithēka-kėtu-tani.
Pyetjes sė vjetėr sa bota, qė a ecim ne mes kohės apo koha vėrshon pėrmes nesh, i kishin dhėnė pėrgjigje nė mėnyrėn e vet. Me afeksione boreale.

*****
(vijon)


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.