Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga AngelDevil datė 05 Prill 2010 - 14:30:

Speed limit

Kam idene qe i ngjan ne stil ti zogu ....

ja e nje tjeter

_____________________________________

Speed limit

Motori dhe rruga janė nė konflikt tė pėrhershėm si dy kunata gju’histra. Motori ėshtė mundėsia, dėshira hungėrritėse e bishės nėn kapak, fluturimi i mendimit. Rruga ėshtė e arsyeshmja e ftohtė, llogaritėsja gjeometrike e pabesisė, e kthesės sė padukshme, qė ve nė punė semaforėt e verbėr si shtetari i rrafinuar policėt avdallė. Pakti i tyre ėshtė, si ēdo kompromis, i pangjyrė, praktik, pa pathos: shpejtėsia e lejuar, qė nuk e kap pėr bishti as qyqari radar i rrugės. Ėshtė kapitullimi i fantazisė para establishmentit. Qė shpejtėsinė e vret nėpėr mokrat e marsheve, e burgos nė tė flamosurėn “kuti” - pse s’thua "qeli" mė mirė - tė shpejtėsisė.

Rrugėt tona janė monumente tė ngadhėnjimit tė javashllėkut, skena krimi ku aspirata pėr veēanėsi ndėshkohet brutalisht. Ul kokėn, ul marshin, ti antar i kopesė deri 100 km nė orė. Kėtij i themi civilizim. Standardizim. Klonim.
Tė vrasėsh shpejtėsinė ėshtė mėkat kozmik. Se shpejtėsia ėshtė hapėsirė dhe kohė, domethėnė materia qė lėviz. Shpejtėsia i ngėrthen kėto tė dyja, me nofulla koncepti si njė darė, me mbėrthim kozmogonik. Sa mė larg shkove se ai tjetri nė tė njėjtėn kohė? Kjo gjithnjė “ka ndarė njė dynja”. Nė njė hapsirė tė ngrirė e tė njėtrajtshme, natyrisht; se pėrndryshe, ēdo cm qė tė afron tė themi tek dashuri e zemrės, ėshtė sa 100 milje pėr nė asgjėkund! Por mė interesant ėshtė e anasjellta e shpejtėsisė. Sa sekonda pėrshkove pėr metėr, sa dekada pėr kilometra? Ngri kohėn dhe lundro nėpėr hapsirė. Sa herė keni bėrė jo mė shumė se 400-500 km dhe keni shkuar nė shekull tjetėr! Keni thėnė fjalėpėrfjalshėm qė kėtu qenkan 50 vjet pėrpara, ose atje ishte 50 vjet pas.

Ke grahur nė autobahnėn gjermanike? Pa limit shpejtėsie? Pa “gezhvindihkaitsbeshrenkung” - trok i vjetėr zanoresh e hingėllima vikinge tė mezishqiptueshme, kafaz e tigėr nė njė fjalė, tė vetmen qė magjia (David Koperfild) mėsoi nga bukuria (teutone Klaudia Shifer). A ke qėndruar dot nė korsinė e majtė pėr shumė kohė? Aty ėshtė Rodi, aty vozit. Ē’puls qė ka jeta nė atė aortė, pa kolesterol rregullash artificiale! Ke ndjerė shtypjen, padurimin, mllefin e Porsheve nga pas, qė turfullojnė, qė duan tė ecnin, por ti i pengon? Ja ēdo tė thotė tė bėhesh pengesė. Djathtas, djathtas, djathtas! Shkove shumė majtas. E teprove. Se bota ka Ferrari, Lamborghini, Bentley. Opeli yt i ngratė duhet ta dijė kėtė. Ai ndihet dikushi nė rrugėt me frerė kilometrikė, me zona tė virgjra tė spidometrit. Barazinė e imponuar e quan fitore. E keni menduar sa duhet ti urrejė kali frenat. Po Ferrari?

Motorėt e fuqishėm, nė rrugėt mesatariste, xheloze, si mjerimi migjenian, mirėfilli ndjejnė tradhėti.

Aty ku natyra vendos limitin e shpejtėsisė bėhet dritė. Aty ku e venė njerėzit, bėhet mėrzi dhe moral bajat. Bėhet tabelė rrugore dhe qitje. Lartmadhėrimi i shpejtėsisė ėshtė vėrtet njė monarki absolute, por qė pėrmban dialektikisht demokracinė mė tė paparė, qė 10 km i bėn njėsoj me 2 cm, apo 3 sekonda me 30 vjet! Demokracia mė e plotė do tė thotė monarki absolute mbi skllevėrit mė tė lirė!

Aty ku shpejtėsia bėhet sovrane, hapėsira tkurret dhe koha vazhdon pa mbarim. Pėrjetėsia merr kuptim. Dhe gjithė bota mbėshtillet njė grusht. Ndaj lumturinė tė dashuruarit e ndjejnė ashtu, nė grahje tė ēmendur. Nuk ėshtė vanitet, karshillėk ndaj kėrmijve tė ngadaltė me kritika vishtullore, breshkave qė evolucioni i harroi nėn koracat kockore tė moralit tė javashllėkut. Ėshtė dėshira pėr tė falur centimetra nga trupi nė kėmbim tė njė kohe mė tė gjatė sė bashku. Qė shkon deri nė vetflijim pėr pėrjetėsi. Aty ku bėhet dritė!


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.