Forumi Horizont Gjithsej 96 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 96 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Angleze (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=165)
-- I tell you about Albania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17563)


Postuar nga shelgu datė 12 Janar 2010 - 11:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Nuk mendoj se mud te kesh shoke klase ne hasem, sepse rrine mbyllur dhe nuk shkojne as ne shkolle.

Mund te argumentohet se kjo nuk eshte "face of Albania" por nuk e luan as topi qe eshte "real". Aq sa jam kurioz cfare behet ne Kiras gjate ketyre permbytjeve, ku dihet se jetojne te ngujuarit.

Edhe njehere realiteti eshte aty, por shqiptaret nuk duan ta shikojne me pretendimin se mesatarja nuk jeton ne ngujim. E pra, te ngujuarit e kane origjinen tek shqiptari mesatar, sepse ngujimi (e thone dokumentaret) tregon se nuk ka shtet. Mungesa e shtetit nuk fillon e mbaron tek gjakmarrja. Perkundrazi eshte njeriu mesatar, shoky yt i klases, ne mos ti vete, qe nuk di te ndertoje shtet dhe detyron format e gjakmarrjes te zevendesojne shtetin.

Ne kete kontekst gjakmarrja tregon tamam "real face of Albania", sepse sado te mbyllen syte per te pare gardhin personal, Shqiperia fillon tek korrupsioni i policit ne Tirane, tek kalimi i semaforit me te kuq, dhe mbaron tek format e gjakmarrjes. E gjitha eshte Shqiperia dhe mentaliteti qe nuk pranon (ose nuk meriton) te kete shtet. Shqiptaret jane njerezit e klaneve, oligarkive, korrupsionit. Te gjitha keto i mbajne dhe justifikojne me pretendimin se dhe bota eshte e korruptuar, me klane, me oligarki. Kaq u mjafton te vazhdojne ne kushtet qe jane.

P.s. This thread would have been better to discuss in english, so we don't talk like "insiders" and let the world understand our points.



Dhe drama vazhdon...

Nuk ka asnje cudi ne kete mes. Evolucioni socia i shqiptareve ka qene i tille. Nuke shte faji i askujt dhene fakt gjendja e shqiperise reflekon ate skene qe duhet te jete. Nuk ka si te jete ndryshe.

Kombet kur zhvillohen ne menyre natyrale, pesojne ndryshime sociale evolutive te tilla qe nuk kane asnje nevoje per shperthime, apo letargji.

Shqiptaret, jo per faj te tyre kane qene pre e ndryshimeve sociale te tilla qe sigurisht sot, do te reflektohen ne kete menyre.

Histori e shkurter:

Roma pushtoi Shqiperine, ose Ilirine, ne nje kohe qe ky vend po jetonte nje zhvillim natyral nen mbretrit e tij. U implementua sistemi skllavopronar romak.

Turqia na pushtoi, atehere kur princat shqiptare po formonin nje strukture sociale tipike per periudhen. Perseri nje implementim i dyte, absurd per shqiptarin dhe me pasoja katastrofike te cilat reflektohen dukshem akoma.

Komunizmi, erdhi me popmpozitet dhe donte te sillte kapercome te tilla etapash qe habiten te madhe  e te vogel. Pasojat duken.

Pranje shoqeri e zhvilluar ne menyre te tille pa tjeter qe do te cfaqe femomene sociale te cuditshme, mostruoze.

Tani, ne fakt, ne po jetojme nje zhvillim normal, megjithse askujt nuk i pelqen. Ky eshte zhvillimi qe duhet te ndjeke nje komb. Por ky zhvillim do te cfare ne cdo hap pasojat e atyre mutavioneve sociale qe shkrjta me siper. Jane keto pasoja dhe do te jene edhe per shume vjet. Jeta e nje kombi eshte shume e gjate dhe ndryshimet duan shume breza qe te ndodhim. Ne nuk mund te sillemi si francezet qe e paten kombin perhere te lidhur e te konsoliduar, as si anglezet qe kane 100 vjet qe vetem zhvillohen.

Bekoni kete tranzicion qe ne fakt na pelqen fare pak, por qe eshte pikerisht jeta jone e vertete dhe pa maska


  Gjithsej 96 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 96 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.