Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Haiti,termeti shkakton nje nga katastrofe biblike !! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17568)


Postuar nga Roi datė 14 Janar 2010 - 21:11:

Haiti,termeti shkakton nje nga katastrofe biblike !!

Tragjedi nė Haiti, mbi 100 mijė tė vdekur







Goditja ishte 7 ballė e shkallės Rihter dhe bėhet fjalė pėr tėrmetin mė tė fortė qė ka rėnė nė Haiti gjatė dy shekujve tė fundit

Dita e djeshme do tė mbahet mend gjatė nė historinė e Haitit tė varfėr. Ėshtė dita kur kanė humbur, brenda njė kohe tė shkurtėr, jetėn mijėra njerėz dhe vendi ėshtė shkatėrruar nė njė masė tė jashtėzakonshme.

Presidenti i vendit, Rene Preval, tha se mijėra persona kanė vdekur nėn rrėnojat e shkaktuara nga katėr lėkundje tė mėdha tėrmeti, qė tronditi nga themelet kryeqytetin e vendit. Shefi i OKB-sė, Ban Ki Mun, tha se njė dėm tė madh ka pėsuar edhe misioni i OKB-sė dhe rreth 100 anėtarė tė stafit tė tij janė tė vdekur dhe njė pjesė ende tė pagjetur nėn gėrmadha. Ishte njė goditje shumė e fortė prej 7 ballėsh e shkallės Rihter dhe bėhet fjalė pėr tėrmetin mė tė fortė qė ka rėnė nė Haiti gjatė dy shekujve tė fundit. Ky tėrmet goditi rėndė kryeqytetin Port-au-Prince. Sipas Kryeministrit tė vendit, i cili dha njė deklaratė pėr shtyp, ka mundėsi qė numri i viktimave tė ketė kaluar tė 100 mijė vetėt. Ndėrsa sipas Kryqit tė Kuq, mbi 1 milion persona janė prekur drejtpėrsėdrejti nga kjo tragjedi, duke mbetur tė pastrehė, apo mė keq akoma, duke u plagosur rėndė. Mes personave tė vrarė ėshtė edhe arqipeshkvi katolik i kryeqytetit. Ai ėshtė gjetur i vdekur nė zyrėn e tij, bashkė me disa misionarė. Ndėrsa Presidenti i vendit tha se ndėr personat e afėrt tė stafit tė tij, shumė prej tyre kishin vdekur. Ai e ka pėrshkruar situatėn nė kryeqytetin e vendit si “tė paimagjinueshme” dhe ndėr tė tjera tha: “Parlamenti ėshtė shembur.

Zyra e taksave gjithashtu. Shkollat janė rrafshuar me tokėn dhe nuk ka as spitale pėr tė ēuar tė plagosurit. Dhe tė gjitha godinat kanė qenė tė mbushura me njerėz. Edhe burgu mė i madh i kryeqytetit ėshtė rrėnuar dhe, sipas raportimeve, ka pasur edhe ikje tė tė burgosurve prej godinės sė shembur. Menjėherė pas kėsaj tragjedie, gjatė njė fjale tė mbajtur nė Uashington, Presidenti amerikan, Obama, deklaroi se do t’i jepte Haitit njė mbėshtetje tė palėkundur pėr atė qė e quajti njė “shkatėrrim mizor dhe tė pakuptueshėm”. Ai urdhėroi njė sipėrmarrje shumė tė shpejtė pėr tė shpėtuar sa mė shumė jetė njerėzish qė tė jetė e mundur dhe ndihmat e para amerikane do tė mbėrrijnė nė orėt e para tė sė mėrkurės. Veē ushqimeve e medikamenteve do tė ketė ekipe shpėtimi tė specializuar pėr tė nxjerrė njerėzit nga situata tė tilla katastrofike.

Tėrmeti, qė ka goditur njė zonė rreth 15 kilometra nė jugperėndim tė Port-au-Prince, ėshtė pasuar nga tre goditje tė tjera po aq tė fuqishme. Goditja e parė ka ndodhur nė orėn katėr pasdite sipas orės lokale. Menjėherė pas saj, linjat telefonike me vendin dėshtuan. Zyrtarėt e OKB-sė thanė se ndėr godinat e shembura menjėherė ishte pikėrisht godina e tyre. Tashmė vendi ka nevojė pėr njė ndihmė shumė tė madhe nga vende dhe agjenci tė ndryshme ndėrkombėtare, pėr tė shpėtuar ata qė mund tė kenė mbetur nėn rrėnoja, pėr tė ndihmuar tė plagosurit dhe pėr tė strehuar mijėra njerėz qė kanė mbetur pa shtėpi, pa ushqim dhe nė mėshirė tė fatit. Pritet qė shumė vende tė nisin menjėherė ndihmat e tyre pėr tė pėrmirėsuar situatėn. Tė vdekur ka edhe nga trupat paqeruajtėse. Bėhet fjalė pėr kinezė dhe brazilianė.

G. Shqip


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.