Forumi Horizont Gjithsej 102 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 102 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Rreth filozofise, diskutime. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17813)


Postuar nga lost_soul datė 29 Maj 2010 - 02:28:

Re: Re: Une.

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


..

NJe tjeter: E gjithe njohuria eshte e limituar ne dijet qe une vete mesoj dhe eksperiencat qe une vete kaloj. Menyrat e tjera te njohjes jane te pamundura



Njohuria shtrihet ne trurin e te gjithe njerezve. Ashtu si njohuria brenda trurit te nje njeriu e ka vendin ne zona te ndryshme te trurit qe bashkeveprojne, ashtu edhe njohuria e pergjithshme e ka vendin ne trute e te gjithe njerezve.
Megjithate asgje e re deri ketu.

Ajo qe doja te shtoja eshte besimi (natyrisht jo i verber por si rrjedhim i projektimi i te tashmes ne te ardhem) qe kam qe njohuria nuk do te mbetet prone e trurit njerezor. Besoj qe do te vije nje dite qe teknologjia do te krijoje silikon inteligjent. Kur te vije ajo dite atehere makinat inteligjente do te krijojne njohuri te re. Fillimisht kjo njohuri e re mund te shfrytezohet nga njerezit, por nuk mund te perjashtoj mundesine qe volumi i njohurise se re qe keto makina mund te gjenerojne mund te jete i paberballueshem nga njerezit. Kjo do te thote qe do mund te ekzistoje plot e plot njohuri por qe njeriu nuk do te arrije dot te jete ne kontakt e aq me pak ta shfrytezoje.
Pak a shume me duket sikur po pershkruaj skenarin e ndonje filmi terminator, por qe une vertete e besoj. Dhe kjo e gjita buron tek besimi im qe inteligjenca eshte thjesht nje atribut i materies, pra edhe i riprodhueshem.


  Gjithsej 102 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 102 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.