Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Infarkti, lamtumirė frymėmarrjes gojė mė gojė. Masazhi kardiak shpėton mė shumė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18045)


Postuar nga lule datė 30 Tetor 2010 - 23:51:

Infarkti, lamtumirė frymėmarrjes gojė mė gojė. Masazhi kardiak shpėton mė shumė

Europa dhe SHBA kanė modifikuar udhėzimet pėr ndihmėn e parė, nė rastin kur zemra e njė personi ndal sė punuari. Me masazhin mbi kraharor mjekėt kanė parė se pėrqindja pėr tė mbijetuar shkon nė 34 pėr qind, kundrejt 18 pėr qind me metodat qė pėrdoreshin mė parė

E vetmja mėnyrė pėr tė ulur numrin e viktimave nga infarkti ėshtė tė vepruarit nė njė kohė sa mė tė shpejtė dhe thjeshtėsia e mėnyrave tė ndėrhyrjes. Masazhi kardiak, nė kėto situata, ka treguar se ėshtė shumė herė mė shumė efikas sesa frymėmarrja gojė mė gojė. Katėr minuta pas infarktit apo njė arresti kardiak, shtypja e kraharorit tė jep mė shumė mundėsi qė viktima tė mbijetojė. Kjo shifėr shkon nė 34 pėr qind, kundrejt 18 qė ishte me procedurat standarde tė pėrdorura deri mė sot, duke nisur nga frymėmarrja gojė mė gojė. Kėto tė dhėna vijnė nga udhėzimet e reja tė bėra nga “American heart association”, sipas tė cilit duhen ndryshuar procedurat standarde dhe tė braktiset skema ABC (Airway-Breathing-Compressions) pėr tė shkuar tek ajo "Cab" (Compressions-Airway-Breathing). “Frymėmarrja gojė mė gojė ka shkaktuar vonesa tė dukshme pėr sa i pėrket dhėnies sė ndihmės sė parė. Ėshtė e rėndėsishme tė fillohet menjėherė me shtypjen e kraharorit, thelbėsore pėr ta mbajtur gjakun tė pasur me oksigjen”, lexohet nė dokument. Edhe Europa ka publikuar nė kėto ditė linjat e reja tė guidės nėn drejtimin e “European resuscitation council” (Erc). Edhe kėtu kėshilla e parė ėshtė e njėjta: “Kur viktima nuk reagon dhe nuk pėrgjigjet, duhet tė nisėsh menjėherė mazhin kardiak, duke e shtypur kraharorin shumė shpejt dhe me forcė: tė paktėn 100 herė nė minutė”, tregon Alessandro Barelli, president i “Italian resuscitation council”. Modifikimi i linjave tė guidės bazohet nė studimet mė tė fundit shkencore. Shumė prej tyre nė pesė vitet e fundit kanė treguar se masazhi kardiak i jashtėm, i ndjekur nga veprimet e shpejta tė ndihmės, rrit pėrqindjen pėr tė mbijetuar njė pacient me dy ose tre herė. Adoptimi i kėsaj procedure do tė bėnte qė vetėm nė Europė tė shpėtoheshin 100 mijė persona nga 500 mijė njerėz qė ēdo vit humbin jetėn si pasojė e njė infarkti. Ndėrkaq, nė Europė personeli shėndetėsor kėshillohet tė pėrdorė nė masė defibrilatorėt e jashtėm automatikė (DAE), qė mund tė gjenden nė shumė vende publike. “Kėto mjete janė shumė tė lehta pėr t’u pėrdorur. Ndėrkaq, komanda tė thjeshta zanore tė ndihmojnė ta pėrdorėsh nė tė gjitha fazat e procesit, duke garantuar siguri tė plotė. Defibrilacioni i hershėm bashkė me masazhin kardiak janė njė faktor kryesor pėr tė rritur mundėsinė pėr mbijetesė pas njė infarkti”, thonė mjekėt. Gjithashtu ėshtė konfirmuar edhe rėndėsia e hipotermisė terapeutike nė trajtimin intensiv tė pacientėve qė kanė mbijetuar nga ndonjė infarkt. Bėhet fjalė pėr ta “ftohur” pacientin, duke e ēuar atė nė njė temperaturė nga 32-34 gradė Celsius pėr 12-24 orė dhe duke e mbajtur me mjete tė thjeshta pėr t’u pėrdorur, siē janė edhe qeset me akull. Hipotermia terapeutike pas njė infarkti rrit mbi tė gjitha mundėsinė qė pacienti tė rikuperohet pa asnjė lloj dėmtimi neurologjik.

Faktorėt e rrezikut
Infarkti ėshtė njė nga sėmundjet mė tė rrezikshme tė zemrės dhe njė nga shkaqet kryesore tė vdekjeve, ku ēdo vit humbin jetėn plot 500 mijė persona. Faktorėt mė tė mėdhenj tė rrezikut janė pirja e duhanit, alkooli, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Por vrasėsi kryesor ėshtė stresi. Ėshtė parė se personat e stresuar vuajnė mė shumė nga sėmundjet e zemrės dhe preken mė shumė nga infarktet. “Personat e stresuar dhe qė i pėrballojnė problemet me vėshtirėsi janė mė tė predispozuar pėr t’u prekur nga sėmundjet e zemrės dhe vdesin mė herėt. Kura mė e mirė e zemrės ėshtė lumturia. Personat optimistė i pėrballojnė shumė herė mė mirė problemet”, thonė mjekėt.(Shqip)


Postuar nga shelgu datė 31 Tetor 2010 - 18:19:

Nuk e di se ku e ke marre kete artikull. Ka disa shprehje qe jane me shume te karakterit sensacional. Frymemarrja goje me goje nuk eshte abandonuar aspak, por i eshte dhene prioritet kompresionit te zemres. Nese para 5 vjeter altgernimi ishte 2 frymemarrje ne 5 kompresione te zemres tani eshte 2 me 30. (kjo e dhene eshte e muajit te fundit.).

Kjo per arsyen e vetme qe ne rastin e perpjekjes per te sjelle ne jete, mjafton edhe oksigjeni i mbetur neper inde per te ruajtur organet vitale. Sigurisht qe oksigjenimi me i mire behet duke perdorur masken Ambu. Pra 30 kompresione te zemres dhe dy Ambu. Por ne mungese te Ambuse perdoret edhe frymemarrja goje me goje

Ritmi i kompresioneve te zemres eshte rreth 100/min.

Ja linku:http://www.freep.com/article/201010...ge-up-the-steps


 

Lulke, po ja fut si kau peles prape me duket
 


Postuar nga dylan datė 31 Tetor 2010 - 18:22:

shume mire qe ka dale kjo menyra tjeter se ate goje me goje gjithmone e kam pasur inat le qe se kam pratiku diku pervcec se ne shkolle hahah po gjithe mendoja ishalla sme vjen koha ta perdor se ma neveriste


Postuar nga lule datė 02 Nëntor 2010 - 20:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Nuk e di se ku e ke marre kete artikull. Ka disa shprehje qe jane me shume te karakterit sensacional. Frymemarrja goje me goje nuk eshte abandonuar aspak, por i eshte dhene prioritet kompresionit te zemres. Nese para 5 vjeter altgernimi ishte 2 frymemarrje ne 5 kompresione te zemres tani eshte 2 me 30. (kjo e dhene eshte e muajit te fundit.).

Kjo per arsyen e vetme qe ne rastin e perpjekjes per te sjelle ne jete, mjafton edhe oksigjeni i mbetur neper inde per te ruajtur organet vitale. Sigurisht qe oksigjenimi me i mire behet duke perdorur masken Ambu. Pra 30 kompresione te zemres dhe dy Ambu. Por ne mungese te Ambuse perdoret edhe frymemarrja goje me goje

Ritmi i kompresioneve te zemres eshte rreth 100/min.

Ja linku:http://www.freep.com/article/201010...ge-up-the-steps


 

Lulke, po ja fut si kau peles prape me duket
 




Kau tzonte per fund o shelgu ja ku i ke tgjitha , e shpresoj tte bindesh

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=129910

http://www.gazeta-shqip.com/index//...d750081fe5.html

http://www.botasot.info/home.php?gj...ory=54&id=84907

Ajt tung shelgu !


Postuar nga NS-6 datė 07 Nëntor 2010 - 01:13:

Te dhenat e mesiperme filluan te viheshin re qe ne 2007 kur Lancet nxorri nje artikull qe vinte ne dukje rezultatet (1) . Para rreth 1 muaji JAMA nxorri nje vleresim tjeter te kesaj nderhyrjeje (2). Aq me teper qe protokollet e ndihmes se shpejte tani e kane perfshire (per sa i perket atyre qe nuk jane mesuar per te dhene ndihmen e shpejte) por duhet te merret parasysh edhe vendi ku duhet te jepet ndihma e shpejte dhe mjetet qe ke ne dispozicion. Nese psh do te duhet te jepet ndihma e shpejte ne rruge nga dikush qe nuk ka eksperience te madhe ne fushen e ndihmes se shpejte, sa ti thuash bej 15 shtypje (ose 30) dhe 2 frymemarrje goje-goje, praktikisht e ngaterron (aq me teper kur do ti jepet ndihma e shpejte dikujt qe nuk di nese ka apo jo semundje te natyres infektive etj etj dhe kjo do bente te humbej edhe me teper kohe). Atehere gjeja me e thjeshte qe mund ti thuash eshte bej vetem shtypjet nderkohe qe pret ndihmen e shpejte.

Nese ke ne dispozicion oksigjen dhe maskat e posatshme atehere mund te kryhet procedura standart. Vetem shtypjet gjithsesi do jene ne gjendje te mbajne minimumin e qarkullimit duke qene se ne mushkeri ka nje presion negativ dhe cdo shtypje dhe kthim mbrapsh ben te mundur qe nje fare sasie gjaku te thirret nga periferia dhe pas nje fare oksigjenimi, nje sasi e vogel mund te rikthehet ne qarkullim (edhe gjate nje CPR te kryer sakte mbahet nje 5% e hedhjes kardiake qe duhet, me ato qe mbaj mend une). Duke qene se llogaritet te jete nje procedure urgjence, sado qe te jete sasia qe kthehet ne qarkullim pastaj, mire eshte!


1)http://www.thelancet.com/journals/l...0451-6/abstract
2) Bobrow BJ et al. Chest compression–only CPR by lay rescuers and survival from out-of-hospital cardiac arrest. JAMA 2010 Oct 6; 304:1447.


 
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.