Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Faqja e Pacientit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18096)


Postuar nga NS-6 datė 16 Nëntor 2010 - 17:27:

Hipertensioni

HYRJE
Kur zemra juaj dergon gjak ne arteriet tuaja ushtron nje presion mbi muret e ketyre arterieve. Hipertensioni (presioni i larte i gjakut) ndodh kur presioni i gjakut qendron i larte per nje kohe te gjate. Presioni i larte qe ndodh ne rastin e hipertensionit shkakton nje rritje te mundimit te sistemit tuaj qarkullues dhe kjo gje mund te coje ne probleme me kalimin e kohes perfshi ketu semundje te zemres, infarkt, dhe insuficience renale.

TE GJESH HIPERTENSIONIN
Duke qene se hipertensioni zakonisht nuk jep simptoma deri ne momentin qe ka nje dem fizik serioz, shpesh here quhet "vrasesi i heshtur". Eshte e nevojshme te gjendet presioni i larte i gjakut perpara se ai te shkaktoje deme.

Presioni i gjakut mund te matet shpesh dhe pa dhimbje me ndihmen e nje sfigmanometri. Nje stetoskop mund te perdoret per te degjuar zhurmen e gjakut tek pulson neper arterie. Presioni i gjakut matet si 2 numra dhe njesia matese eshte milimetri i merkurit (mmHg); p.sh 120/80 mmHg.

Numri i pare eshte presioni sistolik, dmth presioni maksimal ne arterie kur zemra tkurret.
Numri i dyte eshte presioni diastolik, dmth presioni me i ulet ne arterie kur zemra ndodhet mes 2 rrahjeve.Hipertensioni ndodh kur presioni sistolik eshte ne vleren 140 ose me teper ose kur presioni diastolik eshte 90 ose me teper. Vlerat ideale te presionit te gjakut jane me pak se 120 ai sistolik dhe me pak se 80 ai diastolik.

PARANDALIMI DHE TRAJTIMI I HIPERTENSIONIT
Takoni doktorin tuaj rregullisht dhe kerkojini te matni presionin e gjakut. Hipertensioni nuk mund te parandalohet gjithmone por udhezimet e meposhtme mund te ndihmojne per te ulur presionin tuaj te gjakut.
- Ndalni duhanin dhe mos perdorni droget.
- Humbni peshen e tepert trupore dhe ndiqni nje diete te shendetshme me pak kripe dhe me pak dhjamra.
- Beni ushtrime ne menyre te vazhdueshme me ane te nje programi te mbikqyrur nga mjeku juaj.
- Ulni ne minimum perdorimin e alkolit.
- Nese hipertensioni zhvillohet atehere mund te kete nevoje per nje kure me ilace qe duhet te merret cdo dite per te parandaluar demet nga presioni i larte i gjakut. Doktorri juaj mund te pershkruaj ilacin me te sakte per ju.

Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj.

Burimi i informacioneve: Revista JAMA


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.