Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Afrimi i Hėnės, paralajmėrim pėr katastrofa? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18306)


Postuar nga AngelDevil datė 11 Mars 2011 - 12:58:

Afrimi i Hėnės, paralajmėrim pėr katastrofa?

Toka mė 19 mars do tė gjendet nė njė pikė shumė tė afėrt me Hėnėn, gjė qė ka nxitur astronomėt amatorė tė japin teori tė ndryshme pėr katastrofa, duke pėrfshirė ndryshimet e klimės, tėrmete apo aktivitete vullkanike.

Kjo vendosje e Hėnės nė raport me Tokėn quhet ‘perigee’, ndėrsa kėtė vit distanca mes tyre do tė jetė 221.567 milje (356.577 kilometra). Nė tė kaluarėn “superhėna” ka ndodhur ne vitin 1955, 1974, 1992 dhe 2005.

Duke qenė se tė gjitha kėto vite janė shoqėruar me kushte ekstreme tė motit, shumė astronomė amatorė frikėsohen nga “apokalipsi”. Nė vitin 1974 cikloni Tracy thuajse e shkatėrroi tėrėsisht qytetin australian Darwin, ndėrsa cunami vdekjeprurės nė Indonezi (2005) ndodhi vetėm dy javė para “superhėnės”.

Megjithatė, astronomi australian Pete Wheeler mohon mundėsinė e ndodhive tė tilla tė katastrofave. “Nuk do tė ketė as tėrmet as erupsione vullkanike, pėrveē nėse kanė pasur tė ndodhin”, thotė ai.

Sidoqoftė, kjo ndodhi do tė jetė njė mundėsi e jashtėzakonshme pėr tė bėrė fotografi tė bukura tė Hėnės.


  Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.