Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Pese anarkitė (Botuar mė 1924) - F.Noli (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18365)


Postuar nga AngelDevil datė 02 Qershor 2011 - 09:56:

Pese anarkitė (Botuar mė 1924) - F.Noli

Kanė tė drejtė dhe ata qė qeshin dhe ata qė zemėrohen. Se puna ėshtė pėr tė qeshur dhe pėr tė qare. Po atyre qė zemėrohen do t’u pėrmend fjalėt qė i tha Ali Pasha Pukėvilit, konsullit frėnk nė Janinė. Kafazi i kėtij kish rrahur njė ditė njė njeri tė Ali Pashės, i cili pa humbur kohė vuri njerėzit e tij t’i heqin njė dru tė shėndoshė atij kafazi. Kur Pukėvili protestoi me zemėrim pėr rrahjen e kafazit tė tij, Ali Pasha iu pėrgjigj me kėto fjalė: “Nuk tė shkojnė kėto Pukėvil, ai qė rreh e rrahin”.
Dhe unė po ju thom, kush qesh, qeshet. Dhe kur duroni Ahmet Zogun qė bėn njė shaka kolosale dhe groteske mbi kurrizin e Shqipėrisė, pse zėmėrohi kur ne bėjmė njė shaka mbi kurrizin e shakaxhiut? Nemėni leje tani tė pėrshkruaj, me pak fjalė historinė dhe teatrin, ku Ahmet Zogu bėri dhe vazhdon shakanė e tij. Nė konfuzion tė pėrgjithshėm dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale tė kundėrshtarėve tė tij, Ahmet Zogu rrėmbeu fuqinė tė cilėn po e mban nė dorė. Kjo s’ėshtė gjė e zorshme pėr tė bėrė, kur tė merret ndėr sy qė nė vendin tonė mbretėron konfuzioni i pesė anarkive.
E para, anarkia fetare: katėr fe tė ndryshme qė s’kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan. E dyta, anarkia sociale: kėtu s’ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqish, as klasė burxhoazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu, beu mė bujk se bujku. Kini njė shembull tė bukur nė Partinė Popullore, e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve. E treta, anarkia morale: kėtu qeni s’njeh tė zotin; kėtu karakteret lopėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė forma dita ditėn si nė kaleidoskop. Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi.
Kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha. E katėrta, anarkia patriotike: kėtu brenda nė njė ditė, si me magji, trathėtori bėhet patriot dhe patrioti trathėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapardisen si patriotė tė mėdhenj, ata qė kanė luftuar pėr “harfet” e pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartėt e i kanė ndihmuar pėr tė shkretuar anembanė Toskėrinė; kėtu si mė thoshte njė mik, ėshtė mė mirė tė jetė njeriu trathėtor e tė shikojė interesin e tij e tė jetė i sigurt qė tė nesėrmen do tė proklamohet patriot i madh.
E pesta, anarkia e idealeve: kėtu idealet e errėta, tė shtrembra e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buharės pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe tė ndritshme tė Perėndimit; na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e ketyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpushė, qė mund t’i copėtosh, po jo t’i ē’qitėsh nga trupi qė kafshojnė e thėthijnė.
Herodoti na tregon se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athenian kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte gjersa ia prenė; ahere e kapi me dorėn e mėngjėr; ia prenė edhe kėtė; ahere e kapi me dhėmbė dhe s’e lėshoj gjersa i prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodoti pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofakėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė greke. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin.
Perėndia, i zemėruar qė tė na mundojė pėr mėkatet e stėrgjyshėrve, na ngarkoi me barrėn tė vemi urdhėr e rregull nė mes tė kėtyre pesė anarkive. Hodhėm njė sy mbi problemin e tmerruar qė kishim pėrpara e na u ngjethėn mishrat, po s’u trembėm e iu pėrveshėm punės. Qysh mund tė hezitonin e tė ndruheshin? A ka ideal mė tė lartė se sa tė nxjerrėsh vendin tėnd nga shella e errėsirės, ta shėrosh nga plagėt shekullore, ta lirosh nga thonjtė e nga gėrshėrėt e hydrės sė anarkive?
A ka ideal mė bujar se sa tė krijosh e tė vesh njė racė tė re, tė fortė e tė disiplinuar, me fenė e detyrės nė zemėr, me diellin e lirisė nė ballė e me flamurin e sakrificat pėr tė mirėn e pėrgjithshme nė dorė? Ja njė punė pėr njė komb ndėrtonjės, pėr nation-buldier, ja njė punė pėr njė trim legjendar, ja njė punė pėr njė gjysmė perėndi. Po kėtė punė gjysmė perėndie dhe tiranie e rrėmbeu dhe e mban nė thonjėt e tij njė shakaxhi i trubull,i cili mbi tė pesė anarkitė qė ekzistonin shtoi dhe dy anarki tė tjera: anarkinė shtetėrore dhe anarkinė ekonomike dhe financiare.
Shakaxhiu vazhdon nė fuqi, i ndihmuar prej kėtyre anarkive dhe i pėrkrahur prej shokėve partizanė, tė cilėt s’duan tė njohėn e tė ndreqin lajthimin nistor qė bėnė kur e vunė nė krye tė punės. Shakaxhiu, duke parė qė shokėt mėrziten, e ndryshon nga koha nė kohė shakanė, e kabineti e partizanėt e tij flenė rehat gjersa shohin qė shakaja bėhet mė e keqe dita me ditėn (...)
Kėshtu u sakrifikuan si cepin emisare (bouc’s emissaires) Xhafer Ypi, Hysen Vrioni, Koleka dhe orėn e fundit Tatzati! Me ikjen e Kolekės udhėt s’u ndreqnė, as u ndėrtuan urat.
Me ikjen e Hysen Vrionit nuk u zunė ata qė vaditėn tė dy, Lalėt e Vlorės me hinka prej kupe; pėrkundėr, iku Koēo Memo-a, i pandehuri pėr atentatin kundėr jetės sė Myfit Beut me katėr ruajtės tė burgut tė Gjirokastrės dhe tani jep dėshmime mi kurris tė qeveritarėve tanė pėrpara Komisionit Ndėrkombėtar tė Anqetės nė Janinė. Ikja e Tatzatit ngjau vetėm dje dhe ėshtė tepėr shpejt tė themi ē’ndryshime do tė sjellė nė Ministerin e Luftės. Po s’mundim veē se tė ēfaqim hidhėrimin pėr nėnkolonelin Ministėr tė ri, tė cilin e shohim sot tė vijė pranė minotaurit qė ka shokėt e tij.
Mbetet Ministri i Arėsimit qė t’i lėrė mėsonjėsit tė vdesin urie nga mospagesa e rrogės dhe tė mbyllė shkollat qė janė edhe tė hapura. Mbetet Ministri i Financave qė tė lėrė pa rrogė e pa bukė nėpunėsit, ushtrinė e xhandarmėrinė, qė t’i shtrojė parlamentit buxhetet klasike tė balancuara nė kartė e tė ēkallmuara nė realitet dhe qė tė ruajė arkėn e zbrazur tė Shtetit mos bjerė brenda nonjė mi e thyen kokėn. Por mbetet Ministri i Financave qė tė na japė nga koha nė kohė shpjegime tė gjata e tė mėrzitura, tė cilat bėjnė tė dremiten dhe ata deputetė qė kanė merak tė kjartė.
Mbetet dhe Ministri i Punėve tė Jashtme pėr tė bėrė gafa.Kur arēė herėn e funtmė hodha syno nga salla e Komisionit tė Administratės nė avllinė e parlamentit, dhe pashė qė Kopshti i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ėshtė tharė krejt. Atje mė parė lulėzonin qepė, kastravecė dhe kunguj; atje pulkat dhe zogat klloēitnin dhe bėnin vezė taze, tė cilat depozitoheshin me kujdes nė dollapet e Ministrisė, ku ruhen arkivat e shtetit. Tani vura re me hidhėrim qė qepėt e kastravecat ishin tharė, dhe ahime! Ishin ēdukur dhe kungujt qė na kujtonin kokėt simpatike tė ministrave tanė. Kjo neveritje kishte njė shpjegim. Ministri ynė ishte nė vakancė.
Dhe ku? Nė Bukuresht! Dy gafa menjėherė. Se njė ministėr i Punėve tė Jashtme nuk mundt tė shkojė vakant nė njė kryeqytet, ku tė japė shkak tė pėrhapen thashetheme tė ndryshme pėr misione tė fshehta diplomatike. Me tė mėsuar udhėtimin e tij, gazetat pėrhapnė menjėherė qė ministri ynė vajti pėr tė kaluar Shqipėrinė n’Entasitin e Vogėl dhe pėr tė kėrkuar njė mbret pėr fronin e Shqipėrisė. Ėshtė’ e vėrtetė qė Ministri i pėrgėnjeshtroi tė dyja kėto lajme, po puna e tij ėshtė tė mos epte shkak tė pėrhapeshin kėto lajme, se shpesh ėshtė gjė inoportune tė vėrtetosh e tė pėrgėnjeshtrosh thashetheme.
Pastaj Ministri ynė s’duhej tė kish vajtur nė Bukuresht pėr arsyen pėr tė cilėn oborri i Belgradit nuk e quajti si persona gratė qė tė pėrfaqėsonte shtetin tonė nė dasmėn e mbretit tė Aleksandrit tė Serbisė. Detyra e njė ministri nė vakancė ėshtė tė lehtėsohet dhe tė ēlodhet. Po Ministri ynė jipte intervista dhe ja njė pjesė e intervistės sė tij nė gazetėn e Bukureshtit “ADEVERUE”, (E vėrteta) datė 28 korrik: “Ahmet Zogu ka bėrė studime serioze nė Evropė, di disa gjuhėra tė huaja dhe ėshtė njė njeri me idera pėrparimtare”. Kjo natyrisht ėshtė njė gėnjeshtėr se qė tė gjithė e dimė qė Ahmet Zogu nuk ka bėrė aspak studime nė Evropė, pa le studime serioze. Nė kėtė mes vritet Xheneral Telini, turbullohet tėrė atmosfera e Ballkanit, ēmallen ngatėrrime nė kufitė e Veriut.
Vermoshi e Shėnt Naumi ndodhen nė rrezik, po Ministri ynė nuk e prish qetėsinė e vakancave me kėto gjėra tė vogla. Dhe qė ardhi, i detyrohet A. Zogut, i cili i dėrgoi 8 telegrame qė ta ēqitė nga Bukureshti e ta sjellė kėtu nė datėn e votės sė besimit, me qenė qė votat e P. Popullore u pakėsuan pas ikjes sė kryetarit tė P. Popullore me shokėt. Mbetet e mbetet Ahmet Zogu i rrethuar prej kolltukofagėve dhe i qarkuar nė shpellėn e tij prej mizėrie hafiesh e dallkaukėsh; mbetet ky shakaxhi qė pretendon oksidentalizėm dhe liberalizėm, kur ushqen nė zemėr tė tij idealet mė tė errėta tė orientit; kur shkel liritė e popullit dhe shkatėrron arkėn e shtetit pėr tė arrirė qėllimet e tij personale, e ky shakaxhi sot na vjen pėr votė besimi, pėr tė bėrė zgjedhjet e asamblesė konstituente, e pėr tė mbaruar shakanė kolosale e groteske qė ka nisur mbi kurrizin e kėtij shteti tė mjerė.
Ne deputetėt e opozitės jemi tė shtrėnguar ta ndalojmė kėtė shaka me ēfarėdo mėnyre, se kemi frikė qė kjo do tė jetė ndofta shakaja e fundme e Shqipėrisė, pas sė cilės do tė nisin dhembjet e barkut pa shpresė shėrimi. E quajmė tė tepėr t’u bėjmė njė apel ministrave tė sotėm pėr njė beau geste (veprim tė mirė) e pėr demicien, se zotėrinjtė e tyre janė tė sėmurė, pa shpresė nga kolltukofagia dhe ethet e kėsaj sėmundje nuk i lėnė tė shohin pėrgjegjėsinė e tmerruar qė marrin pėrpara kombit dhe historisė.
Po na mbetet njė shpresė dhe kjo varet nga shokėt deputetė tė shumicės qė janė tė bindur tė bėjnė njė gabim duke pėrkrahur kėtė guvernė, po qė s’kanė arrirė edhe nė pikėn qė ta njohin kėtė gabim e ta ndreqin. Sot ėshtė dita e funtme. Sot a kurrė. Kombi e pret prej jush kėtė akt patriotizme dhe urtėsie politike. Kombi pret prej jush tė bėni detyrėn tuaj me dorėn nė zemėr pėr tė mirėn e Atdheut.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.